O njeri i madh

O njeri i madh


O njeri i madh, o prijës i njerëzimit
Erdhe në një kohë kur bota të kërkonte
Kur faqen e saj errësira mbulonte
Erdhe ta ndriçosh, e fund ti japësh mjerimit

Kur ishte harru krejt rruga e njerëzimit
Kur njerëzia dhënë ish në besime të kota
Me idhuj paganësh kur mbulu ish bota
Erdhe ti dhurosh dekretin e shpëtimit

Kur gjithë bota mbarë mbyt ish në armiqësi
Kur vëllavrasja ish në rend të ditës
Kur e drejta matej me tehun e thikës
Erdhe ti dhurosh paqe e harmoni

Kur korrupsioni mbulu kishte dhenë
Asnjë normë morali kurrë më nuk njihej
Se ç’ishte e mira kurrë më nuk dihej
Ti i solle dritën ti i solle fenë


Ti jetim u linde dhe jetim u rrite
Pa asnjë kujdes e joshje prindërore
Por mbi ty vu dorë veç dora hyjnore
Në rangun me te lartë, ti me të u ngjite

Ti nuk ishe mbret as dhe diktator
S’pranove nderime as edhe kurorë
Kurora e jote ishte drita e Zotit
Prandaj mbi çdo gjë tjetër qëndron madhështor


Vepra jote prek çdo aspekt te jetës
Ti i mësove njerëzit si të jetojnë
Marrëdhëniet mes tyre si ti rregullojnë
Ti i mësove botës dhe jetën pas vdekjes


Nga pellgu i injorancës ti një popull qite
I dhe ne dore pishtarin e qytetërimit
E bëre të aftë për ndjenjën e besimit
Ta ka borxh gjithë bota këtë rreze drite


Ti i dhe njerëzisë me të saktat sqarime
Mbi ZOTIN mbi botën më të lartat mendime
I mësove botes qëllimin e jetës
Dija e saktë ushqehet me të tuat mendime


Si triumfator ashtu siç të kishte hije
Ti në Meke u fute me një mijë besimtarë
Krenarisë kurejshe një rob i vure të parë
Rruga ty tu shtrua me kurorë lavdie


Para gjithë armiqve solemnisht lexove
Dekretin më kumbues që njeh historia
Sot midis nesh merr fund armiqësia
Ti i le të lire dhe nuk i dënove


Kur Evropa vuante në kulmin e mjerimit
Kur ende nuk dinte se ç’ishte pastërtia
Kur për çdo sëmundje përdorej magjia
Ti i dhe asaj, dritën e qytetërimit

Në medrese të Spanjës bota mori mësimin,
e dijes, e të shkencës dhe e përvetësoi.
historia kurrë këtë fakt se mohoi,
çdo dije që flinte atje mori zgjimin.

Vandalët në Spanjë zhdukën qytetërimin
tetë shekullor të epokës islame,
vranë, prenë, shkretuan, dogjën e bënë name,
fituan betejën por morën mallkimin.

E kur më vonë Evropa e kuptoi gabimin
mblodhi ç`ka shpëtuan nga dora mizore.
Aty gjetën dijen shkencat, artin, përparimin
aty gjetën dijen dhe sjelljet njerëzore.

Njerëzit e mëdhenj gjithmonë të admirojnë
Asnjëherë s’përdore dhunë e detyrim
Idetë nuk kanë jetë me forcë e shtrëngim
Prandaj merr nderime, emrin ta kujtojnë


Sundimtarët e tjerë së gjalli u shenjtëruan
U veshën me bujë e salltanet
E shpesh u ngjitën gjer në hyjnitet
E porsa kaluan rreptësishtë u mallkuan


S’lanë pas vetes tyre veç simbole prangash
Gjurmë tiranie, kala e ndërtime
Që botës u sollën vuajtje e mjerime
E pas tyre u bënë çerdhe merimangash


Ndërsa veprën tënde e të shokëve të tjerë
Që u dërguan tok si pejkamberë
Jetuan dhe shkuan me emër të mirë
Bota i falënderon dhe ua di për nder


Por ka nga ata që duan të injorojnë
Lavdinë tënde të madhe dhe rrugën përpara
Që i solle botës dhe në mënyre të paparë
Duan ta luftojnë dhe ta asgjësojnë


Por gabohen rëndë se drita e fesë
Asnjëherë nuk zhduket sa të jete jeta
I keqi do te zhduket me të këqijat e veta
Ajo do jete gjithmonë e kurrë nuk do vdesë

Feja nuk mund te zhduket me mënyra mizore
As me djallëzi as manovra të tjera
Ata do të dështojnë ashtu si kahera
Forca e saj qëndron në natyrën njerëzore



Sali Ferati -ish, Myftiu i Dibres
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top