Një ushtri e përbashkët për Botën Arabe?

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Hussein Ibishmay

Kur gjatë mbledhjes së saj në mars Liga Arabe shpalli se kishte ndër mend të krijonte një komandë të përbashkët për një forcë të bashkuar ushtarake arabe, të gjithë zgurdulluan sytë. Duke parë sa të ndara janë shtetet arabe dhe se sa të varfra kanë rezultuar disa përpjekje për koordinim ushtarak arab, kjo u prezumua se do të ishte një tjetër retorikë boshe.

Megjithatë, qeveritë arabe po këmbëngulin për të themeluar një forcë të përbashkët. Më 22 prill gjeneralët e ushtrive arabe u takuan në Kajro për të formalizuar strukturën, rregullat dhe angazhimet e buxhetit. Propozimet e tyre duhen ratifikuar nga krerët e shteteve brenda tre muajsh.

Pavarësisht se sa ambicioz është programi dhe pikave që mund ta pengojnë atë, shtetet arabe duken të vendosura që ta bëjnë funksional. Nëse një forcë e tillë realizohet, edhe sikur të funksiononte nën rrethana të kufizuara, ai do ta shndërronte strategjinë e peizazhit rajonal dhe do t’i ripërcaktonte marrëdhëniet mes shteteve arabe.

Impulsi për të krijuar një forcë të përbashkët buron nga dëshira për të patur një bashkim më të madh arab, e cila e ka karakterizuar kulturën politike të Lindjes së Mesme që prej Mbretërisë jetëshkurtër arabe të Sirisë, që u rrëzua nga francezët më 1920, pak pas Luftës së Partë Botërore. Ideja e një force të bashkuar arabe premton gjithashtu se do të sjellë së bashku burimet financiare të shteteve të Gjirit Persik së bashku me fuqinë njerëzore të Egjiptit, Jordanisë dhe Marokut. Një gjë e tillë iu përgjigjet frustrimeve tradicionale arabe lidhur me faktin që shumë popuj kanë mbetur larg të ardhurave të mëdha të naftës (me përjashtim të Irakut).

Ka një joshje të madhe nga fakti që forcat e sofistikuara dhe të teknologjisë së fundit ajrore të shteteve të Gjirit mund të ndërthureshin me këmbësorinë egjiptiane dhe njësitë e mekanizuara, së bashku me forcat speciale jordaneze, për të mbrojtur interesat arabe. Por plani, në radhë të parë, u përgjigjet zhvillimeve më të fundit.

Ngritja e Shtetit Islamik, rritja e ndikimit të Iranit në botën arabe përmes klientëve dhe partnerëve në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe përreth ka krijuar një konsensus të rrallë ndërmjet qeverive sunite arabe.

Shtetet arabe bien dakord se po përballen me një krizë të patolerueshme dhe se nuk është më e mundur të pritet vetëm nga ndërhyrja amerikane. Shtetet arabe kanë dalë qartësisht në përfundimin se, në rast se ata nuk bashkohen për të përballuar këtë krizë të dyfishtë, ata mund ta gjejnë veten nën zgjedhën e radikalëve xhihadistë, të persianëve imperialistë, apo të të dyve së bashku.

Forca e bashkuar arabe u kërkua nga Arabia Saudite, e cila udhëhoqi një ndërhyrje në Jemen, si dhe nga Egjipti, i cili është i fokusuar te kryengritja në Libi dhe në Sinai. Associated Press raportoi në nëntor se dy qeveritë, së bashku me ato të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Kuvajtit, ishin duke diskutuar një plan që atëherë. Si Riadi ashtu edhe Kajro kanë shprehur në mënyrë individuale pakënaqësi karshi politikave amerikane dhe spekuluan lidhur me nevojën për ta rishikuar pozicionin e tyre si të mbrojtur të Uashingtonit.

Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton. B Carter, e ka cilësuar propozimin “si diçka të mirë”. Sikurse ish-ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shukri bëri të ditur se forca e tij politike do të ndërmarrë “misione të shpejta dhe efikase” me lejen e qeverive përkatëse. Kështu që ajo duket se ka për objektiv kryesisht aktorë si Shteti Islamik apo rebelët Houthi në Jemen./ The New York Times
 
Titulli: Një ushtri e përbashkët për Botën Arabe?

Prap nuk e rrifni dot Izraelin se Izraeli i ka femrat me te bukra.
 
Titulli: Një ushtri e përbashkët për Botën Arabe?

Do ti vjen fundi cifuteve, terroristeve te vertete.
 
Titulli: Një ushtri e përbashkët për Botën Arabe?

Mos ja fut kot. Nuk i mund dot bjondet.
 
Titulli: Një ushtri e përbashkët për Botën Arabe?

Me duket per bjonde une s'isha duke biseduar, per humor ke nenforumin perkates
 
Back
Top