OFL sekuestron 3 mjete të blinduara

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Mjetet e blinduara të 3 personave të dënuar më parë për vepra të rënda penale janë sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit. Me firmën e drejtorit të përgjithshëm u bllokua makinë e Saimir Taullaut në Lushnjë, Durim Bamit në Krujë dhe Dashamir Gjokës në Shijak.

Mësohet se mjetet e blinduara nuk justifikohen dhe sekuestrimi u krye në kushtet e emergjencës. Durim Bami rezulton i dënuar për vjedhje me armë, ndërsa Dashamir Gjoka e Saimir Tauallu për trafikim qeniesh njerëzore dhe shitje të lënëve narkotike.

Më herët, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut. Oficeret e OFL-së kërkojnë prej tyre që të justifikojnë pasuritë e krijuara.

Gjoka është dënuar në 2007-ën në Itali për trafikim qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa njihet si administrator i kompleksit “Gjoka” dhe disa bizneseve të tjera, por policia dyshon se ato javë vendosur nga aktiviteti kriminal.

Një tjetër emër që duhet t’i përgjigjet OFL-së për pasurinë e krijuar është edhe Saimir Taullau. Ai njihet në qytetin e Lushnjes si rival i Bandës së Lushnjes, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve, i fundit në Tetor të 2017-ës.

Tv Klan


hahahaa Qenkan kput ne Faqa kta
3 jane vetem ne lagjen time
hahahahaahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top