Një seri tërmetesh në Itali, 2 të vdekur dhjetra nën rrënoja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një seri tërmetesh në Itali, 2 të vdekur dhjetra nën rrënoja

14720122481.jpg


Një valë tërmetesh të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore e duke shembur disa ndërtesa. Autoritetet italiane raportojnë se deri tani janë dy persona të cilët kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë zënë nën rrënoja.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Corriere Della Sera raporton se disa persona kanë humbur jetën nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.

Konfirmimi vjen edhe nga karabinierët, të cilët theksojnë se viktimat janë një çiht të moshuarish, të cilët i kanë zënë rrënojat e banesës.

Ndërsa vijon frika për të tjera tërmeta, ka nisur puna për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish të cilët janë nën rrënoja.

/ Top Channel

1472012333_termet.jpg


1472012366_2.JPG


1472012375_3.JPG


1472012396_4.JPG
 
Titulli: Një seri tërmetesh në Itali, 2 të vdekur dhjetra nën rrënoja

Tërmeti në Itali, gjyshja fut dy nipat poshtë krevatit dhe i shpëton

Itali.jpg


Ka qenë gatishmëria e një gruaje, gjyshe e dy nipërve, ajo që ka shpëtuar fëmijët nga lëkundjet e tokës që goditën Pescara del Tronto, zonën e Arquata del Tronto në provincën e Ascoli Piceno.

E moshuara kishte fshehur dy fëmijët, 4 dhe 7 vjeç poshtë krevatit dhe të dy janë gjallë së bashku me gruan. Kjo është një nga historitë e shumta që tregohen nga të mbijetuarit.

Por për fat të keq, Vito nuk ia ka dalë, gjyshi i Leones dhe Samueles, vëllezërit 6 dhe 4 vjeç. Gjyshja Vitalina është nxjerrë e gjallë mes rrënojave pasi kishte shpëtuar dy pinarit. Më i vogli është mbrojtur nga trupi i gruas rrëfejnë punonjës të ndihmës së shpejtë.

Itali 1Ndërkohë në Amatrice vjen një tjetër rast tronditës. Thërrasin në mënyrë të dëshpëruar emrin e Sulltanës dhe Hahmed, dy vajza 26 dhe 27 vjeç nga Afganistani, që rezultojnë të zhdukura nën rrënoja të një shtëpie totalisht t shkatërruar. Ata që kërkojnë ndihmë, janë miq të tjerë afganë, të gjithë refugjatë që kërkojnë së bashku me forcat e rendit t’i ndihmojnë. Njëra nga të dyja, në Amatrice prej vitesh, punonte në një birrari, ndërsa refugjatët janë pjesë e një projekti asistence.


Bilanc tragjik pas tërmetit në Itali, të paktën 250 viktima



Termeti-shkaterrimtar.jpg


Sa vjen e rëndohet nga ora në orë bilanci i viktimave të tërmetit që ka shkatërruar qendrën e Italisë. Bilanci pas natës së parë që kaloi duke gërmuar mes rrënojave, flet për 250 të vdekur.

Gjatë natës janë ndjerë rreth 60 lëkundje sizmike, ku magnituda më e fortë ishte 5.17 e shkallës Rihter me epiqendër mes Accumolit dhe Arquatas. Mbrojtja civile e ka të pamundur të përcaktojë numrin e të humburve. Mbrojtja civile bën të ditur se të plagosurit në spital janë 365.

Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata. Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter. Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

Operacioni-ne-itali-640x427.jpg


Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.
g.shqip
 
Titulli: Një seri tërmetesh në Itali, 2 të vdekur dhjetra nën rrënoja

Zoti i meshirofte viktimat :(
 
Back
Top