Obama: SHBA është kombi më i fortë në botë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti amerikan, Barack Obama e ka përshëndetur fuqinë ekonomike e ushtarake si dhe lidershipin amerikan, por ka paralajmëruar kundër bërjes së Shteteve të Bashkuara “polic të botës” në kuptim të ndryshimit të rendit botëror.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombi më i fuqishëm në botë. Madje është shumë larg. Ne shpenzojmë për ushtrinë tonë më shume se tetë kombet e tjera së bashku. Trupat tanë janë luftëtarët më të mirë në historinë e botës. Asnjë komb nuk na sulmon neve ose aleatët tanë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ngase e dijnë se ajo është rruga drejt shkatërrimit".

"Sondazhet tregojnë se qëndrimi ynë në botë është më i lartë sesa kur unë jam zgjedhur në këtë detyrë , dhe kur ka të bëjë me çdo çështje të rëndësishme ndërkombëtare, banorët e botës nuk e thërrasin Pekinin apo Moskën – ata na thërrasin neve”, ka thënë Obama duke e veçuar fuqinë amerikane krahas asaj të Rusisë dhe Kinës.

Duke folur të martën mbrëma gjatë adresimit të tij të fundit para kombit, Obama është përpjekur t’i demaskojë disa retorika të zjarrta që kanë karakterizuar fushatën zgjedhore para zgjedhjes së tij.

Si pasardhës i George W. Bush, ai ishte i hapur në përdorimin e gjuhës kur ka folur për luftën amerikane ndaj terrorizmit.

“Nëse keni dyshim në përkushtimin e Amerikës – ose timin për të parë se drejtësi ka pasur, pyesni Osama Bin Ladenin”, ka thënë Obama. “Kur ju vini pas amerikanëve, ne shkojmë pas jush. Kjo mund të marr kohë, por ne kemi memorie të madhe dhe arritjet tona nuk kanë kufij”.

Fjalimi vjetor para Kongresit ishte i fundit për zotin Obama në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ishte një mundësi për t’i përmbledhur arritjet, e shmangur kritikat gjatë udhëheqjes së tij.

Teksa i ka përmendur disa sfida ndërkombëtare që kanë ndikuar në ndryshimet globale, presidenti amerikan e ka përmendur sëmundjen Ebola në Afrikë, paktin tregtar në Azinë Lindore, luftën e Ukrainës dhe të Rusisë si dhe dobësimin e thellë të Irakut dhe Afganistanit.

“E di që kjo është një kohë e rrezikshme. Por, nuk është për shkak të zvogëlimit të fuqisë amerikane ose kanosjes nga ndonjë superfuqi. Në botën e sotme, ne jemi të kërcënuar më pak nga perandoritë e këqija dhe më shumë nga shtetet e dështuara”, ka thënë Obama para audiencës ku ishin të pranishëm ligjvënës të zgjedhur, sekretarë kabineti e gjykatës të Gjykatës Supreme.

“Ka një qasje më të mençur, një strategji e durueshme dhe e disciplinuar, që vë në funksion çdo element të fuqisë sonë kombëtare”, tha Obama.

“Kjo do të thotë se Amerika do të veprojë gjithmonë, e vetme nëse është nevoja, që t’i mbrojmë njerëzit dhe aleatët tanë”.

“Por në aspekt të interesit global, ne do ta mobilizojmë botën për të punuar me ne në mënyrë që t’ bëjmë të sigurta vendet e tjera që ta mbajnë vet peshën që kanë. Kjo është qasja jonë rreth konfliktit", tha ai.

Fjalimi i presidenti është mbajtur vetëm disa orë pasi Departamenti i Mbrojtjes ka konifirmuar se dy anije detare amerikane janë kapur nga forcat iraniane.

Përpara fjalimit të presidentit, zyrtarët amerikanë janë munduar që ta minimizojnë këtë çështje duke thënë se dhjetë marinarët e arrestuar do të lirohen së shpejti.

Obama nuk e ka përmendur incidentin. Në vend se t’i përmente kritikat ndaj Iranit ai e ka përmendur marrëveshjen historike në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamor të Iranit.

“Kjo është arsyeja pse e kemi krijuar një koalicion global, me sanksione dhe diplomaci parimore, për ta parandaluar programin bërthamor të Iranit”.

“Teksa ne flasim, Irani ka hequr dorë nga programi bërthamor duke e larguar atë nga rezervat e uraniumit dhe me këtë bota e ka shmangur një luftë tjetër”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan i ka quajtur radikalë luftëtarët e grupit Shteti Islamik të cilët kanë konfiskuar territor në Siri dhe Irak. Sipas tij ata janë “vrasës dhe fanatikë të cilët duhet të çrrënjosen, zhduken e shkatërrorhen”.

Obama ka thënë se dhuna e tyre ndaj civilëve duhet të ndalet.

“Por, ata nuk kërcënojnë ekzistencën tonë kombëtare”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë një rezolutë sipas së cilës autorizohen forcat ushtarake në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Në qoftë se ky Kongres dëshiron seriozisht ta fitojë këtë luftë dhe dëshiron ta dërgojë një mesazh tek trupat tanë dhe bota, ju përfundimisht duhet ta autorizoni përdorimin e forcës ushtarake kundër ISIL”, ka thënë Obama.

“Votojeni”, ka bërë thirrje ai.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se një lloj rezulute si ajo që Kongresi e ka miratuar pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, do ta fuqizonte strategjinë ushtarake amerikane në luftën aktuale ndaj terrorizmit.

Fjalimi i fundit në Kongres, Obama: Ja pengu im në 7-vite qeverisje

Presidenti amerikan, Barack Obama, iu drejtua për herë të fundit Kongresit amerikan me një fjalim ku pasqyrohej gjendja e vendit. Lufta kundër terrorizmit dhe sulmi ndaj linjës së Donald Trump ishte në fokusin e fjalimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë që u ndoq nga 30 milionë amerikanë.

Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, Obama sulmoi Donald Trump për propozimin e tij për t’ju ndaluar myslimanëve hyrjen në SHBA. Ai ftoi amerikanët që mos pranojnë politikat që targetojnë njerëzit për shkak të racës dhe besimit të tyre.

“Kur politikanët fyejnë myslimanët, pavarësisht nëse janë shtetas amerikanë apo jo, kur një xhami bëhet pre e akteve vandale, ose një fëmijë ngacmohet, nuk na bën ne më të sigurtë. Kjo nuk është e drejtë, kjo është një gjë e gabuar”, deklaroi Obama.

Presidenti i SHBA-ve, duke folur për luftën ndaj militantëve të ISIS, tha se së shpejti këta “vrasës dhe fanatikë do të shkatërrohen”.

Po ashtu, në Kongresin që kontrollohet nga republikanët, Obama bëri thirrje për më shumë unitet. Ai tha se i mbetet peng fakti që nuk arriti të zhdukë hendeqet mes palëve gjatë shtatë viteve si shef i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se kjo “nuk është një punë që mund ta bëj i vetëm”.

Duke folur për ekonominë, Obama tha se amerikanët gëzojnë një ekonomi të qëndrueshme, me 14 milionë vende të reja pune vetëm në sektorin privat, që është numri më i lartë që nga vitet ’90.

“Kushdo që pretendon se ekonomia amerikane është në rënie, fantazon. Në 6 vitet e fundit vetëm prodhimi industrial ka krijuar rreth 900 mijë vende të reja pune. ثshtë rritur numri i të punësuarve në sektorin privat duke shkuar në 14 milionë, papunësia është përgjysmuar. Ne kemi bërë hapa përpara, por duhet të bëjmë akoma më shumë”, tha ai.

Obama deklaroi se është shumë optimist për rrugën që ka marrë vendi, duke thënë se vite të lavdishme e presin edhe pasi ai të largohet nga detyra. Ai tha se askush nuk duhet të ketë frikë nga ndryshimet.

“Amerika ka kaluar përmes rrugës së ndryshimeve të mëdha edhe më parë dhe çdo herë ka pasur njerëz që na kanë thënë se duhet të kemi frikë nga e ardhmja, që kanë pretenduar se duhet ta frenojmë ndryshimin. اdo herë, ne e kemi mposhtur këtë frikë”, vazhdoi Obama.

largea_image-943402-galleryv9-wegd-9434021452668996.jpg
 
Back
Top