Një kardiolog në Halep çon Rusinë në Gjykatën Europiane

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Një prej mjekëve të paktë të mbetur në Halep, i cili bashkë me mjekët tjerë po bëjnë të pamundurën për të trajtuar të mbijetuarit e plagosur gjatë shpërthimeve të djeshme në tregun më të frekuentuar të qytetit, ka parashtruar një sfidë direkte ligjore kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Dr Moawyah Al-Awad është një kardiolog i cili ka punuar në spitalin Al Quds që nga viti 2012. Spitali tani operon në një vend të fshehtë, ngase ai mëparshmi është shkatërruar gjatë një sulmi ajror të qëllimshëm me 27 prill të vitit 2016.

Kërkesa e tij kundër Rusisë është e bazuar në shkeljen e të drejtave të tij (si dhe të pacientëve të tij) për jetë (neni 2) dhe për të drejtën e tij (dhe të pacientëve të tij) për të jetuar i lirë nga çdo trajtim jonjerëzor dhe degradues (neni 3).

Më 29 shtator rrethanat në Halep janë përshkruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ana e zyrtarit humanitar Stephen O’Brien me këto fjalë: “Më lejoni të jem i qartë, Halepi lindor në këto momente nuk është në buzë të greminës, por është në nivelin më të ulët të humnerës së pamëshirshme të një katastrofe humanitare njerëzore të ngjashme të pangjashme me ato që i dëshmuar më parë në Siri. Siria po gjakderdh. Qytetarët e saj po vdesin. Ne të gjithë jemi duke dëgjuar thirrjet e tyre për ndihmë”.

Veprimi i Dr Al-Awad vendos një standard përtej retorikës. Rasti i parashtruar në Gjykatën Evropiane prej tij, është dërguar në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Francës, SHBA dhe vendeve tjera evropiane. ثshtë dorëzuar po ashtu tek të gjitha organet e OKB-së dhe te raportuesit e veçantë. Ajo tani mbetet plotësisht në dorën e tyre, si dhe në dorën e Gjykatës Evropiane për të proceduar iniciativën e tij, e ndërmarrë kjo nga një mjek i rraskapitur i cili punon 20 orë pa pushim , në kushte ndëshkimore nën frikën e vdekjes së menjëhershme. /tesheshi.com/
 
Back
Top