Niseni ndryshe lidhjen që ditën e parë, 12 gra të martuara japin vetëm 1 këshillë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Niseni ndryshe lidhjen që ditën e parë, 12 gra të martuara japin vetëm 1 këshillë

woooo.jpeg


Askush nuk tha që martesa është e lehtë. Në ditën e dasmës çiftet betohen se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit “në të mirë apo në të keq”. Një fjalë goje që në fakt kërkon shumë angazhim, në mënyrë që lidhja e tyre të qëndrojë e fortë.

Ja çfarë thonë 12 gra të martuara për gjërat që do të donin t’i bënin ndryshe që ditën e parë të martesës.

1. Duhet të prisni disa vite para se të bëni fëmijë -Ofelia G., 31 vjeç

2. Duhet ta shtyni muajin e mjaltit, sepse direkt pas dasmës ju jeni në një ‘muaj mjalti’ të natyrshëm. -Mikki H., 34 vjeç

3. Duhet të tregoheni më të afërt me njerëzit e bashkëshortit. – Beth D., 32 vjeç

4. Nuk duhet t’i ngatërroni financat tuaja, duke i vendosur të gjitha kartat e kreditit në emër të të dyve. -Jackie G., 29 vjeç

5. Duhet të vendosni kufij dhe të mos e lini pas dore shoqërinë e vjetër, që të mos ndjeheni në kurthin e të qënit gjithnjë së bashku me të njëjtët miq të përbashkët.- Michelle G., 28 vjeç
6. Nuk duhet të shkoni në shtrat të zemëruar me partnerin tuaj. Duket si klishe, por është e vërteta. -Tracy W., 32 vjeç

7. Duhet të jeni më të sinqertë për emocionet tuaja. -Rachel W., 29 vjeç

8. Duhet të kisha pritur të paktën edhe 10 vjet. U martova shumë e re, në moshën 22 vjeçare. – Katie G., 27 vjeç

9. Duhet të kishim jetuar së bashku për disa vjet para martese. -Lily H., 27 vjeç

10. Duhet t’i kisha dëgjuar prindërit që më thanë se ‘martesa nuk është një shëtitje në park’. Ata kanë qenë të martuar për 34 vjet. -Hilary F., 29 vjeç

11. Duhet të punoni më shumë për të përmirësuar jetën seksuale. -Aly D., 39 vjeç

12. Duhet t’i thoni njëri-tjetrit ‘të dua’ çdo ditë. -Ruth F., 32 vjeç.


b;thealbanian.co.uk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top