Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

Kresha

A pretty face can never trick me
Duhet ta dini që jeta nuk është skenari i një filmi romantik dhe ju jeni Hirushja. ثshtë shumë e vështirë të dilni jashtë imazhit tuaj, ndërsa jeni të lidhur për duarsh, duke parë perëndimin e diellit dhe jeta reale të duket më shumë si një film horror sesa një përrallë e Dizneit.

Duhet ta themi hapur: martesa nuk është një zgjedhje për njerëz me zemër të dobët. Doni të besoni që dashuria juaj mund të fitojë mbi gjithçka? Do të bënit vërtet mirë, por nuk do të jetë e lehtë. Më poshtë do të zbulojmë së bashku disa të vërteta, sekrete dhe momente nga histori jo perfekte, por unike.

Shihni personin që keni përballë dhe mrekulloheni: do të dëshironit që të ishte gjithmonë kështu?

Kur u martove besoje se, nëse do kishe në krah njeriun e duhur do të ishit të lumtur përgjithnjë. Por një mëngjes u zgjove dhe kuptove se nuk ishte kaq perfekte, që nuk ndiheshe e lumtur për çdo ditë të jetës tënde. Do të doje që në një moment të zhdukeshe në vetmi dhe zbrazësi. Nuk është ai. Je ti. Mundohu ta zhdukësh atë imazh të ëmbël të martesës që ke në sy dhe të kanë futur në kokë. Martesa nuk është gjysma e jetës, por një udhëtim me momente shumë elektrizuese, tanimë të mërzitshme. Sapo ai imazh do të fillojë të venitet, keni për të kuptuar se martesa është shumë ndryshe nga çfarë e kishit imagjinuar. E vështirë, sigurisht; frustruese, ndoshta, por plot me fuqi dhe tërheqje, më shumë se çdo përrallë që të jetë treguar deri tani.

Do të punoni shumë më tepër nga ç’e kishit imagjinuar

Kur të kanë thënë që martesa ka një lodhje të madhe, mbase i jeni referuar vetëm idesë se duhet të ulni kapakun e tualetit, që partneri e ngre dhe harron gjithnjë që ta ulë. Shumë e thjeshtë! Ai ka shumë anë “negative” të patolerueshme, por edhe ju jeni pak e vështirë. Duhet të mësoni nga njëri-tjetri, ashtu si në shkollë kur mësonit historinë dhe gjeografinë. Të martohesh nuk do të thotë që të marrësh menjëherë diplomën: çdo herë që ju mendoni se e ke kuptuar, ai ndryshon. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Kjo sepse dy njerëz rriten dhe zhvillohen me kalimin e kohës dhe detyra kryesore e martesës është lidhja e mirë mes njëri-tjetrit, si dhe përkujdesja e ndërsjellë gjatë gjithë udhëtimit.

Ndonjëherë mund të shkoni në shtrat e nervozuar e do të zgjoheni edhe më keq.

اështjet e rëndësishme janë si vera e mirë: kanë nevojë për kohë dhe oksigjen. Kështu që mbyllni njërin sy dhe ndryshoni të ardhmen tuaj. Mos u përballni me disa diskutime kur jeni e lodhur: edhe nëse do të keni të drejtë për gjithçka, një përplasje nervash nuk do t’ju shërbejë për mirë. Nuk duhet të vuani për atë që ndjeni, thjesht duhet të stabilizoni këtë moment dhe ta shtyni sa më shumë, për të fituar kohë e njëkohësisht edhe qetësinë e duhur. Veçanërisht nuk duhet t’i fryni së njëjtës gjë për shumë kohë dhe të mbani brenda vetes të gjithë inatin, që më pas mund të shpërthejë si një vullkan.

Mund të rrini pa bërë dashuri, ndoshta për pak kohë, por gjithçka do të shkojë mirë.

Ka disa momente, kur edhe pse gjërat shkojnë mirë, mund të mos keni dëshirë të bëni dashuri. Periudha të tilla pa bërë dashuri nuk janë aq të shpeshta në një çift: kjo nuk do të thotë që zjarri është fikur, por mund të justifikohet se atë javë, ose atë muaj është shumë më e rëndësishme që të flini pak më shumë. Nëse ju pëlqen që partneri t’ju fërkojë këmbët në mbrëmje, ndërsa jeni shtrirë mbi divan, pasi keni jeni shumë e lodhur nga puna dhe vazhdon t’jua bëjë sërish, putheni, përqafojeni dhe shtrëngoni njëri-tjetrin në çdo moment, sepse vetëm atëherë mund të jetoni të qetë.

Jo gjithçka është bardh e zi

Gjërat nuk funksionojnë me mendimin që ju keni të drejtë dhe ai e ka gabim, apo e kundërta. Mes së bardhës dhe së zezës ka më shumë ngjyrime gri nga ç’mund ta kishit imagjinuar. Duhet të keni shumë durim dhe mbi të gjitha, respekt për mendimin e tjetrit. Kjo nuk do të thotë që gjithnjë duhet të jeni e nervozuar me të, sepse fakti që mund të keni mendime të mira për të mund të jetë një mënyrë shumë stimuluese.

Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme, por çifti duhet t’i zgjidhë ato.

Martesa nuk është e bukur nëse nuk ka zënka, thoshin dikur gjyshërit tanë dhe në fakt kishin plotësisht të drejtë. Të flasësh për gjëra që nuk shkojnë mirë, është një hap përpara për të zgjidhur problemet (për të cilat duhet të kujtojmë se nuk shuhen apo zgjidhen vetë). Kjo gjë ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat dhe në fund të fundit ju bën të ndiheni shumë më e fortë.

Do të kuptoni që nuk mund ta ndryshoni.

Te shumë femra ekziston fantazia se mund ta ndryshojnë për mirë bashkëshortin e tyre, duke e edukuar apo afruar drejt perfeksionit. E provojnë me ëmbëlsi, me ulërima apo ultimatume të pafundme, duke menduar se po bëjnë një gjë të drejtë. Në të vërtetë është një sforcim i panevojshëm dhe i pamenduar. Të jeni të bindur se herët ose vonë do ta kuptoni gabimin dhe që është më mirë të shihni gotën gjysmë të mbushur, se sa gjysmë të zbrazur.

Kur t’iu vijë për të qarë dhe të ndiheni e pasigurt do të shikoni se çfarë keni realizuar.

Shumë prej “shtypjeve”, të lidhura me martesën, janë mundësi shumë të mira për t’u njohur edhe më mirë. Sigurisht që është më mirë të jepni diçka tjetër për martesën. Mos u mundoni të bëni krahasime të lidhjes tuaj me të tjerat, shihni më mirë brenda vetes, mësoni të pranoni gjërat e pamësuara mirë të historisë suaj unike, mundohuni t’i jepni më shumë kuptim jetës suaj dhe të tjetrit dhe do të shikoni që do të piqeni si nga ana njerëzore ashtu edhe në çift.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

se mar vesh motivin e ksaj teme...me than te drrejten te kjo tem lexova vetem titullin.

kur 2 njerez lidhen ne martes ato pranojn te rri me ket person perjet dhe pranojn te gjitha difektet e partnerit...
asnjeri ska lind perfekt....perfeksioni vjen kur kto 2 persona gjejn armonin e duhur per te mbijetuar dhe me nejt bashk...
jam e bindur qe ska raport pa grindje...martesa eshte e kot vetem kur ka trradhti ... ateher po ske ci ben.

femra qe provon te ndrryshoj mashkullin ?
eshte e kot kjo pik sepse kur 2 duhen shum gjera ndrryshojn tek te 2...
un sjam e martuar por e dashuruar.... ai me ka ndrryshuar dhe un kam ndrryshuar ate por ne te mir. (njerez jemi dhe bejm gabime... )
eshte zgjedhje jetese
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

Kur femra provon ta ndryshoje mashkullin thuhet aty. Thene me fjale tjera sic thote populli, mundohen ta fusin ne grusht, cfare t'thone ato, Amin te thuhet lool. Tema eshte vertet domethenese nqfs e lexon me vemendje, me pelqyen keshillat, andaj edhe e postova si teme :)
 
nga nje an eshte me mir te mbyllesh nje sy per ca gjera :)
pershembull po te filloj per difektet e partnerit tim un mbaroj pas 1 viti ... aahahahhaa njesoj ai me mu :)
rendesi ka qe gjehet nje ekuiliber i duhur.... prandaj jam pro mbijeteses perpara marteses
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

se mar vesh motivin e ksaj teme...me than te drrejten te kjo tem lexova vetem titullin.

kur 2 njerez lidhen ne martes ato pranojn te rri me ket person perjet dhe pranojn te gjitha difektet e partnerit...
asnjeri ska lind perfekt....perfeksioni vjen kur kto 2 persona gjejn armonin e duhur per te mbijetuar dhe me nejt bashk...
jam e bindur qe ska raport pa grindje...martesa eshte e kot vetem kur ka trradhti ... ateher po ske ci ben.
femra qe provon te ndrryshoj mashkullin ?
eshte e kot kjo pik sepse kur 2 duhen shum gjera ndrryshojn tek te 2...
un sjam e martuar por e dashuruar.... ai me ka ndrryshuar dhe un kam ndrryshuar ate por ne te mir. (njerez jemi dhe bejm gabime... )
eshte zgjedhje jetese

:dong::dong: tamam.......
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

nga nje an eshte me mir te mbyllesh nje sy per ca gjera :)
pershembull po te filloj per difektet e partnerit tim un mbaroj pas 1 viti ... aahahahhaa njesoj ai me mu :)
rendesi ka qe gjehet nje ekuiliber i duhur.... prandaj jam pro mbijeteses perpara marteses

Ashtu pra, te gjindet nje gjuhe e perbashket, nje mirekuptim.
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

bashkjetese jo mbijetese hahahaa se tani me erdhi ne mendje ...sorry
mkan than qe e flas shqipen si me qen talebane ahahhahaha
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

S'ka dert, e kuptova une edhe ashtu :)
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

zdi sa munden me kan te verteta keto fjale.Veq Ishalla nuk dalin ne mire per neve Me shume Respket nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

ti shume paske shkruar, por nganjehere edhe ka probleme sepse kur dy njerez njihen pranohen ashtu sic jane kur fillon martesa "femra don te ndryshojne mashkullin.....mashkulli e don femren ashtu sic ishte"edhe ndodh e kunderta...
persa i takon Disney kur thuhet..."e jetuan gjithmone te lumtur" aty fillojne problemet sepse shpesh kthehet ne monotoni, por besoj se cdo gje faze e jetes ka nje sfide e nganjehere probl vec e perforcojne..:) sepse nese ska martese....!!!nuk imagjinohet sh e ardhmja :)
 
Titulli: Martesa mund të jetë edhe ndryshe

Martesa!Nje provimi i veshtire ne jete!
1266936824-nusja.jpgاfarë tiparesh kërkojnë të rinjtë tanë te partneri.Kohët kanë ndryshuar: Po nuk pate pasuri, nuk je i bukur dhe nuk je i shkolluar, vështirë është ta gjesh fatin e jetës. Kjo, për arsye se të rinjtë tanë më tepër po e shikojnë interesin material se sa dashurinë. Të rinjtë tanë, ashtu si të rinjtë e mbarë botës, vendimin më të rëndësishëm në jetë e konsiderojnë zgjedhjen e personit të jetës. Ky është “provimi” më i vështirë dhe më të rëndësishëm në jetë. Por, natyrisht që personi i duhur, apo shpirti binjak, nuk është edhe shumë lehtë të gjendet. Madje, të rinjtë tanë thonë se për t’u lidhur me të dashurën, ata së paku duhet të jenë të përafërt, t’i kenë tiparet e njëjta, ndërsa edhe bukuria dhe mençuria luan rol të rëndësishëm. Por, jo të gjitha çiftet i vlerësojnë të njëjtat tipare të personit adekuat për të qenë pjesë e jetës së tij. Për disa më e rëndësishme është bukuria, kurse për disa të tjerë mençuria, pasuria, shkollimi.

Mençuria, morali, bukuria…

“Për mua me rëndësi është që e dashura ime të jetë e mençur dhe e shkolluar, ndërsa bukuria ka pak rëndësi tek unë. Po ashtu, virtyt tjetër i rëndësishëm është që të përshtatem edhe në ide dhe të dashurën time ta kem edhe shoqe, të kuptohemi për shumë gjëra të gjejmë gjuhë të përbashkët. Disa mendojn se më e rëndësi është bukuria se sa mençuria apo shkollimi. “ Unë konsideroj se më me rëndësi është që një femër të jetë e bukur se sa e shkolluar. Nuk ia vlen që të kesh të dashurën jo të bukur dhe që nuk është elegante. Unë e çmoj shumë bukurinë”, ka thënë ai.

Jeta është bërë interes

Mirëpo, ka edhe të rinj të tillë, të cilët me një vajzë dëshirojnë të jenë në lidhje vetëm për interes, pra nëse është e pasur dhe e bukur, ndërsa mençuria dhe sinqeriteti nuk kanë fare rëndësi. “ Në vitet e fundit, Jeta është bërë interes, andaj për mua ka rëndësi që e dashura ime të jetë e pasur dhe e bukur, kurse jo edhe të jetë e mençur. Disa të tjere e kanë kurorëzuar me martesë gashurin e tyre, thonë se për ta me e rëndësishmja ka qenë që të gjejnë gjuhë të përbashkët, të jenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe miq. “ Për mua nuk ka pasur rëndësi që burri im të jetë patjetër i bukur. Sjellja e tij, mençuria, sinqeriteti, e mbi të gjitha dashuria, më kanë lënë shumë përshtypje. Këto veti të tij kanë qenë rezultat i asaj që dashuria jonë të kurorëzohet me martesë”, është shprehur nje vajze. Shqiperia
 
Attachments

  • 1266936824-nusja.jpg
    1266936824-nusja.jpg
    8.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Një martesë e cila funksionon nuk do të thotë që nuk ka probleme

ti shume paske shkruar, por nganjehere edhe ka probleme sepse kur dy njerez njihen pranohen ashtu sic jane kur fillon martesa "femra don te ndryshojne mashkullin.....mashkulli e don femren ashtu sic ishte"edhe ndodh e kunderta...
persa i takon Disney kur thuhet..."e jetuan gjithmone te lumtur" aty fillojne problemet sepse shpesh kthehet ne monotoni, por besoj se cdo gje faze e jetes ka nje sfide e nganjehere probl vec e perforcojne..:) sepse nese ska martese....!!!nuk imagjinohet sh e ardhmja :)
Ah Morena, do ta dergoje nwhatsap kete pergjigje 😂
 
Çdo lidhje ka ulje e ngritje.
Jo më martesa....
E rëndsishme është të gjejn zgjidhje të dyja palët.
Të kenë rrespekt.....komunikim.....e dashuri midis tyre...
Nëse martesa është bërë me dashuri.....normal që do funksionojë edhe nëse ka grindje....
A nëse ka interes midis tyre.......atëherë dihet që fundi është afër....
Për fat të keq.....çiftet e sotshme e kanë humbur durimin dhe nuk e marrin martesën aq seriozisht.....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top