Nis seriali britanik ku luajnë aktorë shqiptarë: Gangs of London

legjenda

Tetova
928831CE-4499-419D-B10E-1C141494B5A6-696x323.jpg

Advertisment
Një serial i ri televiziv ka nisur transmetimin në Britaninë e Madhe dhe ai ka në qendër një varg bandash kriminale, mes tyre shqiptare. Në serial luajnë edhe disa aktorë shqiptarë.


Seriali “Gangs of London” është i zhanrit dramë-aksion. Ai ka në qendër të tij rivalitetin mes bandave dhe organizatave kriminale në Londër.


Gjithçka nis me vrasjen e kriminelit më të fuqishëm në Londër vritet (Fin Wallace (Colm Meaney). Djali i tij, Sean Wallace (Joe Cole) dëshiron të zërë vendin e babait.


Por kjo tërheq vëmendjen e bandave të Londrës, që përbëhen nga mafia shqiptare, e drejtuar nga Luan Dushaj (Orli Shuka), bandat kurde, pakistaneze, italiane dhe të tjerë kriminelë. Pikërisht aktorë të bandës shqiptare janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale.




Orli dhe Eri, luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës të cilët drejtojnë bandën shqiptare.


Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Chloe Sulaj është në rolin e Bukuroshes, Azra Rexhepi në rolin e Elirës dhe Florist Bajgora, në rolin e Besmirit.


Eri Shuka është shumë entuziaste për pjesëmarrjen në këtë seria: “Është shumë fantastike të jesh në një projekt të tillë dhe pjesë e një kaste si kjo, eksperiencë e re njëkohësisht. E kam shijuar shumë sezonin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë më tutje. Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat të punoni bashkë?


Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë ‘Eri merre seriozisht’.- tregoi Eri Shuka në një intervistë në korrik të vitit të kaluar, ku tregoi se takimi me krijuesit e “Gangs of London” ndodhi në vitin 2016.


“Gangs of London” u ideua në vitin 2016 dhe përfundoi xhirimet e sezonit të parë në vitin 2019. Deri në mars u përgatitën seritë e sezonit dhe më 23 prill u lançua premiera. Një sezon i dytë i serialit, është i pritshëm gjatë vitit në vazhdim.

 

Attachments

  • 928831CE-4499-419D-B10E-1C141494B5A6-696x323.jpg
    928831CE-4499-419D-B10E-1C141494B5A6-696x323.jpg
    43.5 KB · Shikime: 0
  • 928831CE-4499-419D-B10E-1C141494B5A6-696x323.jpg
    928831CE-4499-419D-B10E-1C141494B5A6-696x323.jpg
    43.5 KB · Shikime: 0
Shum gruesome skenat...mu duk sikur po shifja Sharra V ?
 
Normale tek bandat do gjendeshin rolet tona. ahahahahah,eh medet. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top