Nja dy pyetje njeriut të mirë..!
E kuptuam, je i mirë,
Por, për çfarë vlen mirësia jote?
Ty nuk të blen kush,
As rrufeja që bie mbi shtëpi nuk mund të blihet.
E kuptuam, atë çka thua nuk e ndryshon për asgjë,
Por, çfarë është ajo që ti thua në të vërtetë?
Je i drejtë, e shpreh atë që mendon,
Por, çfarë mendon ti realisht?
Je guximtar,
Karshi kujt?
Je i mençur,
Kujt i bën dobi kjo gjë?
Nuk sheh interesin tënd,
Por, interesit të kujt i kushton rëndësi?
Edhe në miqësi nuk ke shoq,
Por, cilët janë miqtë që ke?
Tani, na dëgjo pakëz neve:
Ti je armiku ynë,
Do të të vendosim përpara murit,
Por, meqë ke shumë anë të mira,
Do të të vendosim përpara një muri të mirë,
Do të të qëllojmë me plumba të mirë,
Që dalin prej një arme të mirë.
Ndërsa më pas do të të mbulojmë,
Me një lopatë të mirë,
Në një tokë të mirë...
Bertold Brecht
Kaq!
Na rrofte ne qe jemi njerez te mire i bie kesaj pune?