"Nje jete ne perplasje, Petro Marko rebeli i Dhermiut"

Petro-Marko-Demalia.jpg
ILIR DEMALIA

Sot 106 vjet më parë lindi shkrimtari dhe poeti Petro Marko.


Petro, luftëtari Spanjës ku u njoh dhe u miqësua me shkrimtarin botëror Ernest Hemingëay . U burgos nga fashistët, nga komunistë 1947 deri 1950. Ju hoq e drejta e shkrimit në 1973. I burgosën djalin Jamarbërin në 1975-1979, të gjitha këto Petro i paraqet libri “Re dhe gurë”, pa rrahjegjoksi, pa triumfatizëm por me nota dhimbje deri në asht.

Ky libër i mrekullueshëm autobigrafik i Petro Markos, me thjeshtësinë e një kalibri të një njeriu Nobel, është një shuplakë për mburravecët shkrimtarë sot, që dje viheshin në shërbim të regjimit me vepra e poezi, me poste në institucionet me të larta të diktaturës, dhe sot paraqiten si disidente, sikur regjimi ditë e natë përgatiste arrestimin e tyre.

Imoralitetiti i këtij soji, është një neveri e gjallë edhe në pasuesesit e kopeve të letrare që, justifikojnë ATË për të justifikuar vetveten si kulture manipulim-simulimi, anti-vlerash dhe një morali kënete ku është sot kultura shqiptare

Petro, largua nga kjo jetë në 27 dhjetor 1991 në kullën e vetmisë, duke lenë me amanet që mos ti bëhej ceremoni mortore. Amaneti tij: eshtrat e t’i preheshin në kodrat e Dhermiut buzë detit Jon aty ku u formua me muzat e lirisë.

Sot Petron, e mbulon përsëri heshtja!!! Tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar do të mbushin faqet e gazetave dhe programet e TV-ve me laviret si shërbëtorët të regjimeve të radhës.

Jetën e tij Petro Marko e ka përmbledhur në këto fjalë në librin “Nje emër në katër rrugë”:

Rroftë jeta! jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishe zor të jetoje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje. Ata që kanë frikë nga jeta nuk kanë gjak dashurie.

Dëshpërim

Tërë brenga bredhërin

shpirt-këputur nëpër rruga,

zër’ i tij më s’psherëtin

se në syt ku dergjet muga

lot i heshtur, lot i ngrohtë

rrokulliset me përtim

mes fytyrës djersë – ftohtë

duke shkruar: dëshpërim!

Apologjia e jetës

…Marrëzi, turp turp dhe

mëkate

për jetën e tërbuar

se kur më ndal, o gjeneratë,

që vuan rrugës ndonjë natë,

më merr për të dënuar

dhe, me një zë që vret,

ngahera më pyet:

-Ku linde, o i ri?

-O jetë, linda në shkreti!

-Ku rron dhe ku vete,

ne ç’dhera e në ç’dete?!

-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti

dhe si, o jetë, pyet,

kurse në varfëri

më hodhe kur më gjete

të lindur nga skelete

pa dritë, pa liri?

-Njeri!

Nga vete, as më thua?

-S’e di! Jo, Nuk e di!

Po lermë, o jete, ç’ke me

mua?

-Dua ta di, po dua!

-Atëherë, jetë e krisur,

për mua mos pyet

se qysh në n’agim kam nisur

të shkel si skllav i shkretë

mbi gjurma shprese drite…

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

-O mëkatar,

as faliu ligjes sime,

bindu i çmendur ëndërrtar,

s’jeton me shqetësime!…

-Mu thell’ në brendësirë

ku ndjenja rron e lirë,

ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote,

në gjirin tim si hekur,

si hekur e çelik,

qëllo, qëllo, o me kamxhik;

pa frik’ e pa mëshirë

e pa pendim,

se mu në thellësirë

të shpirtit, në një kënd,

lindi një shqetësim

që çeli varrin tënd…



Panorama
 
Ah rilindasit tane. :))
 
Mbaj mend kur isha I vogel qe kaloja para teatrit ne Vlore edhe lexoja Petro Marko. Ne mendje thosha kush ka qene ky qe I paskan vene emrin teatrit? Pas shume vitesh, mua dha mundesia te studioja jeten e ti, shume thell. Re dhe gure e kam lexuar dhe studiuar per muaj te tere, por e vetmja gje qe stonon tek prezantimi i Petros ketu jan keto rrjeshtat lidhur me politiken. Petro kishte ideale te forta por nje qe ka lexuar librin duhet ta di qe ato ideale I zbehen ne fund. Ndaj eshte e kot te futesh ne cdo shkrim politiken pa lidhje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top