Nikoliq: E dhimbshme kur shohim miqtë tanë se si promovojnë pavarësinë e Kosovës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është shprehur i brengosur me shtetet që promovojnë dhe e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Nikoliq, i cili ka pranuar kërkesën e Turqisë për ndërmjetësimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë, ka thënë se është e dhimbshme për Serbinë kur miqtë e saj promovojnë pavarësinë.

“ثshtë e dhimbshme për ne kur miqtë tanë promovojnë pavarësinë e Kosovës. Në lidhje me këtë, në mendje kam edhe Turqinë”, ka thënë ai. Ndërsa, Nikoliq ka pranuar ftesën e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, për t’i asistuar Turqisë në mosmarrëveshjen me Rusinë.

Kjo gjë është konfirmuar sot nga zyra e presidentit të Serbisë, pas takimit të Nikoliqit me Davutoglun në Beograd, transmeton KosovaPress.

Në deklaratë thuhet se Davutoglu i ka thënë Nikoliqit se pala turke dëshiron të ketë marrëdhënie normale me Moskën. Ai po ashtu ka i ka përcjell Nikoliqit përshëndetjet e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan dhe është shprehur besimplotë se të dy presidentët do të takohen së shpejti.
29_12_2015_4220644_auto_nikoliq_11450264393.jpg
http://republika.info/
 
Titulli: Nikoliq: E dhimbshme kur shohim miqtë tanë se si promovojnë pavarësinë e Kos

Bilanci i shkëmbimeve Turqi-Serbi do të arrijë vitin e ardhshëm në një miliard. Kurse Kosovës i jepet vetëm përkrahja morale dhe për me tepër vjelja e resurseve të saj. Autostrada, Energjia, dhe Aeroporti i janë dhënë "vëllait" të madh Erdogan në shkëmbim të kësaj përkrahjeje morale.

Politika nuk është dashuri, është interes.
 
Back
Top