Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Lauri

Anunnak
Një padi e rrallë mësohet se është regjistruar sot në Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një kallzim penal ndaj Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e Kuranit, si libër që përmban elementë të veprave penale të parashikuara në nenet 73, 74, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Autori i kësaj padie, shtetasi Kastriot Myftaraj, pretendon se “Kurani përmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron një pjesë të popullsisë”.

Më poshtë kallzimi i plotë i Myftarajt:

KALLZIM PENAL

Kallzues:

Kastriot Myftaraj, i dtl. 1966, vendlindja Korçë, vendbanimi Tiranë

Objekti:

Hetimi dhe ndalimi i Kuranit, si libër që përmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron pjesë të popullsisë.

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Baza ligjore:

Neni 73, 74, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

Nenet 280, 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë

Unë kallzuesi, në cilësinë e qytetarit të një shteti laik, ku nuk ka fe zyrtare (Neni 10 i Kushtetutës në fuqi), i kërkoj Prokurorisë që të hetojë dhe eventualisht të ndalojë librin e quajtur Kurani, për shkak se në përmbajtjen e tij ka elementë të veprave penale të parashikuara në nenet 73, 74, 265 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht “Gjenocidi”, “Krimet kundër njerëzimit”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.

Këtu dua të saktësoj se nuk e kam fjalën për një botim të caktuar të Kuranit, por për këtë libër në përgjithësi. Unë në këtë kallzim i ofroj Prokurorisë shumë pjesë nga Kurani që përmbajnë thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë ndaj njerëzve me përkatësi fetare joislame, duke përfshirë edhe të krishterët e hebrenjtë. Sa iu përket citimeve që sjell unë nga Kurani, i kërkojë Prokurorisë që të ndjekë praktikën e kryerjes së verifikimeve sipas referencës së saktë që jap unë në çdo rast, me emrin e sures (kapitullit), numrin e saj në rendin kuranor zyrtar, si dhe numrin e ajetit (ajeteve) përkatës.

Këtu çështja është se sipas cilit version të Kuranit do t’ i bëjë Prokuroria verifikimet për nevoja hetimore. Për të gjetur të vërtetën duhet që Prokuroria t’ i kërkojë zyrtarisht Komitetit Shtetëror të Kulteve, një kopje të Kuranit, në gjuhën shqipe, të njohur zyrtarisht si version korrekt sa iu përket pjesëve kontraverse. Kjo kopje në shqip e Kuranit duhet të shoqërohet së bashku me tekstin origjinal arab nga ku është përkthyer, të transliteruar në alfabet latin, pra që paragrafet e tij me përmbajtje të diskutueshme, të na jepen bashkë me tekstin përkatës në arabisht.

Kjo është metodologjia korrekte shkencore të cilën Prokuroria ka detyrim ta zbatojë në bashkëpunim me institucionet përkatëse. Nëse nuk ekziston një verifikim i tillë, i kryer nga institucionet përkatëse, që nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, atëherë unë dhe çdo qytetar laik i këtij vendi kemi të drejtë të pyesim se çfarë përmbajtje ka teksti arabisht që thirret me megafonë pesë herë në ditë nga minaret e xhamive të Shqipërisë, nëse është thirrje për luftë gjakësore kundër të krishterëve dhe afetarëve laikë, apo diçka tjetër.

Një praktikë të tillë e kërkoj posaçërisht për librin e shenjtë të një feje, Islamit, sepse në librat e shenjtë të feve të tjera të njohura në vend, nuk ekziston në marrëveshjet e shtetit me fetë e tjera, por në librat e shenjtë të tyre nuk ka fyerje dhe thirrje për dhunë ndaj feve të tjera dhe besimtarëve të tyre, siç është rasti i Kuranit. Së paku deri më sot as vetë muslimanët nuk e kanë mëtar këtë gjë.

Unë i tërheq vëmendjen Prokurorisë që të mos bëjë shpikjen teologjike që t’ i shikojë ato që thuhen në Kuran si gjëra që vlejnë për kontekstin e kohës kur jetoi dhe veproi Muhamedi. Sepse në fakt këtu është dhe problemi-kyç që pengon reformimin e Islamit global sot, pra që këto udhëzime të shihen si të vlefshme për një kohë të shkuar. Nuk ka asnjë pohim të tillë zyrtar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të sanksionuar në dokumentet me të cilët janë rregulluar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Nëse Komuniteti Musliman i Shqipërisë do të bënte zyrtarisht një pohim të tillë, ky do të ishte një lajm botëror.

Unë i tërheq vëmendjen Prokurorisë që ta shqyrtojë përmbajtjen e Kuranit në rend kronologjik, sipas rendit të shpalljes së sureve (kapitujve) nga Muhameti, ashtu siç mëtonte ai se ia kumtonte Allahu. Kurani është i vetmi libër i shenjtë i feve në Shqipëri, të cilit i është përmbysur rendi i kapitujve. Sigurisht këtë gjë nuk e ka bërë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, këtë e ka bërë sundimtari i Khalifatit arab në shekullin VII, Uthmani, disa vite pas vdekjes së Muhamedit. Nëse merrni në dorë çdo tekst Kurani që të doni, do të vini re se në fillim të çdo sureje (kapitulli) ka një shpjegim ku tregohet se cili është numri i saj sipas rendit të shpalljes, domethënë kronologjik me të cilin nuk përkon pothuajse kurrë rendi në të cilin janë vendosur suret në Kuran. Shqyrtimi i sureve të Kuranit sipas rendit kronologjik është shumë i rëndësishëm, pasi nëse lexohen suret e Kuranit në rend kronologjik, që është dhe ai i sakti i Muhamedit, na shfaqet qartë e vërteta e Kuranit. Rendi i sotëm zyrtar i sureve të Kuranit është bërë nga një khalifi Uthman, një nga kryetarët e Khalifatit arab pas vdekjes së Muhamedit.

Prandaj Prokuroria duhet t’ i kërkojë Komitetit të Kulteve, dhe palës së interesuar Komunitetit Mysliman një kopje të Kuranit të botuar në rendin kronologjik të shpalljes së sureve.

Në një lexim të tillë, siç do të provoj më poshtë, Kurani na shfaqet si një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, si një manual me udhëzime që i jepen një minorance aktive të dhunshme të popullsisë, për të arritur të nënshtrojë dhe të kontrollojë shumicën tolerante të popullsisë. Nëse i bëhet një lexim kronologjik Kuranit do të vihet re se ata paragrafë të tij që pretendohen se shprehin tolerancën dhe bashkëjetesën me të ndryshmit në fe, janë dhënë si udhëzime taktike për sa kohë që muslimanët janë të pakët dhe të dobët. Kur numri i tyre rriten, jepen të tjera udhëzime, të dhunshme, për nënshtrimin me forcë të shumicës së popullsisë.

Kështu, në suren e tetëmbëdhjetë, sipas rendit të shpalljes, atë Al-Kaaferoon (jobesimtarët, mohuesit), e cila është e njëqindenënta në Kuran Allahu e porosit Muhamedin, në kohën kur predikonte në Mekë, që të bëjë kompromis me jomuslimanët (jobesimtarët te Allahu) duke u thënë që secili të adhurojë fenë e vet. Në këtë sure Muhamedi udhëzohet që t’ u thotë kundërshtarëve:

“Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time”.(Kuran, El Kaaferoon: 109: 6)

Ky ajet citohet shpesh si provë e tolerancës së Kuranit dhe Islamit. Por, nëse lexohet Kurani në rend kronologjik shikohet se ky udhëzim është dhënë për muslimanët në kohën kur ata ende ishin një minorancë e dobët në Mekë. Duke u zhvendosur kjo sure në fund të Kuranit, krijohet përshtypja se toleranca ishte një nga udhëzimet përfundimtare që Muhamedi mori nga Allahu, çka nuk është e vërtetë. Kur numri i ithtarëve të Muhamedit u rrit dhe lëvizja e tij u fuqizua, dolën sure shumë intolerante, të dhunshme, me thirrje për gjenocid ndaj atyre që iu përkisnin feve të tjera, të krishterëve, hebrenjve, idhujtarëve, jobesimtarëve në përgjithësi, siç quheshin jomuslimanët.

Në Suren En Nisa, e nëntëdhjetëedyta e shpallur, pra e kohës kur lëvizja e Muhamedit ishte fuqizuar, shpallet intolerance ndaj të krishterëve (ithtarëve të librit) dhe feja e tyre shpallet gënjeshtër:

“O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë fenë tuaj dhe mos thoni gjë tjetër për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë… Besoni pra Allahun dhe të Dërguarin e tij dhe mos flisni për Trininë. Pushoni së foluri se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah dhe larg qoftë që ai të ketë fëmijë”.(Kuran, En Nisa: 4: 171)

Këtu të krishterëve u kërkohet që të heqin dorë nga një gjë themelore e fesë së tyre, Trinia e Shenjtë, dhe qënia e Krishtit biri i Zotit. Në këtë sure edhe kryqëzimi i Krishtit, një gjë themelore kjo për Krishterimin quhet një gënjeshtër:

“Por ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan por atyre u përngjau”.(Kuran, En Nisa: 4: 157)

Shpejt pas kësaj sureje do të shpallej urdhëri i Allahut për vrasjen e të krishterëve. Në suren e nëntëdhjetë e gjashtë sipas rendit të shpalljes, atë të emërtuar “Muhamed”, (e dyzeteshatata në Kuran) thuhet: “Prandaj, kur t’ i takoni jobesimtarët, goditini pas qafe dhe kur të keni bërë një banjë gjaku me ta, vendosni një shpërblim për lirimin e atyre që mbeten gjallë”.(Kuran, Muhamet: 47: 4)

Cilët janë këta jobesimtarët, të cilët duhen shfarosur? Në Suren El Maidë, e pesta në rendin zyrtar uthmanik, por e nëntëdhjetëekatra sipas rendit të shpalljes së sureve, dhe që i përket kohës kur lëvizja e Muhamedit ishte fuqizuar dhe ithtarët e saj ishin shtuar si numër, tashmë thuhet hapur se të krishterët ishin ndjekës të një feje të rreme dhe se vetëm duke besuar te Kurani ata mund të quheshin besimtarë te Zoti. Në këtë sure thuhet se Allahu qëllimisht nxiste urrejtjen ndërmjet të krishterëve për t’ i zhdukur ata, si dhe kërcënohen të krishterët duke iu thënë në mënyrë ultimative që të heqin dorë nga feja e tyre ndryshe do të shfarosen në masë. Me këtë rast iu thuhet të krishterëve se parimet bazë të fesë së tyre, siç është ai se Krishti ishte trupëzim i Zotit, janë gënjeshtra:

“Ne morën zotimin edhe të atyre që thanë: ‘Ne jemi nesara (të krishterë)’, por dhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi nxitur urrejtjen dhe armiqësinë ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë Allahu do t’ i njoftojë ata mbi atë që bënë.

O ithtarë të librit, juve ju erdhi i Dërguari jonë i cili ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.

Allahu e vë me Kuranin në rrugën e shpëtimit atë njeri i cili bën atë çka është e kënaqshme për Allahun dhe me ndihmën e tij i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugën e drejtë.

E mohuan të vërtetën ata që thanë se Zoti është Mesihu, biri i Merjemes”.(Kuran, El Maidë: 5: 14-17)

Kurani është i vetmi libër i shenjtë ku fyhen besimtarët e feve të tjera, të krishterët, dhe hebrenjtë. Në Suren El Maidë, të përmendur më lart, Allahu, i cili flet me gojën e Muhamedit, i sulmon dhunshëm hebrejtë dhe të krishterët, kur thotë:

“Jehuditë dhe të krishterët thanë: ‘Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e tij”. Thuaju: “E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” (Kuran, El Maidë: 5: 18)

Po në Suren El Maidë, Muhameti shpalli si urdhër të Allahut për muslimanët:

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është një prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”.(Kuran, El Maidë: 5: 51)

Hebrenjtë dhe të krishterët shpallen kështu si një popull zullumqar, domethënë që është i prirur për të bërë keq.

Në të njëjtën Sure El Maidë tregohet se si në ditën e Gjyqit të Fundit Isai (Jezusi, Krishti) do të merret në pyetje nga Allahu si një kriminel fajtor për shkak se pati njerëz që besuan se ai ishte Zoti i mishëruar në njeri dhe do të pyetet nëse ai ka folur për një dogmë bazike të Krishterimit që është Trinia e Shenjtë:

“E kur Allahu të thotë:

O Isa, i biri i Merjemes, a ju ke thënë ti njerëzve: më merrni mua dhe nënën time për dy zotër përveç Allahut?

Ai (Isai) do të thotë: Nuk më takon mua të them, çfarë nuk kam të drejtë ta them. Nëse unë do ta kem thënë këtë Zoti sigurisht që e ka ditur këtë gjë. Ai e di çfarë ka në mendjen time dhe unë nuk e di se çfarë ka në mendjen e tij.” (Kuran, El Maidë: 5:116)

Këtu, dogma bazë e Krishterimit, trinia e shenjtë, tjetërsohet duke u quajtur sikur ajo shpallte statusin e Zotit për nënën e Krishtit, dhe pastaj bëhet Krishti që ta mohojë Trininë e Shenjtë.

Në suren Et Tevbe të krishterët dhe hebrenjtë mallkohen dhe quhen idhujtarë. Muslimanëve u kërkohet që të luftojnë kundër tyre:

“Jehuditë thanë Uzayri është djalë i Zotit, të krishterët thanë Mesihu është Biri i Zotit. Kjo është një thënie prej gojës së tyre; Me këtë ata veç imitojnë çka jobesimtarët e hershëm janë mësuar të thonë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta: sa shumë ata janë të zhgënjyer larg prej së vërtetës”.(Kuran, Al Taëbah, 9:30)

Jobesimtarët e hershëm janë idhujtarët.

Në këtë sure iu kërkohet muslimanëve që t’ i luftojnë të krishterët dhe hebrenjtë (ata që nuk besojnë fenë e vërtetë, pra Islamin) deri në nënshtrimin e tyre.

“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa të japin xhisjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Kuran, Al Taëbah, 9:29)

Në suren El Enfalë Allahu jep udhëzime të sakta, për atë se në ç’ raport numeric me kundërshtarin muslimanët duhet të ndërmarrin luftën ndaj jomuslimanëve, luftë, çka mund të quhet edhe si Ligji Islamik i Triumfit të Minorancës Fanatike të Dhunshme:

“O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm dhe trima, do t’ mundni dyqind armiq, e nëse janë njëqind, do t’ i mundni njëmijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë përse luftojnë. Allahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni të dobësuar”.(Kuran, El Enfalë: 8i64-66)

Në Kuran ka thirrje për urrejtje ndaj një pjese të popullsisë që janë femrat, duke i fyer dhe shpifur për to, në kuptimin që quhen krijesa njerëzore të padenja për të patur liri dhe të drejta, dhe që duhen mbajtur nën kontroll nga burrat me dhunë. Në Kuran urdhërohet mbulimi i femrave. Në suren e nëntëdhjetëedytë e shpallur që është An-Nisa (Gratë), e cila është e katërta në rendin uthmanik kuranor, përcaktohet statusi i diskriminimit negativ të femrës në Islam, që arrin deri atje sa burrit i njihet e drejta e rrahjes së gruas. Fakti se kjo sure është vënë në fillim të Kuranit, tregon se sa rëndësi ka për Islamin diskriminimi negativ i femrës.

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka vënë disa njerëz mbi të tjerët dhe ngase burrat kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj Allahu i bëri gratë e mira të ruajtura, çka i bën ato që të jenë besnike, të kenë respekt, të ruajnë të fshehtën. E kur gratë tuaja janë kryelarta, i këshilloni, i largoni nga shtrati dhe pastaj edhe mund t’ i rrihni”.(Kuran, An Nisa: 4i 34)

Kështu meshkujt muslimanë e kanë si të drejtë hyjnore rrahjen e femrës.

Në suren e njëqindedytë të shpallur që është Al-Noor (Drita), e cila është e njëzetekatërta në Kuran urdhërohet mbulimi i detyrueshëm i grave:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, etërve të vet, ose etërve të etërve të vet, djemve të vet, ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndjejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra”.(Kuran, En Nurë: 24:31)

Nuk e fsheh aspak se unë e kam bërë këtë kallzim edhe për arsye personale.

Unë, për shkak të veprimtarisë sime si opinionist në median, si publicist dhe si studiues, jam gjendur vazhdimisht në situatën kur për shkak të analizave të mia, ku ndër të tjera, kam shqyrtuar nëse Islami dhe libri bazë i tij Kurani pajtohen ose jo me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, kam pësuar kallzime penale, procedime penale, gjykime, për të cilat kam marrë pafajësi. Por përsëritja periodike e këtyre ngjarjeve më pengon mua në punën time të përditshme dhe më cënon të drejtat e mia si qytetar i një shteti laik.

Unë, ndërsa jam i detyruar, dhe këtë e bëj me përgjegjshmëri qytetare dhe ligjore, që të jap shpjegime për shkrimet e mia, të cilat i nënshtrohen shqyrtimit të organeve të hetimit penal, nuk jam në gjendje që të njëjtën gjë ta bëj për Kuranin, duke përdorur ato dispozita penale që përdoren ndaj meje. Unë qytetar i një republike laike, jam vënë praktikisht në pozitën paradoksale të qytetarit të një republike islamike.

Në një republikë laike, ku feja është e ndarë nga shteti, si Republika e Shqipërisë, shkrimet, librat dhe thëniet e mia, duhet të kenë të njëjtin status sa i përket detyrimit për pajtueshmëri me ligjet në fuqi dhe posaçërisht me Kushtetutën, ashtu si librat bazikë fetarë. Detyrimi i feve të njohura me ligj në Shqipëri për të qenë në pajtim me Kushtetutën është sanksionuar në marrëveshjet e komuniteteve fetare me qeverinë, të cilat janë ratifikuar edhe në Kuvend duke u shndërruar në ligje.

Në konsiderim të gjithçka sa thashë më lart, i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të nisë hetimet për Kuranin dhe ta ndalojë këtë libër duke urdhëruar konfiskimin e kopjeve të tij që gjenden në qarkullim, si literaturë që përmban element të veprave penale të përmendura më lart në këtë kallzim.

Kastriot Myftaraj
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Te merret parasysh edhe Testamenti i Vjeter.
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Si nuk u bene te gjith te zgjuar si ky kastrioti mor aman...
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Seriozisht shqipet kan fillu te bejne pordha qe nuk ua nxe bytha dhe kur je bythshqyer nuk ke se si te mos dalesh brekegrisur :vriveten::vriveten:

Relax oj shqype, relax :hellou:
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Kastrioti ka fillu me rrjedh , se per te piku ka qene e ditme

Mund ta di kush eshte pala e paditur ne kete rast? dmth ne seancat parapergatitore dhe ato qe do pasojne , kush do jete ulur ne banken e te akuzuarve? Kurani?
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Kastrioti ka fillu me rrjedh , se per te piku ka qene e ditme

Mund ta di kush eshte pala e paditur ne kete rast? dmth ne seancat parapergatitore dhe ato qe do pasojne , kush do jete ulur ne banken e te akuzuarve? Kurani?

Besoj se qellimi i Kacit eshte qe do jete ne qender te vemendjes(pas Shukriut,Ariani Canit etj).
Do kete popullaritet,por me ndryshimin te ky do ngrihen besimtaret e devotshem te thojne,jo po keshtu,jo po ashtu.

Ky eshte qellimi i atij grekofilos Kac :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

hahahahhahahahhah, sincerisht vec kam qeshh... shpresoj te fitoj, edhe pse sdi cfare deshiron te fitoj....
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Personalisht nuk kam asnje dyshim qe Kurani eshte nje liber gjenocidi. Aty e me keq Testamenti i Vjeter, "moter & vella".
Turp per robin e sotem ti marre keta libra si te Zotit, te Jashtezakonshmin. Zotin qe njeriu mendon, si krijuesin e Gjithesise..

Si mund te jete Zot Ai qe i thote profetit ik e vriti ata njerzit se po flasin keq per mua -Zotin.(Kuran)
Zoti i krijimit te Universit me miliarda galaksi qe i mban pezull ne hapsiren e pa fund, te vije e ti thoje robit se me cilen dore do laje fetyren dhe me cilen prapanicen, cfare lutje do beje para se te hyje ne banjo dhe cfare do thote pasi te dale.

Si na qenka Zoti Ai qe i thote profetit ik e shfarosi te gjitha ata qe banojne ne ate qytet pa lene asnje te gjalle, dhe vendos njerzit e tu aty. (Bibel)

Lexoni o njerz burime alternative, studime e hulumtime te personave me mendje te hapur e iluminante. Do ta koptoni se kush jane ata personazhe ne ata libra.
Kaq te veshtire e keni te hapni nje dritare te re mendimi, pa ndihmen e teologeve ?.

ps. Ndaj mendimin me Moni, kush do jete ne banken e te akuzuarve, librat nuk jane persona fizik as juridik..? Kleri kete e di mire prandaj tallin b...n me njerzit ne shekuj..
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

A keni me o Kac :p? Nje pyetje kam. Ore po fryme a te marrin ata qe ndjekin ket liber? Apo dhe ajri esht i ndaluar? Lol
Zot na i ruaj mendte!
 
Titulli: Padia e rrallë: Kallzohet Kurani në Tiranë, “përmban plan gjenocidi”

Nje budalle e hudh nje guri, tjert vrapojne pas tij :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top