Nostalgji adoleshence - Brezi i 80-90

ersa

Antar Aktiv
E kisha postu njehere ket dhe me pare por u fshi kur pati difekt faqja e ketij forumi ,megjithate po e postoj edhe njehere se jane gjona qe nuk mund harrohen per ket brez jane sa per te qesh:qesh: aq dhe per te qare:qaj: po ta krohasojme me kohen e sotme. Lexim te kendshem mbas kesaj do postoj dhe vazhdimin e brezit tjeter jepni komentin tuaj mbas leximit me respekt Ersa



Nostalgji adoleshence - Brezi i 80-90
1- Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
Akullore me kajmak krem e cokollat, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.
Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n’shpi qe ta shijoje avash avash.
2- Po kur e lynim macen me vajguri ne I vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).
Te liqeni tu hyp neper pisha si moca me kap bocet, llastiqet qe nuk i lejshim kumriet me mor frym.
Shkojshe me ble buk ne perfundoje m’shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap.
Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka
qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma ekane vra.
3- Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi “HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa” ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t’u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t’ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t’ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim.
4- Ke “It’s my life” e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh “Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it’s my life”
5- Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz.
5- Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj :)…po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…
6- Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti “Cfare keni ngrene per mengjes?” dhe njeri qe u pergjigj: “Mish, mësuese.” Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha “bukë me çaj” s’e përfilli njeri.
7- Ju kujtohen akulloret “EVGA”? Ah, ato frigoriferët e bukur. “O ma, çfarë ka aty te ai frigoriferi?” (A thua se s’e dinim.) “Mish të ngrirë, të keqen mami. Hajde, ikim.”
8- Xixellonjat. Sa bridhja per t’i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin.
9- Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen “a t’ta saldoj zysha ‘i katër?”
10- Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte “sezonit” ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte “Cer vapiku mre, tani s’eshte me per vapik, eshte per vape-hajde”. Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin.
11- Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s’ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje të vijnë erë pordhë por s’vijnë erë hiç
12- hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqerr e mblidheshin kalamanjte e lagjes “me jep nje kac”, te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer
[*]Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat,
13- Ej, po pesmetditshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?
14- Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
15- Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin “me te medhenjte” topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente
16- Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
17- Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash Apo nuk e keni lujt
18- Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…“jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin” Ditelindja e Pinokut
19- Kush s’i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….
20- ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?—Si kemi qen t’gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…
21- Po po, hec e t’u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
22- Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m’i kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
-Po edhe pak o ba…
-Hajt se filloi fimi me herkulin…
-Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..
23- Ne ishim te paret qe pame “Hirushen” dhe “Borebardhen” ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. “O اiçي, o pasha”.
24- Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t’arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m’ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
25- I mani men ato rreshkitset e tuneleve “strehimet“ (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n’shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t’mor i thike ene nji ta ca n’4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n’Durres ene ma bleu prap.
26- ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. per breket e korces qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.
27- raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen “Turbo”-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
28- Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
29- Na thotë “zhulc” po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
30- …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..
31- Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.
32- Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte “Jetë makabre, pa pikë intimiteti!” dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…
33- Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte “25 gershetat” dhe fitoi nje manjetofon “Sherebel”.
34- Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
35- Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
36- Brezi qe e ka pare Rambo’n dhe Terminatorin turqisht.
37- Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
38- Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke “HILAL”.
39- Filmat : Kallamishte dhe balte. Arriten titanet. Thanasi, Skllavja Izaura !
40- Sallami tophat (mami sallami)
41- Asaj kenges "dancing with an angel” njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte ‘genci me valixhe’
42- Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
43- Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen “Ooo Xhimi Xhimi” nga Madona.
44- Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
45- E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n’shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
46- Jeta rreth nesh
47- Trupi e Shendeti

48- Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi “moderrn”, e masanej nje hap prape ke kanocja kur s’ka uje.
49- “Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?” “Ne ferra usta! Usta u bene gati?!” (Arushi qe kerkonte babane)
50- Po celsi m’qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S’e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c’duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
51- (bisede telefonike)
52- -Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
53- Ooook…and your name is?
xhi, xhej, uaj, ell, i and…
(gets interrupted by the clerk)
Po fol, mi Gjyle, fol…
54- Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s’ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
55- Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj
Conclusion: ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
PS . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite

And the best of the best:

Filmi i preferuar i adoleshences:

Robi dhe Rozi: mami,babi,xha barka,ben gan,gran rouhtidhe gomari qe quheshe inacoriT
 
Last edited by a moderator:
Kjo teme eshte hapur nga Nostra_22
 
 Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
Akullore me kajmak krem e cokollat, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.



kjo vazhdon akoma...ne plazh cdo 1 ore kalojn duke bertitur kshu.por e kan zgjat vjershen me shum!
 
ehhhhh, ckemi bere dikur ur ur.......... ka ngelur nje nostalgji e papare.....
 
ehhhhh, ckemi bere dikur ur ur.......... ka ngelur nje nostalgji e papare.....

cfar na kujtuat keshtu me kthyet 25 me 30 vjet mbrapa .a ju kujtohet kur loznim sylla mbylla dhe ndonjeri shkonte ne shtepi hante buk dhe nuk e gjinim dot
 
Pe: Nostalgji adoleshence - Brezi i 80-90

Ehh sa kujtime te bukura :D + plot e plot te tj
 
Titulli: Nostalgji adoleshence - Brezi i 80-90

Pasi e rilezova u kenaqa e qesha e serish si heren e pare lol
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pervec videos desha te shtoja dicka

Te vegjel akoma shkonim te nje perrua te kapnim ato peshkaqenet e vegjel (bretkosa te sapoformuara)
dhe na dukej vetja gjiigande.
Qe edhe nese lageshim se mami me 1000 porosi kish thene te mos lagnim corapet se skishin 100 copa atehere
te shkolles e te shtepise ishin rrobat (lol) dhe kur lageshim, i thanim duke i perplasur ne gur
E kur fillonte vera dhe kapnim gjingallat ne peme, por ishin ca dardha te egra qe ta benin gishtin
gjak, por ajo gjingalla aty te therriste, dhe disa te poshter qe i hiqnin flatrat te shkretes.
Kur atehere kish lendina te medha (tani te zevendesuara nga shtepia) dhe luanim te gjithe me top
top i thencin se te ngelte kemba brenda topit kur gjuaje aq i grisur ishte, le gjithe balte
habitem se si smorem ndonje semundje tip kolere te ster-rende.
E kur luanim topelufte, te vinte ndonje top i forte mu ne mes te ballit, sikur ish prej plumbi, por i shkreti
bere me rrecka te vjetra e corape qe i mbeshtillte ato, dhe kur e harronim ne gardh e binte shi behej si bombe e vogel
Kishim nje komshie te keqe fare ne, sa vinte topi andej desh mori sepaten ajo, dhe une vrap te mami te hynte si ndermjetese
ti ulte nervat :D
E kur binte topi dhe ajo nuk ish jashte, hynte njeri me i shkathet dhe me i dobti qe hynte te te carat e derrasave
dhe mes nje qeni super te egersuar ai hidhte topin, e vraponte si i cmendur.
Asnje qe spipetinte ne ato momente donim vetem shok/shoqen jashte se mendonim mos do e rrihte plaka (lol)
Kur shkonim ne shkolle dhe na rrihte zysha ufff nja 2 xixa te mira qe kam pare si harroj asnjehere
Kur luanim per ore te tera 'vigan-shkurtabiq' pa u lodhur, dhe e thonim aq shpejt sa sdi si leviznim si robota ulu ngrihu :D
Kur luanim rrasa-vije, ajo qe ben disa kuadrata (zakonisht 8) me nje shkop te madh, do gjeje gurin me te rrafshe te mundshem
dhe te kerceje gjithe pasditen aty me nje kembe, dhe te tjeret qe rrinin gatitu nese preke ndonje vije qe pastaj te thonin 'u djege'
E vjershat qe thuhet qe te sillnin ters...'arusha ne fushe' sepse ishte nje katror qe ti sduhej te kaloje aty
E kur luanim kukufshehtasi naten, 50 vete ne nje vend se skish drita atehere, vec hena
Le diten se i bija rrobat e grisura cdo here
Jo se kam qene vec une si tip cuni, por atehere ishin 20 veta qe mblidheshin e kenaqeshim.
Kur nje i lagjes kish fruta te mira dhe ngjitej ne peme-thoja o mamiii po han mollet ai psh (lol)
Ama kur e kish komshia 2 roje njeri qe vidhte dardhat.
Koha kur merrje buken ne dore dhe te gjithe qe shihnin cf po haje, le te thonin me jep nje cope
por i shihjte te gjithe me duart plot pastaj
Kur vija ne shtepi qe skish uje qe me lante, dhe naten vone aq e lodhur sa thoja neser sdal me
Por ahe aty isha.
Koha kur bicikleta kishin 2 persona-o te vegjlit nga ndonje xhaxh emigrant, ose te vjetrit
Ajo e para ishte e vogel, por don ti qe te gjithe aty i kishe , fshehtas
Ndersa tek e madhja sa vuaje o Zot, si fillim nje person duhej te ngjiste e tj te mbante shalen
pastaj kur rrezoheshe dhe caje kembet.
Per fat tv e pare pa ngjyra e kam pasur une, dhe kur do behej misi s mblidheshin te gjithe aty
sidomos ne dimer, kur bente aq ftohte, vinin cunat e goces e lagjes
qe nen batanije (ne te vegjel sdinim gje) qeshnin e luanin hehehe.

Ah sa qejfe atehere :)
 
U rritem. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top