Nje kengetare me shume adhurues.

Lauri

Anunnak
NJË KËNGËTARE QË I PATI TË SHUMTË ADHURUESIT

Parashqevi Simaku ishte jo vetëm e bukur, por edhe e suksesshme, ishte jo vetëm rrezatuese në skenë por edhe shprehëse në krijimin e magjisë së komunikimit artistik dhe emocioneve. Ajo i përkiste asaj plejade këngëtarësh, të cilët erdhën për të mbetur shembulli më domethënës i sfidës dhe suksesit. Parashqevi Simaku ka qënë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë, por edhe asaj popullore shqiptare. Ajo ishte një nga më të preferuarat e skenës së këngës në kohën e diktaturës, por edhe më pas. E bukur, sharmante dhe me një zë melodioz, ajo fitoi shumë shpejt zemrat e artdashësve për të mbetur në panteonin e këtij adhurimi atëditë e sot.
Edhe unë i përkisja atyre admiruesve që pëlqyen zërin, performancën, bukurinë dhe sensualitetin e Parashqevi Simakut, asaj që mbeti në kujtesë një vezullim i traditës sonë të muzikës së lehtë.
FB_IMG_1615275075113.jpg
Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte 17 vjeçe. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, për të fituar besimin dhe admirimin e publikut që në daljet e para.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë", gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.
Jo për shkak të emigrimit të saj në SHBA, por për shkak të një sëmundje, ajo nuk është më e pranishme në performimet e kujtesës dhe kremtimet festive, ku nuk mungojnë këngëtarë që bënë emër në muzikën shqiptare të erës së diktaturës, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe ajo. Gjithsesi ajo është memuar i skenës së këngës shqiptare dhe emocioneve që ndezën sallat e koncerteve dhe festivaleve.
Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top