Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

LeVoyageur

Once upon a time...
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Babai i një fëmije që u mbyt në baltë, teksa tentonte të largohej nga Mianmari (Burma), i ka bërë thirrje botës që të veprojë.

Mohammed Shohayet ishte vetëm 16 muajsh.

Ai po arratisej nga shtëpia e tij në drejtim të Bangladeshit.

Shkak është bërë persekutimi që u bën ushtria myslimanëve të këtij rajoni.

Të larguarit thonë se janë vrarë, përdhunuar dhe u janë djegur shtëpitë.

Mohammed ishte me mamanë dhe vëllanë, teksa po tentonin të kalonin lumin.

Trupi i tij u gjet më vonë dhe fotoja është krahasuar me atë të refugjatit Aylan Kurdi, që u mbyt në brigjet turke teksa po arratisej nga Siria.

Babai i vogëlushit të mbytur, Zafor Alam, thotë për CNN: “Në fshatin tonë, helikopterët kanë qëlluar mbi ne. Gjyshja dhe gjyshi im u dogjën të gjallë. I gjithë fshati u dogj nga ushtria. Nuk ka mbetur asgjë”.

“Kur e shoh foton e djalit, them të kisha vdekur unë më mirë”.

Mijëra banorë Rohingya janë larguar nga Mianmari, i njohur edhe si Burma.

Ata i përkasin pakicës myslimane, e cila vazhdimisht është dhunuar.

Por drejtuesja e vendit, fituesja e Nobelit për Paqen, Aung San Suu Kyi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj këtij minoriteti.

Po ashtu ajo po i bën rezistencë presionit ndërkombëtar për të mbrojtur minoritetet.

burma1.jpg

Mapo.al
 

Attachments

  • burma1.jpg
    burma1.jpg
    66.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Dhe te mendosh qe presidentja vete ka qene e burgosur dhe e persekutuar nga ushtria kur ushtaraket ishin ne fuqi.
I kane dhene edhe Nobelin kesaj!!!
Flasin per apokalipse.Imazhe te tilla jane apokalipsi i njerezimit.
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Nje kasaphane e vertet po ndodhe andej tash e sa vite dhe bota po hesht perballe ketij zullumi. :'(
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

:(((((((((((((((((((((((((((((((((((
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Jo rralle revulicionaret jane shenderruar ne vrastar, dhunues dhe kriminel.
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

O Zot sa veshtir me pa nje femij ne ket gjendje.. paramendo po te ishte i familjes ton!!Zot largoje zullumqarin.
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Asnje cmin nuk i ben pune kesaj.... As ka per te gjete paqe ndonjehere, edeh pse ka fitu kete cmim.. Zoti u erdh ne ndihme, se njerezit skan kohe te merren me te, jane shume te zene duke krijuar kurthe, duke manipuluar, vrar dhe kercenuar....
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Ne bote mungon drejtesia dhe paqja njerezore . Zoti na udhezofte dhe forcofte ne keto dite te veshtira .
 
Titulli: Një tjetër fëmijë i mbytur shokon botën: Deri kur?

Egersia e njeriut per pushtet nuk po njeh me kufije.Zoti na ka vene ne nje prove te cilen po e shperdorojme me krime te tilla,deri sa nje dite njerezimit do ti vije fundi.Do jemi ne qe do e shkaterrojme njerezimin edhe jo fatkeqesite natyrore.
 
Back
Top