Nusja humbi jetën gjatë ceremonisë së dasmës, zëvendësohet nga e motra

Nusja, e quajtur Surbhi, pësoi një sulm në zemër në ceremoninë e dasmës në qytetin Etawah, Uttar Pradesh, pasi kishte shkëmbyer kurorën me burrin e saj të ardhshëm Manjesh Kumar si pjesë e traditës së dasmës hindu.
u-2.jpg

INDI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një nuse ka humbur jetën gjatë ceremonisë së martesës dhe në mënyrë që dasma te vazhdonte nusha është zevëndësuar nga e motra.

Daily Mail raporton se nusja, e quajtur Surbhi, pësoi një sulm në zemër në ceremoninë e dasmës në qytetin Etawah, Uttar Pradesh, pasi kishte shkëmbyer kurorën me burrin e saj të ardhshëm Manjesh Kumar si pjesë e traditës së dasmës hindu.

Një mjek nga fshati lokal u thirr në vendin e ngjarjes, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte atë.Por në vend që të ndalnin procedurat, familjet e të dy palëve ranë dakord të vazhdonin me ceremoninë e martesës duke zëvendësuar nusen me motrën e saj, Nisha. Trupi i Surbhi-t u mbajt në një dhomë të veçantë ndërsa u zhvilluan festimet dhe ajo më pas u kremtua.

Një nga xhaxhallarët e Surbhi, Ajab Singh, tha se ishte një ‘thirrje e fortë’ që familja të vazhdonte me dasmën. Vëllai i Surbhi, Saurabh shtoi: “Është e vështirë të besosh se një trup i vdekur ishte në dhomën tjetër dhe një nuse po përgatitej në dhomën ngjtur. Ne nuk dinim çfarë të bënim në këtë situatë,Të dy familjet u ulën së bashku dhe dikush sugjeroi që motra ime e vogël Nisha duhet të martohej me dhëndrin. Familjet diskutuan për këtë çështje dhe të dy ranë dakord.”

Një nga xhaxhallarët e Surbhiut, Ajab Singh, tha: “Ne kurrë nuk kemi qenë dëshmitarë të emocioneve të tilla të përziera. Hidhërimi për vdekjen e saj dhe lumturia e dasmës ende nuk është zbehur,”

(e.k/dosja.al)
 
Ua qyqja ne per pak gjera ankohemi, shi ca heq dynjaja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top