Nga Theçer te Barak Obama, atentatet që u janë bërë liderëve të botës

fcbesia

Anëtar i Respektuar
FBI-ja po heton për mundësinë e një atentati ndaj Barack Obama-s. Katër persona janë arrestuar pranë konventës Demokrate në Denver pasi u janë gjetur armë të specializuara zjarri. Një prej të dyshuarve ka folur për një plan për të qëlluar kandidatin për president “nga një pikë e largët strategjike...me një pushkë”. Nathan Johnson, i cili ka mohuar çdo përfshirje në komplot, u shpreh se shokët e tij “ishin këtu për të vrarë atë”. Të dyshuarit u kapën të dielën, kur policia lokale arrestoi një person të identifikuar si Tharin Gartrell, 28 vjeç, i cili po ngiste një makinë të marrë me qira në mënyrë të çoroditur. Televizioni “CBS4” raportoi se në makinën e tij, policia gjeti dy pushkë me teleskop, si dhe rroba maskime, radio marrëse-dhënëse, jelek anti-plumb, një teleskop me rreze të largët, tre dokumente identifikimi që nuk i përkisnin Gartrell dhe dy paruke. Kur policia e shoqëroi Tharin Gartrell në hotelin e tij në Denver, një person i dytë, Shaën Robert Adolf, kërceu nga dritarja dhe u plagos. 33-vjeçari, për të cilin kishte disa mandate arresti, theu kyçin dhe u arrestua menjëherë. Ai u shtrua në spital dhe u mbajt nën mbikëqyrjen e policisë. Johnson, 32 vjeç, i cili u përshkrua si bashkëpunëtori i Gartrell, u arrestua më vonë dhe i tha policisë se Gartrell dhe zoti Adolf “po planifikojnë të vrasin Barack Obama-n gjatë fjalimit të tij”. Johnson u shpreh se u kishte treguar agjentëve të FBI-së për planin, gjatë tetë orëve të marrjes në pyetje. “Thashë se do të ishte nga një largësi e madhe strategjike dhe se do bëhej me pushkë”. Autoritetet përkatëse në Denver, po mundohen të përcaktojnë nëse kërcënimi ndaj Obama-s është i besueshëm apo jo.


1963: John Kennedy vritet në Dallas

Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.
Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundërpërplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse. Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s’kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit. Ishte një presidencë që u ndesh me kohën e saj dhe arriti të gjente një pjesë të madhështisë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Kennedy gjeti mënyrën për t’u tërhequr nga gremina bërthamore. Nën presione të papërkulshme për të shkuar në luftë, ai zgjodhi paqen. Ai foli me armiqtë e tij; ai njohu limitet e fuqisë amerikane; ai kuptoi se fuqia e vërtetë e këtij vendi rrjedh nga idealet demokratike dhe jo nga anijet ushtarake. Ai vazhdon të jetë një pararendës i kohës së tij.

Margaret Thatcher

Në vitin 1984, kryeministrja britanike Margaret Thatcher shpëtoi nga një atentat i kryer nga IRA. Organizata terroriste kishte vënë një bombë në hotelin, “Grand Hotel” në Angli, ku Thatcher po qëndronte. Pesë njerëz humbën jetën, ndërkohë që shumë u plagosën duke përfshirë këtu edhe ministra të kabinetit.

Fidel Castro

Fidel Kastro, mendohet të jetë personi, ndaj të cilit janë bërë më shumë atentate. Sipas një prej truprojave të Kastros, Fabian Escalante, numri i skemave për vrasjen e liderit kubanez arrin në 638. Një prej këtyre atentateve është kryer dhe nga ish e dashura e tij, Marita Lorenz.

Mao Ce Dun

Lideri komunist i Kinës ka qenë viktimë e më shumë se një atentati në përpjekje për t’i marrë jetën. Një atentat ishte planifikuar të ndodhte më 8 tetë tetor 1971, por u zbulua në kohë. Më pas ai është bërë pre e shumë atentateve, të cilat e detyronin shpeshherë të ndërronte drejtimin e planifikuar.

Ronald Reagan

Atentati ndaj presidentit amerikan Ronald Reagan ndodhi më 30 mars 1981. Ndërsa ai po largohej nga një fjalim në hotelin “Hilton” në Uashington D.C. presidenti Reagan dhe tre të tjerë u plagosën me armë nga John Hinckley, Jr. një person me probleme mendore.

George H. Bush

Më 13 prill 1993, gjashtëmbëdhjetë persona që mendohet se ishin nën komandën e Saddam Husssein, futën një makinë bombë në Kuvajt me qëllimin për të vrarë Bush, ndërsa ai po mbante një fjalim në Universitetin e Kuvajtit. Komploti u zbulua dhe qeveria e vendit arrestoi vrasësit e mbetur në tentativë.

Bill Clinton

Më 29 tetor 1994 Francisco Martin Duran shkrepi 29 gjuajtje me një automatik në drejtim të Shtëpisë së Bardhë. Ai gjuajti nga jashtë lëndinës duke menduar se presidenti Clinton ishte njëri prej burrave me kostum të errët që po qëndronin aty. Askush nuk u lëndua dhe Duran u dënua me 40 vite burg.

Viktor Yushchenko

Presidenti i Ukrainës desh humbi jetën në zgjedhjet e vitit 2004 në një incident në fillim të shtatorit. Edhe pse ai i shpëtoi vdekjes, në fytyrë i kanë mbetur shenja nga një helmim biologjik, për të cilin ai pretendon se ishte vepër e punës së agjentëve të qeverisë.

Jacques Chirac


Në korrik të vitit 2002 gjatë festimeve të Bastijës, Jacque Chirack i mbijetoi atentatit të një personi të armatosur me një armë zjarri, të cilën e kishte fshehur në kutinë e kitarës. Vrasësi i mbetur në tentativë, Maxime Brunerie iu nënshtrua testimeve psikiatrike.

Dora Bakoyannis

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis përpara se të merrte postin aktual, ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës. Pak përpara se ajo të merrte detyrën si kryetare bashkie, në vitin 2002 ajo u bë shënjestër e një atentati, gjatë të cilit u plagos, por arriti të shpëtonte.

Vladimir Lenin

Lenin ka arritur t’u shpëtojë disa atentateve ndaj jetës së tij,. Fillimisht ai u bë viktimë e një atentati në vitin 1918, kur një i panjohur e qëlloi me armë zjarri. Më pas, po këtë vit, një anëtare e partisë Socialiste Revolucionare iu afrua teksa ai po i afrohej makinës. Ai arriti të shpëtonte, pavarësisht dy plumbave që mori në nofull dhe në dorë.

Turgut Ozal

Edhe presidenti turk, Turgut Ozal ka qenë viktimë e një atentati, i cili mund t’i kishte marrë jetën. Në vitin 1988 ai mori një plumb në gisht, ndërkohë që plumbi tjetër për pak e kapi në kokë. Vrasësi u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por më vonë Ozal i dha faljen.

Theodore Roosevelt


Ndërsa ishte duke bërë fushatë, presidenti amerikan Roosevelt i shpëtoi një tentative vrasjeje nga një njeri i quajtur John Scrank. Plumbi iu ngul Roosevelt në gjoks pasi kishte goditur më parë skeletin prej çeliku të myseve dhe një kopje të fjalimit që ai mbante në xhepin e xhaketës.


T.O.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top