Nuk janë akne! Ja përse shkaktohen puçrrat e bardha në lëkurë

Kresha

A pretty face can never trick me
milia_njolla-te-bardha-640x361.jpg
Ju janë shfaqur disa njolla të bardha ose si të verdha poshtë syve, në hundë ose faqe. Këto njolla, si puçrra, quhen milia – ciste të vogla që formohen poshtë lëkurës. Ato krijohen kur qelizat e vdekura mbesin poshtë lëkurës dhe krijojnë si toptha të bardhë. Ato zhvillohen zakonisht tek të sapolindurit, megjithatë mund të largohen vetvetiu brenda katër javësh.

Shumë të rritur gjithashtu kanë në faqet e tyre disa puçrra të tilla, që janë zakonisht jo të rrezikshme dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Çfarë i shkakton ato?

Nuk dihet saktësisht se nga shkaktohen këto puçrra të vogla në fytyrë, dhe përse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Megjithatë disa ekspertë mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaqet e zhvillimit të milias.

Milia mund të lidhet gjithashtu me gjendje të tjera shëndetësore, ilaçe të caktuara, probleme me lëkurën, si djegie, skuqje, madje edhe me tatuazhet. Në këtë arst ato mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si mund t’i trajtoni?

Nuk është i domosdoshëm trajtimi i këtyre njollave në fytyrë, pasi largohen vetvetiu brenda pak javësh ose muajsh. Por, nëse doni t’i largoni sa më shpejtë për arsye kozmetike, mund të konsultoheni me një dermatolog.

Shumë njerëz përdorin edhe kura natyrale, si uji i trëndafilit ose mjalti, megjithatë nuk ka të dhëna që funksionojnë vërtet.

Burimi: Health
 

Attachments

  • milia_njolla-te-bardha-640x361.jpg
    milia_njolla-te-bardha-640x361.jpg
    38 KB · Shikime: 0
  • milia_njolla-te-bardha-640x361.jpg
    milia_njolla-te-bardha-640x361.jpg
    38 KB · Shikime: 0
Nese jane ato qe mendoj une, nuk ikin vete. Me sa di une keto hiqen me gjilpere, duke e care pak lekuren dhe ato dalin si toptha te vegjel dhjami.
E mira eshte mos i prekni pucrat e fytyres sidomos ne menyre agresive si heqja me gjilpere ne shtepi ose ne sallon kozmetike. Cdo agresion i lekures mund te coj ne pasoja si infektimi deri ne gjera me serioze.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top