Nja dy pyetje njeriut të mirë..!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nja dy pyetje njeriut të mirë..!
E kuptuam, je i mirë,
Por, për çfarë vlen mirësia jote?
Ty nuk të blen kush,
As rrufeja që bie mbi shtëpi nuk mund të blihet.
E kuptuam, atë çka thua nuk e ndryshon për asgjë,
Por, çfarë është ajo që ti thua në të vërtetë?
Je i drejtë, e shpreh atë që mendon,
Por, çfarë mendon ti realisht?
Je guximtar,
Karshi kujt?
Je i mençur,
Kujt i bën dobi kjo gjë?
Nuk sheh interesin tënd,
Por, interesit të kujt i kushton rëndësi?
Edhe në miqësi nuk ke shoq,
Por, cilët janë miqtë që ke?
Tani, na dëgjo pakëz neve:
Ti je armiku ynë,
Do të të vendosim përpara murit,
Por, meqë ke shumë anë të mira,
Do të të vendosim përpara një muri të mirë,
Do të të qëllojmë me plumba të mirë,
Që dalin prej një arme të mirë.
Ndërsa më pas do të të mbulojmë,
Me një lopatë të mirë,
Në një tokë të mirë...
Bertold Brecht

Kaq!
Na rrofte ne qe jemi njerez te mire i bie kesaj pune?
 
pse nuk komentoni ju anetare te nderuar ? :p
E mira nuk fund, po njeriu i mire e paska nje te till. Lind pyetja tani, kujt i shkon gjithe kjo e mire? ?
 
Nja dy pyetje njeriut të mirë..!
E kuptuam, je i mirë,
Por, për çfarë vlen mirësia jote?
Ty nuk të blen kush,
As rrufeja që bie mbi shtëpi nuk mund të blihet.
E kuptuam, atë çka thua nuk e ndryshon për asgjë,
Por, çfarë është ajo që ti thua në të vërtetë?
Je i drejtë, e shpreh atë që mendon,
Por, çfarë mendon ti realisht?
Je guximtar,
Karshi kujt?
Je i mençur,
Kujt i bën dobi kjo gjë?
Nuk sheh interesin tënd,
Por, interesit të kujt i kushton rëndësi?
Edhe në miqësi nuk ke shoq,
Por, cilët janë miqtë që ke?
Tani, na dëgjo pakëz neve:
Ti je armiku ynë,
Do të të vendosim përpara murit,
Por, meqë ke shumë anë të mira,
Do të të vendosim përpara një muri të mirë,
Do të të qëllojmë me plumba të mirë,
Që dalin prej një arme të mirë.
Ndërsa më pas do të të mbulojmë,
Me një lopatë të mirë,
Në një tokë të mirë...
Bertold Brecht

Kaq!
Na rrofte ne qe jemi njerez te mire i bie kesaj pune?
Sa më pëlqeu, po bëj një koment në lidhje me temën.
Të jesh i mirë është në të mirë të vetes tonë,pra jemi të mirë për veten jo që ti biem në sy tjetrit për këtë virtyt që mbartim.Shumë pak do na e din,shumë e shumë do na nënçmojnë ,dhe gjithmonë do na gjykojnë.Të gjitha virtytet e mira ne si qenie njerëzore ja nxjerrim në pah tjetrit veç kur i hedhim atë grushtin me dhe duke e përcjellur për në botën tjetër .
Gjithsesi më mirë plot mirësi dhe shpirtin plot se sa me smirë në shpirt dhe mendjen kot ?
 
Kjo eshte sikur ajo thenia: Rri shtrember e fol drejt
Dhe
I drejti apo i miri shkon n'fund t'bunarit
 
I keqi fiton ne moment dhe nk i zgjate shume, kurse per te miret lum qe jane per vete dhe per te tj qe i rrethojne se nk do te humbasin asnjehere :d
 
Me shume se 2 pyetje paske bë, s'kemi takat me ju pergjigj gjith ktyre pyetjeve :p
 
Vec mos na bej keq ne tmireve por ji si te duash! ?

Ha ha, po më kujton atë të njeriut të mençur dhe të mirë .
Ai pinte çdo ditë një filxhan kafeje mbush me dashuri . Ndihej mbas pirjes si flluska e oksigjenit nën ujë . Në këtë paqe shpirtërore e përshkonte një ndjenjë hyjnore që lidhet me Zotin që quhet "falje" . Falte të gjithë pa perjashtim, të vdekurit, të gjallët, vetveten, kinezin dhe sodiste këtë paqe si tingullin e heshtjes. Por si të gjitha gjërat e tjera pas gjithë këtij bollëku të tepërt mençurie dhe mirësie zemrën nuk e shpëtoj sepse dal ngadalë vinte si ai helmi i ëmbël ajo që quhet " bored" fillimisht pak si lehtë apo light , pastaj me doza të forta . Fillonte si të thuash të thërrasë kinezin "zotëri kines" pastaj "kines" e më në fund " .... nonën kinezit" .
E kështu me radhë në rutinën e përditshme të jetës së tij.
 
Lum ai qe i ka gjith kto te mira ..Po dhe une aq i mir jam saqe na nje her cuditem me veten time ku e gjej gjith kte te mir
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top