Numerologjia – numrat dhe fati

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Numerologjia – numrat dhe fati

Një llogaritje e moçme e karaktereve të njerëzve është edhe numerologjia. Sipas kësaj llogaritjeje astrologjike kuptojmë se secili person fshihet prapa ndonjërit nga numrat prej një deri në nëntë. Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në një numër njëshifror, i cili i tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë tuaja të mira dhe të këqija, por edhe si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atë të partnerit, apo të njerëzve që ju rrethojnë, për ta parë përputhshmërinë mes jush.

1-2-3-4-5-6-7-8-9

Si të llogaritet numri i rrugës jetësore
Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror...

Domethënia e numrave
1 - Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.

2 - Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. ثndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.

3 - Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. ثshtë person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.

4 - Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. ثshtë person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.

5 - ثndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.

6 - Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. ثshtë i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për te qenë politikan i suksesshëm. ثshtë i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.

7 - I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. ثndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. ثshtë i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.

8 - Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. ثshtë person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.

9 - Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. ثshtë i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.

A i përgjigjet numri i tij tuajit?

1-shi dhe 2-shi janë në kundërshtim më njëri-tjetrin, mirëpo kreativiteti dhe shkathtësia e udhëheqjes që e posedon 1-shi mund ta joshë 2-shin artistikisht të orientuar.

3-shi është i pavarur dhe i gjallë. I përshtaten 3-shat të tjerë, ose numrat që pjesëtohen me 3.

4-shi është praktik dhe vështirë krijon shoqëri. Përshtatet mirë me 2-shin dhe 8-shin.

5-shi është adhurues i jetës tolerante dhe përshtatet më të gjithë numrat, sidomos me numrin 5.

6-shi është besnik dhe i baraspeshuar, ndërsa përshtatet me 7-shin e rënë në mendime dhe me 9-shin seksipil.

7-shi i pëlqen 3-shat e gjallë dhe 5-shat dinamikë.

8-shi është ambicioz, botërisht i hapur dhe goxha materialist. E pëlqen kreativitetin e 1-shit, ndërsa ka nevojë për stabilitetin e 4-shit.

9-shi është tip luftëtar që i pëlqen 1-shat autoritarë dhe 6-shat besnikë Telegrafi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Numerologjia

numero.jpg
Numerologjia, origjina e te ciles vjen nga Pitagora, eshte studimi I numerave dhe te menyres si ato reflektojne disa zakone dhe tendenca te karakterit, si nje pjese e brendshme e planit kozmik.
Cdo shkronje ka nje vlere numerike dhe krijon nje vibracion relativ kozmik. Numerat mund te na japin infomacione te ndryshme mbi karakterin, mbi qellimet e jetes dhe cilet jane talentet tona.
Numeri i Fatit dhe Numrat e Personalitetit (Numri I shprehjes, I Paraqitjes dhe te Vendosmerise).
Me tutje mund te vazhdohet me llogaritjen e Numerit Sfida qe identifikon dobesite personale dhe streset qe duhet te kalohen per te realizuar obiektivat.
Me tutje mund te studiohen Ciklet e Realizimit dhe Cikli Jetesor.
Ne perfundim mund te shihen duke llogaritur edhe Numeri i Vitit, i Muajit dhe te Dites Personale.
Kjo e fundit ne menyre te vecante mund te te jape cdo dite nje informacion mbi humorin, mbi cfare te pret dhe se si mund te sillesh.

Numerologjia: Numeri I Fatit dhe Numerat e Personalitetit

Ne kete seksion mund te procedohet duke llogaritur Numerin e Fatit dhe i Numerave te Personalitetit (numeri I shprehjes, I paraqitjes, vendosmerise) dhe leximit I kuptimit te tyre.
Numeri I Fatit ose numeri karmik, merret duke zvogeluar vetem me nje shifer numerat qe tregojne diten, muajin dhe vitin e lindjes.
Numeri I Shprehjes merret nga shuma e vlerave numerike te te gjitha shkronjave (zanoret dhe bashtingelloret) qe perbejne emrin dhe mbiemrin tone.
Numeri I Vendosmerise, ose Numeri I Shpirtit merret nga shuma e vlerave numerike e zanoreve qe ndodhen ne emrin dhe mbiemrin.
Numeri I Paraqitjes merret nga shuma e vlerave numerike e bashketingelloreve te emrit dhe te mbiemrit.

Numerologjia: Numeri Sfida

Numeri Sfida jane pika "te dobeta" ne rrugen tone jetesore. Furnizojne me te dhena mbi dobesite dhe mbi stresin psikologjik qe duhet te kalohen per arritur obiektivat tona.
Per te llogaritur me dore keto numera, mjafton te zbritet vetem nje shifer ne numrerin e dites, muajit dhe vitit te lindjes.
NumerI I Pare Sfida merret nga differenca midis muajit dhe dites se lindjes (ose e kunderta, sipas kujt eshte vlera me e madhe numerike).
NumerI I Dyte Sfida merret nga diferenca midis dites dhe vitit te lindjes (ose e kunderta, sipas asaj qe ka vleren numerike me te madhe).
Numeri I Trete Sfida merret nga diferenca midis numerit te pare dhe numerit te dyte.
Numeri I Katert Sfida merret nga diferenca midis vitit te lindjes dhe muajit te lindjes (ose e kunderta, sipas asaj se cila eshte me e madhe).

Numerologjia: Ciklet

Ne kete seksion mund te vazhdohet me llogaritjen e Ciklit te Realizimit (jane 4) dhe te Ciklit Jetesor (Cikli Formativ, Cikli Produktiv dhe Cikli Perfundimtar).
Numerologjia na jep te dhena mbi ciklet qe do kalojme gjate jetes sone duke na I identifikuar me numera.
Cikli Formativ eshte I bazuar mbi vleren numerike te muajit te lindjes, duke zbritur ne nje shifer.
Cikli Produtiv ose me mire Ciklo Median eshte I bazuar mbi vleren numerike te dites se lindjes, duke zbritur ne nje shifer.
Cikli Konkluziv eshte I bazuar mbi vleren numerike te vitit te lindjes, e zbritur ne nje shifer.

Numerologjia: Numera Personale

Ne kete seksion mund te procedohet me llogaritjen e Numerave Personale te Vitit, te Muajit dhe te Dites, qe te japin te dhenat mbi parashikimin e Vitit, Muajit dhe Dites.
Numeri personal I Vitit llogaritet duke mbledhur diten e lindjes me muajin e lindjes dhe me vitin qe duam te njohim, duke zbritur te gjithen ne nje numer me nje shifer (nga 1 deri 9).
Numeri personal I Muajit llogaritet duke mbledhur numerin personal te vitit me muajin te cilin duam te njohim.
Numeri personal I Dites merret duke llogaritur shumen midis Numerit Personal te Vitit, Numerit personal te Muajit dhe diten qe duam te njohim.

NUMEROLOGJIA
numer2.gif
Pitagora formuloi nje teori mbi magjine e numerave, e cila bazohet mbi kabala ebraika, duke thene qe harmonia e jetes duhet te kerkohet ne vazhdimesine e numerave elementare.
Ne vazhdim po ju japim nje tabele me numrat relative te lidhur me secilen shkronje te alfabetit, ne menyre qe te mujnd te llogaritni numerat celes te jetes suaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Analiza numerologjike e emrit
Cdo numer shpreh nje karakteristike, nje force, dhe cdo shkronje eshte e bashkengjitur me nje numer qe nga antikiteti, qyteterimi aramaika. Korrispondimi midis shkronjave dhe numerave eshte si me poshte:

a; i; j; q; y = 1
b; k; r = 2
c; g; l; s = 3
d; m; t = 4
e; h; n; x = 5
u; v; w = 6
o; z = 7
f; p = 8

tani mund te shkruani emrin tuaj, duke ndjekur tabelen duke I shenuar cdo shkronje nje numer dhe pastaj beni shumen, beni shumen eshe te shifrave qe ju dalin, derisa te arrini te merrni ne numer nga 1 deri 9;

Per shembull: Futura Web
8+6+4+6+2+1+6+5+2 = 40 = 4+0 = 4

Tani mund te lexoni perfundimet ketu poshte ….

1 – Personaliteti I atij qe ka 1 eshte I forte, here pas here egoist, I perqendruar mbi veten, me nje inteligjence mbi mesataren dhe me nje te ardhme me fat. Ka nje passion shume jetesor, por shpesh eshte edhe shume I shperqendruar.

2 - eshte numeri I ciftit, qe sjell lumturi dhe dashuri, sensualitet dhe pasione. Eshte 2 I kupave te letrave, pasioni qe djeg dhe qe te ndryshon jeten. Kush ka 2 eshte nje shpirt shume itensiv, thellesisht sentimental dhe romantik

3 – Eshte numeri hyjnor ne te gjitha fete e njohura dhe karakterizon persona inteligjente, me nje shpirt shume te madh dhe shpesh me fuqi te mbinatyrshme. Kush ka 3 shpesh e di qe eshte nje mesazher per njerezit dhe qe ka nje fat te madh.

4 – Perfaqeson forcen, kapacitetin, zotesine ne te gjitha fushat, senset profesionale por edhe ato psikologjike. Domethene eshte numeri I profesionisteve, I intelektualeve, por edhe e personave psikologjikisht shume te forte, pa tabu dhe komplekse, te zote te jene miq dhe bij shume te mire, ne cdo fragment te jetes. 5 – Mondaniteti, gezimi, zotesia e raporteve eshte e numrit 5, qe I perkasin atyre qe shpesh, per pune, jane ne kontakt me shume persona, jetojne ne qytete te medha dhe kane kapacitetin dhe zotesine qe te mbajne lehtesisht raporte midis njerezve. Pasuria e tyre eshte pikerisht ne faktin qe dine gjithmone te jene te kujdesshem, dine te trasmetojne gezim, lumturi per te jetuar dhe qetesi.
6 - Numeri 6 eshte I bashkengjitur me punen, keshtu qe eshte relative me nje person sigurisht inteligjent, qe mund te kryeje me ndergjegje cfare do lloj detyre edhe sepse shpesh ka nje pergatitje shume te mire dhe nje rezultat po aq te mire. I perket profesorave, edukatoreve, prinderve te pergjegjshem

7 – Arti eshte shenja dalluese e keij numeri, qe te kujton ne fakt muzat, notat muzikore, ditet. Ajo I perket artisteve dhe te gjithe atyre qe kane te bejne me boten e artit edhe pse jo ne lidhje te drejte per drejte. Shpesh jane edhe te bukur fizikisht. Midis tyre ndodhet skulptori, ashtu edhe artizanateve te panjohur qe krijojne mrekulli te vogla.

8 – Eshte numeri i Karmas: kush ka kete numer shpesh e di qe po jeton nje jete tjeter, ne te cilen duhet te zhjidhe shume veshtiresi nga jeta e meparshme, te turpshem, ne dukje te qete, jane persona shume te embel qe fshehin esencen e tyre Brenda nje veli, gati duke fshire cdo gjurme te asaj jete qe mbajne Brenda. Ne kete qetesi te tyre ata behen shume terheqes, me shume se cdo krijese tjeter.

9 – Pafundesia, hapesira, aventura, rreziku, jane elementete te kujt bejne pjese ne numerin 9. Eshte I fundit, pas te cilit eshte vetem pafundesia e hapesires boshe. Jane persona qe hidhen ne rrjedhen e jetes, ecentrike, te vecante, revolucionare, zbulojne gjithmone aspekte te botes qe per te tjeret jane te panjohura. Jane te zote per pasione te medha, e duan jeten, por duan edhe te ndryshojne boten, duke e transformuar me energjine e tyre.

Responso geomantiko e se ardhmes
Per te pasur rezultatin geomantik mbi te ardhmen tuaj duhet te veproni ne kete menyre: beni kryqe ne 4 linja horizontale, pa I numeruar, por vetem duke ndjekur instiktin tuaj. Pastaj llogaritini per cdo rrjesht: ne qofte se jane baraz, beni 2 kryqe, ne qofte se jane nuk jane baraz vetem nje kryq.

P.sh:
1) xxxxxxxxxxx = 11 x
2) xxxxxx = 6 xx
3) xx = 2 xx
4) xxxxxxxxxxxxxx = 14 xx
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Kombinimet e ketyre figurave gjeometrike iniziatike krijojne 16 figura geomantike, shpjegimi I tecilave eshte ne vazhdim…
fig1.jpg

ACQUISITIO
fig2.jpg

AMISSIO
fig3.jpg

ALBUS

fig4.jpg

RUBEUS

fig5.jpg

CAPUT DACRONIS

fig6.jpg

CAUDA DRACONIS

fig7.jpg

CONJUNCTIO

fig8.jpg

CARCER

fig9.jpg

FORTUNA MAJOR

fig10.jpg

FORTUNA MINOR

fig11.jpg

LAETITIA

fig12.jpg

TRISTINA

fig13.jpg

PUELLA

fig14.jpg

PUER

fig15.jpg

VIA

fig16.jpg

POPULUS

Ne kete menyre mund te beni cfaredolloj pyetje dhe te merrni nje pergjigje Koncize dhe te sigurt.

Kuptimi I figurave

Via: gjerat qe ne humbim
Populus: konfuzioni, mungesa e rregullit qe eshte I pariparueshem.
Caput draconis: triumf total
Cauda draconis: falimentim
Puer: rebelim
Puella: falja
Rubeus: shkaterrimi
Albus: paqja
Conjunctio: pajtimi, bashkimi
Carcer: palumturia
Fortuna Major: lumturi e stabilizuar
Fortuna Minor: lumturi kalimtare
Laetitia: mireqenie, ndjenja pozitive
Tristitia: ndjenja negative, te ndjerit keq
Acquisitio: arritje
Amissio: humbja e dickaje qe kishim
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Numerologjia eshte nje nga mesimet Esoterike qe aplokohet ne jeten e perditeshme nga antaret e sekteve segrete te Masonerise qe nga lashtesia deri me sot!

Nje liber interesant eshte "Numrat e Shenjte ne traditen Masone Pitagorike" shkruar nga nje mason italian Arturo Reghini.
 
Top