Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nje shqipetare i varrosur pranë Mozart-it, Beethoven-it.

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Personalite të shquara Shqiptare /boteror
Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Në vitin 1842 Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Ghega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Ghega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur.

Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo sajlla(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifimkit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt.

Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Wنhringer-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

Ps.Duke pare emrin ai duhet te jete nga Zadrima(krahine e ndare ne dy pjese,Lezhe dhe Shkoder.Eshte e vetmja krahine qe perdor edhe sot keto emra.Mirepres kritika)
 

Attachments

  • karl gega.jpg
    karl gega.jpg
    9.3 KB · Shikime: 9

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back