Një luan nga “Shkupi 2014” sa sheshi dhe shtatorja e Isa Boletinit në Saraj

legjenda

Tetova
Komuna e Sarajit ka ndarë 18 milionë denarë apo rret 280 mijë euro për të ndërtuar një shesh dhe shtatoren e heroit kombëtar Isa Boletini. Sipas kalkulimeve të bëra dhe krahasimi i këtij projekti me shtatoret dhe përmendoret në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, del se as edhe një luan i vendosur në një nga urat qëndrore kushton sa gjithë sheshi, kulla dhe shtatorja e Isa Boletinit, informon INA.

“Bëhet fjalë për rikonstruimin esheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të sheshit arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Luanët në kuadër të “Shkupi 2014” kanë kushtuar 1.2 milionë euro, por sa të holla kanë ngelur në llogarinë e autorit, askush nuk tregon.

“Luani është simbol maqedonas që tërhiqet në historinë tonë qysh para erës sonë. Mendimi im ishte që ta vendos luanin në pozitë realiste dhe pozitë të rojës”, ka thënë Darko Dukovski, autor i luanëve. (INA)

luani.jpg
isa1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top