Nicë, fëmija 8 vjeç akuzohet për terrorizëm

LeVoyageur

Once upon a time...
Ai kishte thënë në klasë se ndihej dhe se ishte në anën e terroristëve. Vetëm kaq ka mjaftuar që një fëmijë francez i moshës 8 vjeç, pas gjithë ngjarjeve të rënda terroriste të ndodhura kohët e fundit në Francë, të përfundonte në duart e policisë dhe të merrej në pyetje, i dyshuar për lidhje me terrorizmin. Ajo që ka bërë kallëzimin e të voglit në polici ka qenë drejtoria e shkollës, në qendër të Nicës, në Costa Azzurra. Avokati i fëmijës, Sefen Guez Guez, tepër i acaruar, ka thënë: “Jemi duke u përballur me një histeri kolektive. Klienti im është vetëm 8 vjeç. Ai as që e ka idenë se çfarë është duke thënë. Kjo nuk ka kuptim!” I vogli Ahmed, emri i të cilit tregon se vjen nga një familje myslimane, është në klasën e dytë të shkollë fillore. Gjatë kohës që të gjithë në Francë përsërisnin fjalinë “Je suis Charlie”, pas masakrës terroriste të ndodhur në revistën satirike Charlie Hebdo, ka thënë: “Jam në anën e terroristëve, pasi jam kundër atyre që bëjnë karikatura të Profetit Muhamed”. Sapo prindërit kanë mësuar për këtë ngjarje, i kanë shpjeguar se pse nuk duhej të ishte në anën e terroristëve dhe se cili ishte qëllimi i vërtetë i karikaturës së Profetit, por kjo nuk e ka penguar policinë të marrë në pyetje 8-vjeçarin.
noa.al
 
Titulli: Nicë, fëmija 8 vjeç akuzohet për terrorizëm

Dhasht Zoti e leshojn me shpejt...se e kane tmerruar femijen e ngrat...terroristat e vertet, qe merren me femije 8 vjecar...
 
Titulli: Nicë, fëmija 8 vjeç akuzohet për terrorizëm

Policia ne kete rast eshte bere shume qesharake dhe eshte krim te arrestosh nje 8-vjecar.
Terroristet e vertete jane gjetke, jane Kouachit qe rrine verdalle neper Europe dhe te gjithe Isis-et kudo qe ndodhen!
 
Titulli: Nicë, fëmija 8 vjeç akuzohet për terrorizëm

:( 8 vjec gjynah,epo keto jan pasojat ,tashme Shteti Francez dhe Nena e tyre te jete,po dyshuan nuk e falin me pa I"u nenshtruar cdo filtrimi.
 
Back
Top