Njerëzit tregojnë momentin kur kuptuan se kishte ardhur koha për t'u divorcuar

Monique

With or Without u
-785-0-603e2f29ece26.jpg

Ka ngjarje në një marrëdhënie që më shumë sesa një shenjë alarmi paralajmërojnë fundin e pashmangshëm: divorcin! Këta njerëz tregojnë pikërisht momentin kur ndjenë se martesës i kishte ardhur fundi dhe ishte koha për t'u ndarë.

"E dija që do të ndahesha kur një grua erdhi në shtëpinë time dhe më tha buzagaz se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e burrit tim. Tradhtinë edhe ndoshta mund ta kaloja, por një bebe, s'mundesha!"

"Pas 5 vitesh bashkë e ndoqa dhe zbulova se i dërgonte dhurata "vajzave seksi në zonën tonë" në këmbim të fotove dhe videove nudo. Ato lekë supozoheshin të shkonin për të paguar faturat tona."

"E dija që ishte momenti për një divorc kur e pashë që ai s'i kushtonte vëmendje domateve të mia. Unë u super lodha për të krijuar një baçe dhe një kopësht fantastik dhe kur domatet më në fund u shfaqën atij as nuk i interesoi për t'u kujdesur. Pra, ai s'bënte as minimumin për të vlerësuar dhe për të më bërë të lumtur."

"Për 10 vite martesë kemi jetuar gjysmë ore larg njëri-tjetrit sepse ishin gjatë gjithë kohës në proces për t'u transferuar diku. Një ditë ndihesha tmerrësisht keq nga ana emocionale dhe i kërkova ta takoja. I thashë se kisha nevojë për të dhe çfarë bëri? Më dërgoi GIF-in e një qeni."

"Vendosa që duhet të ndahesha nga gruaja ime e parë kur më paralajmëroi të mos flisja tek festa ku do të shkonim bashkë me miqtë e saj. Më tha se pavarësisht se unë mendoja që isha shakaxhi i lezetshëm në fakt po e vija në siklet."

"Ishte dita e parë kur u kthyem në shtëpi pas lindjes së vajzës. Pata një proces të lodhshëm dhe të vështirë, por s'ishte kjo më e keqja. Im shoq mendoi se po flija dhe mori në telefon të dashurën e tij. Javën tjetër bëra gati dokumentat e divorcit dhe që prej asaj dite vazhdoj them se është vendimi më i mirë që kam marrë."

"Pata një abort spontan dhe ai refuzoi të më çonte në spital. Më thoshte të pushoja së qari dhe të sillesha si njeri normal. Shkova vetë në spital dhe ditën tjetër tek avokati. Doja të ndahesha sa më parë."

"E dija që ndaheshim kur zbulova se kishte një tjetër fëmijë dhe unë s'dija asgjë."

Burimi: BuzzFeed
 

Attachments

  • -785-0-603e2f29ece26.jpg
    -785-0-603e2f29ece26.jpg
    28.6 KB · Shikime: 0
  • -785-0-603e2f29ece26.jpg
    -785-0-603e2f29ece26.jpg
    28.6 KB · Shikime: 0
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top