OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Islamin si fenë më paqësore në botë, prandaj edhe ‘‘Muhamedi a.s. ishte një njeri i paqës i cili i mësoi ithtarët e tij të jenë të njëjtë. Muslimanët jetonin paqësisht për shekuj, duke e shfrytëzuar mjetin e fundit – luftën, vetëm kur u bëhej e nevojshme. Muslimanët e vërtetë nuk do të veprojnë në mënyrë agresive asnjëherë’’.

Me 4 korrik të këtij muaji Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, (UNESCO) e shpalli Fenë Islame si më paqësoren në botë. Në fakt për pjesëtarët e fesë islame kjo gjë ishte e ditur me kohë. Studiuesit e Islamit shpesh e theksojnë faktin se nga 1.6 miliardë myslimanë vetëm një pakicë e vogël e tyre janë të dhunshëm, kjo është e vërtetë.

Pjesa më e madhe e muslimanëve jetojnë jetë normale familjare, ata kanë punë, ata janë të pushtuar nga rutina, si shumica e njerëzve që jetojnë në shoqëritë nga e gjithë bota. Kjo është vetëm një sjellje normale njerëzore.

Ka shumë pak njerëz të cilët motivohen për të marrë veprime të dhunshme, të prirë nga ideja e mbrojtjes së islamit nga provokimet e dashakeqëve të paqes, kudo nëpër botë. Le ta justifikojmë vendimin e UNESCO-s, për të gjithë ata që nuk e njohin fenë tonë, pa çka se po na bie tu referohemi disa prej shkrimeve të mëhershme: Paqja dhe Islami.

‘Islam’ është fjalë arabe që do të thotë përulësi (nënshtrim), dëgjueshmëri. Si religjion, Islami përfaqëson përulësi (nënshtrim), dhe dëgjueshmëri të plotë ndaj All-llahut, pikërisht për këtë edhe quhet Islam. Islam do të thotë të jetosh në një mjedis të qetë që del si rezultat i dorëzimit ndaj Zotit. Kurani kërkon që i gjithë njerëzimi duhet të përqafojë selamin që është paqe.

Siç përmendet në Kur’an, një musliman i vërtetë ndjek rrugën e drejtë. Kjo do të thotë se ai ose ajo është i besueshëm, i ndershëm dhe i drejtë, është i qetë, duke përqafuar një mënyrë të moderuar të jetës që nxit marrëdhënie të mira me të gjithë. Nga bekimi i Perëndisë, Profeti pati sukses në krijimin e unitetit në mesin e njerëzve duke vepruar me dhembshuri dhe mëshirë. Thotë i Mëshirshmi : ‘‘Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten’’. (Kur’an, 3: 159).

Paqja sociale Në Islam, e drejta për jetën është një vlerë absolute dhe Zoti i gjithësisë tha: ‘‘Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) Beni Israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (Beni Israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë’’. (Kur’an 5:32).

Jeta dhe pasuria Jeta dhe pasuria e të gjithë qytetarëve në një shtet islam konsiderohen të shenjta, nëse një person është musliman apo jo. Islami gjithashtu mbron nderin. Pra në Islam fyerja e të tjerëve ose për të bërë shaka me ta nuk është e lejuar. Profeti Muhamed ka thënë: {Vërtet gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të paprekshme.} Dinjiteti dhe Barazia Të drejtat e njeriut në Islam burojnë nga dy parime themelore: dinjiteti dhe barazia.

Dinjiteti është një e drejtë themelore e çdo qenie njerëzore thjesht për shkak të humanizmit të tij ose të saj. Siç thotë Allahu në Kuran: “Në të vërtet, Ne i kemi nderuar pasardhësit e Ademit ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det; U kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar “(17:70). Për sa i përket barazisë, Perëndia në mënyrë të qartë deklaron se në sytë e Tij, të vetmit faktorë dalluese midis njerëzve janë punët e drejta dhe devotshmëria: ”O njerëz, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise për ju të dini njëri-tjetrin.

Vërtet, më fisniku prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij…. (Kur’an, 49:13) E drejta për të Drejtësi Islami kërkon që myslimanët të kenë karakter të drejtë dhe të mbajnë drejtësi me të gjithë racat njerëzore, pavarësisht etnisë, kombësisë, besimit dhe nëse ata janë një mik apo armik i juaji ju duhet të jeni të drejtë. Zoti thotë në Kuran: “O besimtarë, Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe dëshmoni me drejtësi, Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi.

Bëhuni të drejtë se kjo është më afër devotshmërisë…”(5: 8). P.S Certifikimi nga UNESCO është mirëpritur nga udhëheqësit e botës, për më tepër edhe udhëheqësit fetarë mbarëbotëror. ثshtë raportuar se Dalai Lama ka kërkuar nga fetë e tjera, të mësojnë nga Islami duke bërë përpjekje që t’i kultivojnë këto vlera të cilat i posedon islami.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Menyra me e mire qe te kuptosh islamin, eshte qe ta lexosh Kuranin.
Thashe te lexosh, jo ta lexojne!!

sur_zpswzyxiulg.jpg
 
Attachments

  • sur_zpswzyxiulg.jpg
    sur_zpswzyxiulg.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
  • sur_zpswzyxiulg.jpg
    sur_zpswzyxiulg.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Tash reagon amkademiku Mehmet Kraja dhe kërkon që titulli të fshihet për myslimanët e facebook.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

certificate-of-peace.jpg
 
Attachments

  • certificate-of-peace.jpg
    certificate-of-peace.jpg
    143.6 KB · Shikime: 0
  • certificate-of-peace.jpg
    certificate-of-peace.jpg
    143.6 KB · Shikime: 0
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Interesante!
Dihet qe ne thelb cdo fe predikon miresin dhe paqen.
Personalisht, saktesisht nuk e dija kuptimin e fjales : Islam.
E mesova!
E lexova dhe shkrimin,me pelqeu.
Dhe une me aq sa kam takuar njerez qe i takojne besimit Islam,kane vertet nje qetesi,pjekuri dhe dashamiresi si ne te folur,komunikuar,jane te avasht te qete.
Dhe duken vertet qe vlerat e familjes i kane te shejta.
Me duket shume padrejtesi qe nje pjese njerzish,pse jo dhe analist e njerez publik, me keto zhivillimet e fundti "kamikaze,perfshijne dhe permbledhin mbare nje besim te tere fetar.
 
Kujdes Neve, sapo mesove fjalen islam. Tani meso se kush eshte Unesco(aktualisht)
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Nuk ka asgje zyrtare nga faqja e unescos. Mendoj se webfaqja qe e ka publikuar se pari kete lajm njihet per publikimin e shpeshte te lajmeve jo zyrtare. Edhe po te mos e shpall askush si fe paqesore, muslimanet e dine ceshte Islami si dhe njerezit e ditur qe kane lexuar sa duhet dhe si duhet e dine kete. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi njerezit e paqes.
 
as nuk diskutohet feja esh paqe dashur ne qdo sfide
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Nuk habitem aspak edhe sikur te jete e vertete Certifikata. Absurditetet keta vitet e fundit nuk kane precedent.
Pikesepari se nuk mund te behet nje dallim i tille mes religjonesh, por sic thashe nuk habitem edhe po te ndodhe kjo.

Ne shtatorin e kaluar Arabia Saudite ka marre emrimin per presidencen e nje paneli per te drejtat e njeriut ne ONU.
Vendi nga te paret ne bote per denime kapitale, denime permbledhse e limit te lirise se shprehjes & opinjonit, ka gjetur promis ne Nacionet Unite.
Arabi Hassan Trad ish ambasador eshte bere president i kshillit te drejtave te njeriut ne ONU. Eshte sikur te besh nje xhelat shejt.

Edhe kjo puna e certifikates ka te njejten ngjashmeri.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Megjithate arabet perbejne vetem 20% te te gjithe muslimanefe anembane botes. Ta lidhesh cdo gje arabe me islame eshte sikur te thuash forumivirtual nxite urrejtje nderfetare per shkak te nje lauri, pike deti ne oqean lool kapish?
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Keta ishin miqt facebookian te Mehmet Krajes.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Interesante!
Dihet qe ne thelb cdo fe predikon miresin dhe paqen.
Personalisht, saktesisht nuk e dija kuptimin e fjales : Islam.
E mesova!
E lexova dhe shkrimin,me pelqeu.
Dhe une me aq sa kam takuar njerez qe i takojne besimit Islam,kane vertet nje qetesi,pjekuri dhe dashamiresi si ne te folur,komunikuar,jane te avasht te qete.
Dhe duken vertet qe vlerat e familjes i kane te shejta.
Me duket shume padrejtesi qe nje pjese njerzish,pse jo dhe analist e njerez publik, me keto zhivillimet e fundti "kamikaze,perfshijne dhe permbledhin mbare nje besim te tere fetar.

Sa rob me fat qenke ti !!!
Ik luaj lloto moj !
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Shikoni ,nuke eshte ceshtja te sjellim nder ne, gjithemone vetem negativitetin ekstrem te nje gjeje.
Nuk e di ne e lexuat nje analize te keti zotris qe thote Kitrra siper.
Dhe ai vjen nga nje religjion Mysliman me cfare kuptova une.
Por pavarsisht kesaj,ai dinte me perpikmeri se si besimi i ti po devijonte dhe nga cfare po rrezikonte dhe nga kush. Bente nje pershkrueshmeri diagnoze deri ne detaje qelizore.
Ai cilsonte se si nje besim rrezikon kur shenderrohet ne idologji dhe ne kete pike ai nuk eshte me pozitiv per masen besimtare,por negativ per vete ata dhe popullin etj etj.
Pra ajo cfare une them eshte besimtari i shendetshem nuk duhet perbuze .
Eshte fanera dhe e dukshme,qe sot bota Islame ka marre nje kize te forte brenda per brenda saj.
Sepse ne brendesi te saj po ndodhin disa lulzime fondamentaliste dhe po shkojne ne ekstremizem duke perdorur fene si maske.
Por ama nuk mund te thuash,qe cdo gje qe i perket ,Lindjes,orientit,dhe islamit qenka ekstremisht mizore dhe i rrezikshem.
Vete historia njerzore ka bere te ditur nder kohra,qe cdo lloj besimi apo ideologjie apo situata njerzore ku ka tensionime ekstreme,ajo i ka krasitur e rikonstruktuar cila do qofte kostoja e tyre.(mos harrojem kur krishterimi i perfshi ne lutrat 200 vjecare te kryqzatave)
Keshtu dhe kesaj feje mendoj qe i ka ardhur momenti terminal ku kjo duhet te distancohet nga shume carce qe flasin dhe veprojne ne emer te saj.
Dhe njollosin si me gjak, si me ekstremizem fondamental emrin e saj.
Dhe keto lloj situatsh sigurisht nuk i ben nje besimtar i paster .
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

@Ricky, i mungon vula certifikates..:p

@Neve, shiko se anet pozitive te islamit nuk vijne andej nga lind islami. Islamin e moderuar e gjene larg nga origjina, sepse dashje pa dashje eshte perplasur me kultura te ndryshme. Me filozofi te tjera mendimi.
Veje re Bektashi, mysliman jane edhe keta, por jane mjaft tolerant, hane mish derri e pine raki pa problem. Jane shume patriot saqe nuk e vene fene para kombit, ke shembull Rilindasit tane. Ndryshe nga keta, larg nesh, sunitet arab.

Dhe ta dishe qe ka shume mysliman qe jetojne si ne kafaz nen trysnin e ideologjise fetare islame, e dine mjaft mire ne c'kondizione jetojne. Imagjino duartrokitjet e "perzemerta" te popullit ne sitemin komunist, por ne zemrat e tyre vlonte gje tjeter. Deshira per te gjete nje vrime e per tu zhdukur per gjithmone.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

O Enciklopedite e FV! :)
You make my day every time I read smth in these kind of topics :p

Nejse, ky doli kshu fallco si lajm. Anyway, Cheers!
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

O Enciklopedite e FV! :)
You make my day every time I read smth in these kind of topics :p

Nejse, ky doli kshu fallco si lajm. Anyway, Cheers!

Sidoqoftë, nuk e kanë gabuar aspak....
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Sidoqoftë, nuk e kanë gabuar aspak....

Ne fund te fundit ky lajm ka gjesdisur kudo. Gjthss mua si Soul s'me ngrejne sh peshe lavdet qe mund ti behen Islamit. Pse? Muslimanet e njohin fene. Edhe jo muslimanet e lexuar dhe mendjehapur e njohin mire c'eshte feja. Te tjeret sillu 1000 certifikata apo cdo gje s'do u hyje ne pune prap.
 
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Paqe shpirterore , lumturi , pasuri , begati , familje , shoqeri , shtet dhe ne fund perjetesi te te mirave i gjeni vetem se ne besimin islam . Ne besimin se ekziston nje Zot i vetem dhe qe e tere veprimtaria jone njerezore te i dedikohet vetem Atij . Dhe ate si ka kerkuar Ai permes te derguareve te Tij(Musait ,Jezusit Apo Isait ,Mihamedit a.s. etj). Shume e thjesht kjo formule e praktikuar apo jetesuar me mileniume vite te tera .
Paqe-islam i i urojme te gjithe njerzeve te kene ne shpirterat e tyre !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: OPINIONE UNESCO: Islami feja më paqësore në botë

Secila fe, nqs permbahet eshte paqesore. Por njerezit jane bere si kafshe fillojn perçmojn e ofendojn si fillim,
kur skane me çfare te kapen, me vjen gjynah per keta! Sa gje e neveritshme.
 
Back
Top