Një sfidë e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dielli po shkëlqen në Lindje

korado

President
Bota post-amerikane

Një sfidë e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dielli po shkëlqen në Lindje

Në një artikull të vitit 2003, të shkruar në prag të pushtimit të Irakut, Farid Zakaria - opinioni i mediave amerikane - shkroi: "Sot është e qartë që epoka në të cilën jetojmë ka vetëm një emër, botë unipolare - epokë ku dominon vetëm një fuqi globale. Pozicioni i sotëm i Amerikës është i paprecedent". Vazhdoi duke deklaruar se "dominimi amerikan nuk është thjesht i karakterit ushtarak. Ekonomia amerikane është po aq e madhe sa tre të tjerat - japoneze, gjermane dhe britanike - të marra së bashku". Më pas shtoi se "është më dinamike ekonomikisht, më e re demografikisht dhe më fleksible kulturalisht nga çdo pjesë tjetër e botës". Ajo që i shqetëson mbi gjithçka tjetër njerëzit në mbarë botën, shkroi, "është jetesa në një botë me trajta të përcaktuara nga një vend i vetëm - Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Në librin e tij të ri, "Bota post-amerikane", Zakaria shkruan se Amerika vazhdon të mbetet një superfuqi politiko-ushtarake, por "në çdo dimension tjetër - industrial, financiar, edukativ, social, kulturor - shpërndarja e fuqisë po ndryshon, po rrëshqet nga duart e Amerikës". Me ngritjen e Kinës, Indisë dhe tregjeve të tjera në zhvillim dhe me faktin se bota po bëhet gjithnjë e më e decentralizuar, autori mendon se "po ecim drejt një bote post-amerikane, e drejtuar dhe e përcaktuar nga shumë vende e shumë njerëz".

Lidhur me këtë, Zakaria mendon se jemi në mes të ndryshimit të tretë të madh (në fakt përdor termin tektonik) të fuqive të vërejtura gjatë këtyre pesëqind viteve të fundit: i pari ishte ngritja e Perëndimit, i cili prodhoi "modernizmin siç e njohim sot: shkencë e teknologji, tregti dhe kapitalizëm, revolucionet agrikulturore dhe industriale"; i dyti ishte ngritja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shekullin XX; dhe i treti ishte ai që e quan "ngritja e të tjerëve", me Kinën dhe Indinë, që bëhen "aktorë të mëdhenj në rajonet e tyre dhe përtej", me "Rusinë që bëhet më agresive" dhe me Evropën që "vepron me synime dhe forcë të jashtëzakonshme", mbi çështje si tregtia dhe ekonomia.

Shumë nga argumentet e mprehta të shtjelluara në libër janë të përafërta me ato të bëra nga disa analistë të tjerë amerikanë, por Zakaria shfrytëzon njohjet e shkëlqyera në botën ekonomike, politikën e huaj dhe politikën kulturore për t‘i ofruar lexuesit një pikturë të qartë të botës së globalizuar (dhe rolit të Amerikës brenda saj).

Zakaria vëren se ironia e "ngritjes së të tjerëve" është në pjesën më të madhe rezultat i ideve dhe veprimeve amerikane: "Për 60 vjet, politikanët dhe diplomatët amerikanë kanë udhëtuar anekënd botës, duke i shtyrë vendet të hapnin tregjet, të çlironin politikën dhe të përqafonin tregtinë e teknologjinë. Kemi shtyrë njerëzit e vendeve të largëta të pranojnë sfidën e kompeticionit në ekonominë globale, të hapnin politikat monetare dhe të zhvillonin industri të reja. I mësuam të mos u trembeshin ndryshimeve, si dhe i njohëm me sekretet e suksesit. Dhe gjërat funksionuan".

Por njëherësh, vazhdon autori në libër, "Amerika po sheh me dyshim pikërisht ato gjëra që i ka mbështetur me forcë për shumë kohë - tregjet e lira, tregtinë, emigracionin dhe ndryshimet teknologjike".

Ndërsa lexuesit, duke parë rënien e dollarit jashtë kufijve dhe deficitin e jashtëzakonshëm tregtar, mendojnë se ekonomia amerikane është në telashe. Zakaria beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në të kundërt të Britanisë, e cila reshti së qeni fuqi e madhe për shkak të "dobësimit të pakthyeshëm ekonomik") janë në gjendje të mbajnë një "ekonomi vitale e të fortë përballë revolucioneve të ardhshme në shkencë, teknologji dhe industri - për sa kohë do jetë në gjendje t‘u përshtatet sfidave dhe të dijë të përballet me to".

Siç e sheh Zakaria, "keqfunksionimet ekonomike të Amerikës së ditëve tona" nuk janë produkt "i mungesës së fortë të eficensës brenda ekonomisë amerikane", por i politikave specifike qeveritare - të cilat mund të reformohen "relativisht lehtë", duke e kthyer vendin në shina më të qëndrueshme. "Një numër i mirë reformash mund të vihet në jetë që nesër", shkruan, "për të zvogëluar shpenzimet e tepërta, për të shtuar kursimet, për të rritur trajnimet në shkencë e në teknikë, për të garantuar pensionet, për të krijuar një proces të kontrolluar emigracioni dhe për të arritur një eficensë lidhur me shfrytëzimin me kritere të energjisë".

Duke qenë se roli i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare po ndryshon me shpejtësi, për t‘u hedhur në një sistem shumë më dinamik e me shumë aktorë, Zakaria mendon se shtetit të tij do t‘i duhet të sillet si "agjent burse", të ngrejë marrëdhënie të ngushta me shtetet e tjera të fuqishme, duke e transformuar rolin drejtues prej superfuqie në atë të "konsultuesit, bashkëpunuesit, madje edhe të atij që di të bjerë në kompromise" - me pak fjalë, të heqë dorë nga shteti kauboj, i favorizuar nga administrata e Bushit dhe të përqafojë qëndrimin e fuqisë që rri prapa skenës, duke "krijuar axhenda, përcaktuar çështje të rëndësishme dhe duke mobilizuar koalicione".

Sipas asaj që shkruan Zakaria, sfida më e rëndësishme për diplomacinë amerikane ka të bëjë me Kinën: si të frenojë agresivitetin dhe ekspansionin e saj, ndërkohë që mirëpret rritjen e saj legjitime. Shton se në një botë ku Amerika "vërehet si hegjemonia me dorë të rëndë", Kina mund të kërkojë ta pozicionojë veten si "alternativa ndaj Amerikës arrogante e të ashpër".
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Keshtu ka ndodhur dhe ne te kaluaren.Antlatidet i mesuan njerezit e pemeve si te flisnin.Pas mesimit dhe njerezimit te tyre ata u ngriten kunder mesuesve,hyjnoreve dhe i shkaterruan ata.
Keshtu ka ndodhur me pellasget.Greket pasi mesuan prej tyre shkrimin,artin e ndertimit me gur,Matematiken,filozofine,shkrirjen e metaleve i perzune prej tokave ku banojne sot afrikano-egjyptiano-kurdet,te cilet e vetquajne sot veten greke dhe token etyre te vjedhur Greqi.Pellasget moren plackat dhe shkuan drejt Italise.Ne itali ata u bashkuan me kusherinjte e tyre te pare Iliret dhe me vone formuan Romen.
Keshtu Aleksanderi Iliro-maqedonas me inatin ndaj ketyre ish majmuneve qe perzune racen e vete,ngrihet dhe pasi i qellon greket mu ne mes te athines sulmon qendren e races se vete te uzurpuar nga ish majmunet e asaj kohe,Persine.
Ngre Dinastin e mbreterve te rinj te Egjyptit pas shkaterimit te mbreterise se pare prej ish majmuneve.
Por ish majmunet kane disnivel te madh gjenetik.Ata perdorin sot teknolligjine e shpikur nga pasardhesit e kesaj race por mendjen e kane ne epoken e gurit.Deshira,tendenca dhe mentaliteti i tyre gjenetik eshte i diktuar prej instiktiktit te shkaterrimit dhe te mashtrimit.
Amerika,Per 50 vjete ka mesuar dhe hapur syte botes aq shume sa po te mos ishte ajo do te ishim akoma ne shekullin e 16.Por perfundimi kush do jete?
Asnjeher ajo nuk mposhtet,jo nga Kina e te tjere por nga gjithe pjesa e tjeter e globit pervec saj.Gabimet e te shkuares qe nga Atlantidsat e deri me sot ajo cuditerish i di dhe i ka parashikuar qe te mos perseriten me.Bota do te behete e drejte sic duan ata qe dine me shume dhe sjellin me shume dije ose te verteta per njerezimin.
 
Redaktimi i fundit:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Per mendimin tim, gazetari apo cfare eshte, ka shume pak brumosje socio-politike.
Ve theksin tek fjala e fundit pasi po flasim per nje epoke post-amerikane te mundshme qe sipas ketij eshte shkaktuar nga kriza ekonomike qe i rra per pjese USA te pares dhe restos se botes te dytes.
Sigurisht strategjite e presidentit Bush qene nje deshtim i vertete dhe u reflektuan po aq keq ne anen ekonomike te qeverise, megjithate te flasesh per nje rrenie te mundshme te Amerikes, me duket cik si mendim amatoresh ne fushen e gazetarise dhe politikes internacionale.
Vete artikulli i gazetarit, po te analizohet eshte plot gabime dhe plote mungesa informacjonesh persa i perket agjendes se Presidences Amerikane.
Po mundohem pak nga pak te bej analizen e artikullit dhe t'iu shpjegoj perse gjithe keto gjera qe jane thene jane te pabaza.

Gabimi 1
bota po bëhet gjithnjë e më e decentralizuar
Nuk eshte e vertete, Europa ka marre nje rruge qe po e con drejt integrimit te shteteve sovrane, jo ndaj decentralizimit. USA nuk do kete me te beje me shtetet europiane te ndara nga njera tjetra, por me Bllokun Europian, i cili eshte nje i vetem.
E njejta gje vlen dhe per vendet Islamike, te cilat kane nje pakt te perbashket ne politika ekonomike. Pra USA duhet te zgjedhe midis Azise dhe Europes per te ardhmen e saj...
Keshtu funksjonon politika internacjonale.

Gabimi 2

Evropën që "vepron me synime dhe forcë të jashtëzakonshme", mbi çështje si tregtia dhe ekonomia.
Ne te vertete, Evropa synonte me force te jashtezkonshme mbi ceshtjet ekonomike dhe tregetare deri kur u miratua Traktati i Nices.
Tashme prioriteti i BE-se jane politikat ambientale, energjitike dhe Kushtetuese..Pra era e tregetise dhe ekonomise me te forte ka kaluar ne EU.

Gabimi 3
Sipas asaj që shkruan Zakaria, sfida më e rëndësishme për diplomacinë amerikane ka të bëjë me Kinën: si të frenojë agresivitetin dhe ekspansionin e saj, ndërkohë që mirëpret rritjen e saj legjitime
Amerika kurre nuk ka ikur me parimin se si te frenoje te tjeret, por gjithmone ka synuar se si te jete perpara te tjereve.
Presidenti amerikan jeton ne te ardhmen, jo ne prezenten apo te shkuaren.
Nuk ben pjese ne "strategjite" e presidentave amerikane, ndalja e nje fenomeni. Strategjite e tyre, jane te prira se si te permiresojne te ardhmen.
Knowhow i Amerikes mund te vihet ne dyshim vetem nga ajo qe i dha "jete" si kontinent, pra Europa.
Kjo eshte thjesht ceshtje kulture. Vendet Aziatike, sado te rritura ekonomikisht, kane nje konture shume te varfer kulturore, politike, socjale te cilat duan vite te tera per te arritur nivelin Europian ose Amerikan.
 

korado

President
Amerika eshte dhe do te mbetet superfuqi.Une permenda rritjen legjitime te Kines nderkohe qe Amerika dhe blloku i g7 eshte futur ne krize,por te mos harrojme se Amerika kapitaliste ndertoi te gjithe boten.SHBA ndertuan Europen pas luftes se 2 boterore me planin Marshall,SHBA-te fuqizuan Japonine dhe tani i hapi tregjet dhe eksportet e reja Kines ne menyre qe ajo te ishte vatra e zhvillimit ne Azi dhe sigurish,asnje nga keto te lart permendurat nuk mund te dale mbi te.Nderkohe qe shtetet Aziatike mundohen te zhvillohen ekonomikisht Amerika eksploron universin pra eshte shume larg tyre...:motor:
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Amerika eshte dhe do te mbetet superfuqi.Une permenda rritjen legjitime te Kines nderkohe qe Amerika dhe blloku i g7 eshte futur ne krize,por te mos harrojme se Amerika kapitaliste ndertoi te gjithe boten.SHBA ndertuan Europen pas luftes se 2 boterore me planin Marshall,SHBA-te fuqizuan Japonine dhe tani i hapi tregjet dhe eksportet e reja Kines ne menyre qe ajo te ishte vatra e zhvillimit ne Azi dhe sigurish,asnje nga keto te lart permendurat nuk mund te dale mbi te.Nderkohe qe shtetet Aziatike mundohen te zhvillohen ekonomikisht Amerika eksploron universin pra eshte shume larg tyre...:motor:
Pikerisht pra...Amerika luan me boten si top ping pongu.
Ma lejoni kete shprehje, por keshtu eshte.:)
Amerika qe ne momentin qe ka lindur, i ka dhene drejtim te gjitheve (jo zgjedhje). Eshte i vetmi sistem i cili ka perballuar te gjitha krizat e mundshme pa u tronditur ne themele!
 

korado

President
Ne kohen kur ne Amerike filluan crregullimet financiare ,qe ne 2001 ne te gjithe boten,funksionimi i tregjeve nuk ishte normal,filloi mungesa pak nga pak e mallrave amerikane,pasi SHBA priten nje goditje te fuqishme ne zemer te finances se tyre,shembja e World Trade Center,dhe perseri financa amerikane arriti te ruaje rolin e saj si lider boteror.Kur ne 11 shtator 2008 (7 vjet pas renies se WTC) ne Wall Street u dha lajmi se kishte falimentuar banka me e madhe e investimeve ne Shtetet e Bashkuara,Lehman Brathers.Ne ate moment u fundosen bursat europiane dhe ato aziatike.Bursat qe pesuan me shume humbje ishin NIKKEI e Tokios dhe Hang Seng ne Hong Kong.Kjo do te thote se potenciali me i madh ekonomik ne bote eshte Amerika dhe nqs fundoset ekonomia e saj,do te terheqe me vete te gjithe boten!!!
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Dielli lind ne lindje, por perendon ne perendim. Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithnje.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
2025, fundi i dominimit të SHBA?

Materiali, që përpilohet çdo 4 vjet, bazohet në analizat e tendencave dhe situatave globale

Sipas një raporti të CIA-s, fuqia e Shteteve të Bashkuara po perëndon

Sipas një raporti të Agjencisë së Shërbimeve Sekrete Amerikane, superfuqia amerikane nuk do të mund ta dominojë më e vetme arenën globale. Ajo paralajmëron se bota po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme, në të cilën dominimi i demokracive të stilit perëndimor nuk është më i garantuar, ndërkohë që disa shtete të tjera janë para rrezikut të "vënies nën kontroll nga ana e rrjeteve kriminale"




Agjencia e Shërbimeve Sekrete amerikane paralajmëron se bota po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme, në të cilën dominimi i demokracive të stilit perëndimor nuk është më i garantuar, ndërkohë që disa shtete të tjera janë para rrezikut të "vënies nën kontroll nga ana e rrjeteve kriminale".

Vëzhgimi mbi prirjet globale, i përpiluar çdo 4 vjet nga National Intelligence Council (NIC, Këshilli i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së) përbën një lexim mjaft gjakftohtë të situatës politike në përgjithësi, ndërsa Barak Obama përgatitet të marrë zyrtarisht në dorë frerët e shtetit më të rëndësishëm në botë, më 20 janar të vitit të ardhshëm. Raporti paralajmëron se shteti që po trashëgon në dorë Presidenti i ri nuk do të jetë më në gjendje "të vendosë i vetëm mbi fatet e botës", teksa pushteti i tij po zbehet gjithnjë e më shumë në një botë që po merr trajta multipolare.

Duke parë përpara deri në vitin 2025, NIC (e cila koordinon analiza të grumbulluara nga të gjitha agjencitë e inteligjencës në SHBA) parasheh një botë të fragmentarizuar, me gjithnjë e më shumë konflikte për të shtënë në dorë burimet në pakësim, të kontrolluara pa forcën e duhur nga institucionet ndërkombëtare, ndërkohë që parathotë rritjen e mundësive të shtimit të armëve nukleare, veçanërisht në Lindjen e Mesme, madje edhe të rrezikut për një konflikt të mundshëm nuklear.

Raporti me titull "Prirjet globale 2025: Një botë e transformuar" paralajmëron se përhapja e modelit të kapitalizmit perëndimor nuk duhet konsideruar si diçka e garantuar, ashtu siç ishte për para pak vitesh për Xhorxh Bushin dhe për neokonservatorët amerikanë. "Asnjë element i sistemit tonë politik nuk duhet konsideruar më si i palëkundshëm: liberalizmi ekonomik perëndimor, demokracia dhe sekularizmi, për shembull, elemente që të gjithë i konsideronin deri dje të mirëqena, mund të humbasin lustrën - të paktën për terma afatmesme kohore", paralajmëron raporti. "Sot pasuria nuk po zhvendoset vetëm nga Perëndimi drejt Lindjes, por po përqendrohet gjithnjë e më shumë në duart e qeverive", shkruhet në njërin prej paragrafëve, duke marrë për shembull Kinën dhe Rusinë. "Për shkak të krizës financiare të vitit 2008, roli i shtetit në ekonomi mund të forcohet anembanë botës".

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do bëhen gjithnjë e më pak dominuese - nuk do të jetë më ajo superfuqia pa rivalë që njohim që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, por "e para mes të barabartave" në një botë gjithnjë e më të baraspeshuar, larg unilateralizmit të epokës së Xhorxh Bushit. Raporti parasheh se gjatë dy dekadave të ardhshme "shtimi i aktorëve influentë, bashkë me mosbesimin ndaj pushtetit të gjerë, lënë më pak hapësirë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë në gjendje të marrin vendime të rëndësishme, pa mbështetjen e partneriteteve të forta".

ثshtë një konkluzion që u shkon për shtat prirjeve të Barak Obamës për multilateralizëm, por që, sipas ekspertëve, me kalimin e viteve Uashingtoni do ta ketë përherë e më të vështirë të ngrejë koalicione për të përmbushur axhendën e vet.

Organizatat ndërkombëtare, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, nuk duken të zotërojnë forcën e duhur për të mbushur vakumin që do krijojë zhvendosja e Amerikës nga qendra e pushtetit, në një kohë kur në horizont shfaqen një seri e gjatë krizash të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike, pakësimi i burimeve, si ato të naftës, ushqimit dhe ujit. Sipas raportit, këto institucione rezultojnë "të paafta të përballen me krizat pa përpjekje të bashkërenduara nga liderët e tyre".

Përmes një grafiku të pazakontë ilustrues mbi atë që mund të jetë e ardhmja, raporti paraqet një "fletë të ditarit presidencial", që i përket 1 tetorit të vitit 2020, ku shkruhet për një cunami shkatërrues të shkaktuar nga nxehja globale, i cili godet Nju Jorkun tamam në çastin kur në këtë qytet zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

"Them se ishte diçka që e prisnim, por ishte tepër shokues", shkruan Presidenti pa emër. "Disa prej skenave më kujtuan ato që kam lexuar nga analet e Luftës së Dytë Botërore, vetëm se kësaj here nuk zhvilloheshin në brigjet e Evropës, por në Manhatan. Imazhet e gjithë atyre mjeteve lundruese e ajrore që transportojnë turma fatkeqësh më janë ngulur thellë në mendje".

Raporti i fundit i këtij lloji u përpilua nga NIC në dhjetor të vitit 2004. Presidenti Xhorxh Bush sapo ishte rizgjedhur dhe po përgatiste inaugurimin triumfues të termit të dytë presidencial. Ai raport i përqasej pak a shumë gjendjes së humorit që dominonte në Amerikë gjatë asaj periudhe dhe titullohej "Harta e së Ardhmes Globale". Ajo shihte përpara deri në vitin 2020, duke projektuar "vazhdimin e dominimit të arenës botërore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te fakti se Fuqitë e Mëdha qenë dorëzuar para idesë së baraspeshimit të fuqisë amerikane".

Gjithë ai besim në vetvete është zhdukur tërësisht në këtë qëndrim të ri tepër gjakftohtë. ثshtë zhdukur gjithashtu edhe besimi se rezervat e naftës dhe gazit që mbante toka janë "të mjaftueshme për të përmbushur nevojat globale". Në raportin e ri, kalimi te burimet e energjisë më të pastra dhe më të pajtueshme me ambientin është tashmë një domosdoshmëri. Pikëpyetja vihet vetëm mbi shpejtësinë me të cilën do të zhvillohet ky kalim.

NIC është i mendimit se me shumë gjasa teknologjia do anashkalojë shterimin e rezervave të naftës e të gazit. Megjithatë është i mendimit se një tranzicion i menjëhershëm te burimet e reja energjetike do krijonte mungesë stabiliteti në Gjirin Persik dhe në Rusi.

Ndërkohë që ekonomitë në zhvillim, si Kina, India e Brazili, me shumë gjasa do ta rrisin influencën e tyre në arenën globale (në shpinë të Amerikës), e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Bashkimin Evropian. NIC shprehet me njëfarë sigurie se Bashkimi Evropian do të humbasë peshë deri në vitin 2025.

Shqip
 

korado

President
Nuk jam me kete mendim,Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te luajne rolin e lokomotives mbase edhe per nje shekull,me pas nuk e dime se cfare do te ndodhe,Kina Brazili dhe India mund te kerkojne ta pozicionojne veten ne vend te Amerikes,por ishte Amerika ajo qe i hapi tregjet te gjithe botes,ishte Amerika kapitaliste ajo qe ndertoi te gjithe boten,dhe megjithese ne moment krize,amerikanet hedhin gjithnje veshtrimin nga e ardhmja.Si mendoni ju,Amerika mbas gati nje shekull qe ka udhehequr boten tia dorezoje ate te ngritur dhe si molla e kuqe Kines?Kjo eshte absurde.Te mos harrojme se ne Amerike qarkullon 65% e kapitalit boteror dhe nuk eshte e lehte tia marresh kapitalin asaj.Persa i perket luftes qe mendon ti se ndoshta behet.Amerika pergjon boten.Se cfare ben presidenti i kines ne shtepine residenciale,raportohet menjehere ne gjencite sekrete amerikane,pastaj ushtria amerikane,si ushtria me arsenalin me te madh berthammor ne bote,eshte akoma e afte te mbaje ne barazpeshe boten.Megjithate Amerika kurre nuk ka synuar per lufte,ajo perdor dipllomacine,pasi ka menduar se kjo eshte menyra me demokratike,dhe kush behet armiku e saj,koka e shqiponjes kthehet nga ana e shigjetave.........
 

korado

President
Titulli: Një sfidë e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dielli po shkëlqen në

Po ne kete moment krize,kujt po i drejtohet bota?Amerikes.Te gjitha vendet e botes i kane borxhe asaj,sidomos Kina me Indine.........
 

Alko71

Anëtar Aktiv
Titulli: Një sfidë e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dielli po shkëlqen në

Po ne kete moment krize,kujt po i drejtohet bota?Amerikes.Te gjitha vendet e botes i kane borxhe asaj,sidomos Kina me Indine.........

Gabim e ke Korado. Amerika i ka borxh FMN 11 trilion dollare,(se ç'me tingellon ngjajshem me ish Jugosllavine e Titos) poashtu i ka borxhe Kines. Ketu ekziston frika qe Kina dhe India bashke me shtetet arabe ta terheqin kapitalin dhe ta vendosin ne lindje. Vaj halli per ne pastaj.
 

korado

President
Titulli: Një sfidë e madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dielli po shkëlqen në

Gabim e ke Korado. Amerika i ka borxh FMN 11 trilion dollare,(se ç'me tingellon ngjajshem me ish Jugosllavine e Titos) poashtu i ka borxhe Kines. Ketu ekziston frika qe Kina dhe India bashke me shtetet arabe ta terheqin kapitalin dhe ta vendosin ne lindje. Vaj halli per ne pastaj.

Nuk po them se SHBA-te nuk kane borxhe,por industria dhe zhvillimi ekonomik i lejon qe ti shlyeje keto borxhe.Nqs. do te mungonin investimet amerikane ne Kine dhe Indi,keto 2 shtete nuk do te kishin bumin ekonomik qe kane sot.Tani qe jane futur ne krize vendet e g7 as qe te mos shpresojne per zhvillim ekonomik Kina dhe India.
 
Top