Një shkrim për Sali Berishen në… gazetën Bashkimi të 1959-s!

“Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi”. Në politikë e futi Ramizi, po ja kush e solli në Tiranë Saliun. Një shkrim për të në… gazetën Bashkimi të 1959-s!​

ssssb-905x395.jpg
“…Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi…”

Duket e pabesueshme po për Sali Berishën është shkruar në gazeta që në… 1959-n. Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një shkrim për të në gazetën e asaj kohe “Bashkimi”.

DITA ka kontaktuar në 2015 autorin e shkrimit Murat Gecaj, i cili e konfirmoi shkrimin 56 viteve më parë, në nëntor të vitit 1959.

Shkrimi mban titullin “Ëndrra po realizohet”. Ja pjesë prej tij që ribotohen nga DITA:

“…Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare “Asim Vokshi” të Tropojës… Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi

U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të Atdheut. Mendjen e kishte te prindërit, por zemra sa s’i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndiejë veten si në familjen e tij. Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t’u bërë mjek dhe për t’i shërbyer popullit…”

Ish-studenti i Mjekësisë është sot ndoshta i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që ka ngelur aktiv në politikë. Aty e futi Ramiz Alia, por në Tiranë e ka sjellë një… mjek.

Mjeku quhet Rexhep Ndoçi dhe në Tropojë e dinë që ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959.

Vetë Berisha ndërsa pëlqen të flasë për familjet e të gjithëve, nuk ka qejf të flasë për të shkuarën e tij të hershme.

Rast përjashtimor në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në dhjetor 2013, teksa thoshte që ishte rritur me librat e Fishtës dhe odën e burrave ai tregonte për fëmijërinë e tij:

“..Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër dhe një motër. Çfarë ndodhte në familjen tonë… E para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.. Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua, më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje… Motra më mësoi mua shkrim e këndim 5 vjeç dhe natyrisht unë kam pasur një tipar, unë isha një fëmijë fotografik, me një memorie shumë të fuqishme… Gjatë gjithë rinisë time unë kam qenë tmerrësisht i lidhur me librat. .

Veç nënës dhe motrës ai tregonte se ndikim të madh në jetën e tij ka patur e shoqja:

“Pas nënës Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Ajo ka padyshim një ndikim shumë të madh në jetën time..”

Përballjen e parë me Tiranën djali nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër e komenton kështu: “…Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin, me një ushqim të ndryshëm si dita me natën, me ushqimin e konviktit…

Kurse vendimin për të studiuar mjekësi:

“I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia, por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete. Kjo nuk mu lejua dhe më në fund dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu drejtua drejt mjekësisë…”

Pasion letërsia?!

Në fakt shkrimi i “Bashkimit” në 1959 thotë se Saliu kishte kerkuar vetë që bursa t’i jepej për mjekësi. Ndoshta e ka fshehur Saliu i vogël “pasionin” dhe ka gënjyer mjekun që e ndihmoi? Apo gënjeu Sonilën?

Gënjeshtrat e vogla e të mëdha, janë kaq të shumta në raportin e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë sa askush nuk do ta vejë re këtë.

n.s. / dita
 
Jo pra nuk eshte çeshtje e shkuar perserisa kandidon ne emer te popullit dhe per popullin(per popullin...???)
po po por ne emer te popullit kandidon edhe e gjith PS qe vjen nga partia e punes me ne krye Gramozin me cunin e Kristaqit bashke me shoket, ministra e kryeministra
 
po po por ne emer te popullit kandidon edhe e gjith PS qe vjen nga partia e punes me ne krye Gramozin me cunin e Kristaqit bashke me shoket, ministra e kryeministra
Jam plotesisht dakord me ty qe jane njeri me m.... se tjetri.
Me behet qejfi qe edhe ti i fut ne nje kazan te dyja palet?
 
Por gjithsesi nje gje e shkuar...Faktet skan me vlere
Sa te shkuara jane ?
Jane gjera ende te gjalla dhe te prekshme
Sipas kesaj llogjike i bie te harrohet cdo pllazme qe ka drejtuar kete vend , edhe Enverin?
Apo sipas midese i harrojme
 
A nuk duhet te flase historia dhe jo ju per personin ne fjale?!
Jo sepse populli shqiptar e ka vuajtur ne kurriz qeverisjen e ketij, jo sepse ky solli piramidat, jo sepse ky solli 97, jo sepse ky ka vrare e prere e ka vjedhur sa ka dashur, pra eshte bashkekohor, s'kemi pse presim historine.
Me te njejten llogjike i bie te presim qe historia te vendose edhe per Edvin psikopatin, apo jo e?
Per kete kriminelin tjeter nuk e presim historine ne.

Dhe Saliu kerkon akoma te vendose per popullin ne moshen 80 vjeçare, kur nuk do ai vete qe te dale ne pension si ta nxjerrim ne te tjeret?

Po nderrohen 7 presidente Usa qe kur ky ka hyre ne politike. Kupton?
7 presidente amerikane kane ikur e ardhur, ky kerkon akoma voten e popullit per deputet.

Dhe ne emer te kujt?
Te ndryshimit, edhe kush?
Sala, ne emer te ndryshimit!
Opo mire na e bejne kur gjejne!!!
 
Si pari: me pelqen, kur thua qe jam i djatht, pastaj i majt, diten tjeter “gri”.

Se dyti: Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohes se ndryshimeve antikomuniste ne Evropen Lindore, qe eshte ende ne politike aktive! Shume prej lidereve te tjere historike dhe tradicionale te Evropes Lindore, jane zhdukur nderkohe nga skena politike, ose nuk i kane rezistuar dot dinamizmit te saj.

Se treti: sipas "The Economist" qe i referohet "Zogby International", Berisha mbetet i mbeshtetur kryesisht nga moshat nen 49 vjec. Sipas Zogby, votuesit nen 35 vjec mbeshtesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithese lideri konkurrent, Edi Rama, eshte 20 vjet me i ri se sa Berisha dhe ka nje te shkuar shume me ekstravagante. E njejta statistike mbeshtetet edhe nga kompanite e tjera te sondazheve, qe sqarojne se mbeshtetesit e PD-se jane me te shumte nga mosha 18-49 vjec, kundrejt atyre te PS-se qe marrin revansh nga mosha 49-70 vjec. Pikerisht ata mbi 70 vjec jane mbeshtetesit kryesore te PS-se.

Se katerti: Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet. Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika, ne 2005-en Fatos Nanon duke e detyruar te jape doreheqjen, dhe ne 2009-en Edi Ramen.

Por sot, thuajse 30 vjet pas shpalljes se pluralizmit, protagonist i te cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri me i suksesshem politik ne Shqiperi, nje lider tradicional dhe historik, qe ka anetaresuar vendin ne Keshillin e Evropes, ne NATO dhe po e conte ate drejt anetaresimit ne BE, qe vijon te mbetet, njeriu me i votuar, edhe sot, kur eshte politikani me karrieren me te gjate dhe me komplekse ne Shqiperi!
 
Se katerti: Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet. Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika, ne 2005-en Fatos Nanon duke e detyruar te jape doreheqjen, dhe ne 2009-en Edi Ramen.
Ne 92 i vetmi vit dhe e vetmja here kur Saliu ka fituar bindshem
05 - nano e la qeverine ,pas vrasjes se nje komisioneri te PD-se
vitet e tjera po ti le , se e di e ti si fitohen zgjedhjet ne Shqiperi meqe dhe vete je pjese e sistemit!
 
Ehe, ok.
Lexova vetem rreshtin e pare.
Nuk kam thene kurre qe jam i majte , as gri, keto jane opinionet e tua.
Vetem mos me permend gjera qe nuk i kam thene!

Jam i djathte ne shpirt por nuk jam dele, nuk jam as militant e aq me pak interesaxhi partish.
Te jesh i djathte nuk do te thote domosdoshmerisht te jesh me PD sepse pd eshte pjelle e komunisteve, sot ne 2020 ka me shume komuniste te PD se sa te PS, dhe nuk besoj se ka nevoje per emra qe nga lart e deri poshte ne antaresi.
 
Per kë ke votuar keto vite ?!?
 
Ja u zgjidh dhe enigma lool
 
Vota eahte e fshehte :p
Marla, pavaresisht se çfare mendon ti per politikat e ndjekura nga Berisha, ajo qe une kam shkruajtur me lart eshte e vertete dhe e pamohueshme.

Nese ti e shikon Berishen si lider apo jo, ajo eshte diçka subjektive dhe e parendesishme pasi nuk jane njerezit qe i bejne liderat, jane koherat qe kalojme qe i nxjerrin dhe konfirmojne liderat.
 
Pse ziheni kot, Shqiperia e post monizmit ska pas kurre te majte e te djathte, dhe sali vrroma eshte personi i fundit ne gjendjen civile qe duhet te etiketohet si i djathte. Ai jo vetem s'eshte i djathte, por ska apliku kurre politika te djathta ne interes te populit, por vetem politika autoritare vrastare ne dem te shqiperise dhe popullit te saj.

Nqf se enveri vrau 4000 e kusur shqiptar dhe internoi e burgosi me mijera te tjere per nje periudhe 45 vjecare, saliu me 16 vjet qeverisje e arriti kte numer dhe e tejkaloi. 3000 e kusur jane vrare vetem ne 97, dhe qindra te tjere u mbyten ne det duke i ikur flakes qe i vuri ky njeri shqiperise.

Kshu qe bojkotoni te "majte" e te "djathte" nese u ka ngel ndonje fije dinjitet sepse te rrosh me shprese qe shqiperia do behet me kto monstra eshte te fyesh inteligjencen e njerzve.
 
Per kë ke votuar keto vite ?!?
Po e ben debatin shume personal (zakonisht kjo ndodh kur njeri nga bashkebiseduesit nuk ka me argumenta) por po ta them sepse e kam thene edhe me pare ketu ne fv e keta te vjetrit ndoshta e mbajne mend.

Nuk kam votuar kurre majtas, kurre ne jeten time, as kam ndermend ta bej, edhe nese nje parti e majte nxjerr nje program te djathte nuk do ta votoj sepse jam aq i djathte sa pres qe nje parti de jure dhe de facto e djathte te meritoje voten time.

Ketu ke te djathte me shumice qe te pakten nje here ose nje tjeter kane votuar majtas ndersa tani votojne djathtas dhe kjo i ben te djathte sipas tyre!!!!!

Kush eshte me i djathte?
Une qe nuk kam votuar kurre por kurre majtas apo pseudodjathtistet qe votojne sa andej ketej???

Pyetja ime eshte dhe mbetet retorike, asgje personale me ty e me kedoqofte.
 
Nese te bera nje pyetje te drejtperdrejte, mendova qe nuk do te ma keqkuptoje si mungese argumenti, edhe une nuk e bera kur ti me thua: te lexova vetem rreshtin e pare.

Pra, ti asnjehere nuk ke votuar te majten, por asnjehere nuk ke votuar per te djathten, e thene shqip shqip Asnjehere nuk ke marre pjese ne nje qender votimi! Nese nuk gaboj.

Miku im, askush nuk ta sheh zemren ty edhe mu se sa me bindje te djathta jemi, por te pakten me mu, mos e shit veten per te djathte.
 
Pse ziheni kot, Shqiperia e post monizmit ska pas kurre te majte e te djathte, dhe sali vrroma eshte personi i fundit ne gjendjen civile qe duhet te etiketohet si i djathte. Ai jo vetem s'eshte i djathte, por ska apliku kurre politika te djathta ne interes te populit, por vetem politika autoritare vrastare ne dem te shqiperise dhe popullit te saj.

Nqf se enveri vrau 4000 e kusur shqiptar dhe internoi e burgosi me mijera te tjere per nje periudhe 45 vjecare, saliu me 16 vjet qeverisje e arriti kte numer dhe e tejkaloi. 3000 e kusur jane vrare vetem ne 97, dhe qindra te tjere u mbyten ne det duke i ikur flakes qe i vuri ky njeri shqiperise.

Kshu qe bojkotoni te "majte" e te "djathte" nese u ka ngel ndonje fije dinjitet sepse te rrosh me shprese qe shqiperia do behet me kto monstra eshte te fyesh inteligjencen e njerzve.
Ti ke kapur thelbin.
Une nga nje parti e djathte pres politika te djathta.
Psh, a i hapi pd dosjet e komunisteve?

A e zbatoi pd parimin e djathte "toka i shkon atij qe i takon"?

A ishte pd qe i tha popullit-mos i paguani dritat(drita per te gjithe=parim komunist) por nga sistemi nuk ja fshiu?

A i rimbursoi pd te perndjekurit politike?

A e zbatoi pd parimin komunist toka=1 € (toke pee te gjithe=parim komunist,vetem per fazlliçin dhe argiten ama, jo per te gjithe)
Etj
Etj
Etj
Se s'kam as kohe ti numeroj tani politikat e djathta te pd se jam tu fol me njonen ne whats up??
 
A nuk duhet te flase historia dhe jo ju per personin ne fjale?!
Historia do pershkruaj si nje udheheqes te fuqishem ,dhe si nje pishtar te demokracise. :))
 
Nese te bera nje pyetje te drejtperdrejte, mendova qe nuk do te ma keqkuptoje si mungese argumenti, edhe une nuk e bera kur ti me thua: te lexova vetem rreshtin e pare.

Pra, ti asnjehere nuk ke votuar te majten, por asnjehere nuk ke votuar per te djathten, e thene shqip shqip Asnjehere nuk ke marre pjese ne nje qender votimi! Nese nuk gaboj.

Miku im, askush nuk ta sheh zemren ty edhe mu se sa me bindje te djathta jemi, por te pakten me mu, mos e shit veten per te djathte.
Une te shes veten te ty???
?

Une ta perseris qe s'kam votuar kurre majtas, per ty nuk e di!!!

Dhe vazhdon akoma me debat personal!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top