Operacion anti-terrorizëm në Gjermani kundër predikuesve islamikë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Operacion anti-terrorizëm në Gjermani kundër predikuesve islamikë

Gjermani-640x360.jpg


Policia gjermane ka kryer disa kontrolle në disa qytete të Nordreno-Vestfalia (mes të cilave Dyeseldorf, Duisburg e Dortmund) kundër personave të dyshuar në lidhje me ekstremizmin islamik. Aksioni, i kryer nga 150 agjentë, ka pasur si objektiv predikuesit që sipas akuzës rekrutonin të rinjtë për të luftuar në Siri dhe Irak: me kontrollet e fundit, hetuesit kërkonin prova për përfshirjen e të dyshuarve.

Shtypi gjerman citon policinë kriminale federale, duke theksuar se akuza kundër imamëve të përfshirë, është mbështetje për organizatën terroriste jashtë Gjermanisë. Në operacion morën pjesë 150 agjentë të forcave speciale federale dhe të Landeve të ndryshme dhe mediat raportojnë që disa objektiva mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh.

Mes tyre, strukturat e agjencisë turistike të Hasan C. në Duisburg, i cili në krah të zyrave kishte ngritur një tip kursi mësimdhënieje për klasat islamike. Ka qenë pikërisht ky vendi ku dyshohet se u radikalizuan dy agresorët e tempullit të Essenit, Yussuf T. e Mohammed B. Pronari i agjencisë është i dyshuar për kontakte të mundshme me degët salafite dhe terroristët në Siri.

10 gusht 2016 (gazeta-Shqip)
 
Back
Top