Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Këto foto të pabesueshme tregojnë Nick Vujiçiç- autor i librave best-seller dhe predikues- dhe gruan e tij të re në Havai, duke festuar muajin e mjaltit si çdo çift tjetër. Vujiçiç ka lindur pa krahë e pa këmbë, një sindromë e rrallë e quajtur tetra-amelia. I lindur nga emigrantë serbë në Australi, ai tani jeton në Kaliforni. Kur ishte fëmijë, vuajti nga depresioni, por duke u rritur u mësua të pranojë problemin e tij. Në moshën 17 vjeçare nisi të fliste përpara një grupi në kishë dhe themeloi një organizatë për të ndihmuar të tjerët. Në vitin 2005 u shpall ‘Australiani i ri i vitit’. Por predikuesi dhe autori i librit ‘Jeta pa gjymtyrë’ ka gjetur tani lumturinë e vërtetë- ai është martuar javën e shkuar.

Sot ai dhe gruaja e tij e bukur, Kanae Miyahara po kalojnë ditët më të bukura të jetës. 29 vjeçari Nick ka predikuar përpara 3 milion njerëzve në mbarë botën.

nick.jpgnick-2.jpgnick-3.jpgnick-4.jpgnick-5.jpg
 
Pe: Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Mire qe ka dhe ngjarje te tilla ne shoqerin njerzore,,sepse na bejne te kuptojm qe jemi qenie shpirterore me shume se sa fizike.
Kjo eshte te dashurosh per ate c'far je ne brendesi te mendjes dhe shpirtit,.dhe jo ate cfare shef syri fizik..
 
Pe: Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Sa gjera te vecanta...Ka vertet njerez me ndjenja fisnike...
 
Titulli: Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Ne rriskun tan nuk te hin kush jo :)
 
Titulli: Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Keta jane njerzit qe meritojne te quhen hero/fitimtar, sepse nuk jane dorezuar dhe jane perballur me jeten ashu sic e kan pasur.
E keni imagjinuar ndonjehere se do benit dot gje nqs sdo kishit nje dore? ( vetem kur vritemi nje cik, digjemi apo ndodh dicka ne dore, e eshte tragjedi e madhe sepse sbejme me dot asgje, nga ca benim perpara evenimentit),
Shembull jete, qe mund te ecesh perpara sido qe te vij rruga.

Urime dhe jete te lumtur me tej:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top