Një kështjellë përrallash e përqafuar nga shkëmbi

p23-850x450.jpg

Sllovenia ofron një eksperiencë të paharrueshme në botën përrallore të shpellave karstike apo kështjellave kalorsiake.

Mrekullia e pathyeshme mesjetare ka qenë e vendosur në mes të një shkëmbi 123 metra të lartë për më shumë se 800 vjet. Pas kështjellës më të madhe të shpellave në botë, ndodhet një rrjet tunelesh sekrete, nga ku kalorësi Erazemi i Predjamës do të nisej në ekspeditat e tij grabitëse. Shpella nën Kalanë Predjama është gjithashtu shtëpia e një kolonie lakuriqësh nate.

Kalaja më e madhe e shpellës në botë ,Predjama, e renditur si një nga Rekordet Botërore të Guinness, tregon një histori fantastike për kohët kur rehatia duhej t'i linte vendin sigurisë dhe kur zhurma e armëve shpesh mbyste këngët e lirike të poetëve.

Është kaq e veçantë dhe unike, sa renditet ndër dhjetë kështjellat më magjepsëse në botë dhe aq romantike saqë shumë çifte e zgjedhin atë për betimet e dasmës.
p26.jpgp25.jpgpredjama.jpg

Gazeta Si
 
Top