Ylli-1
Etnoshqiptar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 8,365
-
- Reagimet e mara
- 212
-
- Vendndodhja
- SHQIPERIA ETNIKE
Ikona e futbollit gjerman, Gunter Netzer, mendon se Pep Guardiola nuk do t’i detyrojë lojtarët e Bayern Munichut të luajnë në stilin e njohur të Barcelonës, ‘tiki-taka’.
“Do të jetë interesante të shohim se si do të lidhet Pep Guardiola me aspektet gjermane (të futbollit). Nuk mund të paramendoj se ai do ta përdorë te Bayerni lojën e Barcelonës me pasime të shkurtra”.
“Do të shohim futboll të kulturuar që do të përshtatet në mundësitë e Bayernit. Guardiola nuk do të bëjë gjithçka sipas kokës së tij te Bayerni. Ai do t’i japë klubit ide dhe përmirësime”, ka shkruar ish-futbollisti i Real Madridin në kolumnën e tij në Bild.
Strategu spanjoll do t’i marrë bavarezët në një moment kulminant, pasi ata fituan tripletën nën drejtimin e Jupp Heynckes dhe duhet të presim për të parë nëse do të arrijë ta përsërisë suksesin e paraardhësit të tij. /Telegrafi/