Nis transmetimin online 24 orë në 24 televizioni i Shtetit Islamik

LeVoyageur

Once upon a time...
Ka nisur transmetimin televizioni i parë informativ online i Shtetit Islamik ISIS, i cili transmeton 24 orë në 24. Në të do të botohen edhe reportazhet e gazetarit britanik John Cantlie, i burgosur në Kalifat. Televizioni i ri, i cili do të ketë edhe një program të quajtur “Koha e rekrutimit”, do ti shtohet stacionit radiofonik Al Bayan, i cili prej kohësh transmeton nga Mosuli në Irak si dhe televizionit Tawhid me qendër në Libi. Disa përdorues kanë hyrë gjatë ditëve të kaluara në adresën, e cila duhej të ishte e pasqyrë e organit të ri të shtetit islamik, Khilafalive.info, në të cilën thonin se kishin gjetur një zgjidhje për të publikuar videot propaganduese. Më pas, hyrja në sajt nuk ishte e mundur. Prej vitit të shkuar, John Cantile, gazetari i rrëmbyer në Siri bashkë me fotografin amerikan James Foley, i cili u ekzekutua, u shfaq në video të shumta të shpërndara nga Kalifati, në të cilat bënte komente kritike në lidhje me politikën perëndimore kundrejt Shtetit Islamik dhe Lindjes se Mesme në përgjithësi. Më pas, në dy reportazhe të tjera, ai shfaqej duke lëvizur në rrugët e qytetit kurd të Kobanit, në veri të Sirisë e Mosulit.

acc58h.jpg
noa.al
 
Titulli: Nis transmetimin online 24 orë në 24 televizioni i Shtetit Islamik

Po ato qe ishin gay dhe i hidhnin nga pallatet sikur te ishin copa letre do e trasmetojne?
 
Back
Top