Nga cili prind trashëgohet inteligjenca? Ja ç’thonë studimet

D.

.
Sipas shkencës, njerëzit inteligjentë duhet të falënderojnë mamatë, pasi nënat janë kryesisht përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të lidhura me inteligjencën tek fëmija i tyre.

Është vlerësuar se 40-60% e inteligjencës është e trashëgueshme.

Hulumtimi tregon se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të trashëgojnë inteligjencën e nënës, pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.

Studiuesit deklarojnë se qelizat e baballarëve nuk u gjetën në korteksin celebral, ku zhvillohen funksionet më të përparuara njohëse: inteligjenca, arsyetimi, planifikimi dhe aftësitë gjuhësore.

Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se inteligjenca jonë nuk është 100% gjenetike.

Studime të tjera zbulojnë se nënat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre kryesisht përmes kontaktit fizik dhe emocional. Në fakt, këto studime sugjerojnë se lidhja shpirtërore/emocionale që kemi me nënat tona është shumë e lidhur me inteligjencën.

Studiuesit na sigurojnë se fëmijët që kanë krijuar një lloj afrimiteti me mamatë, janë më këmbëngulës dhe shfaqin më pak acarim kur zgjidhin një problem të vështirë.

Prandaj, një pjesë e madhe e inteligjencës varet nga mjedisi, stimulimi dhe karakteristikat personale.

Inteligjenca përcaktohet si aftësia për të zgjidhur problemet. Ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhjen, truri ynë punon si një i tërë, duke përfshirë emocione të ndryshme dhe duke aktivizuar procese të tjera të tilla si intuita.

Mos harroni gjithashtu se inteligjenca ka nevojë për stërvitje të vazhdueshme dhe truri ynë është një muskul, që duhet të stimulohet dhe ushqehet gjatë gjithë jetës me sfida të reja dhe detyra interesante.


Pavarësisht se çfarë thonë ekspertët e gjenetikës, baballarët nuk duhet të ndihen keq me veten.

Duke qenë të disponueshëm emocionalisht dhe dukë u bërë një model për fëmijën e tyre, një baba kontribuon në zhvillimin e fëmijës, po aq sa nëna.

Koeficienti i inteligjencës (IQ) me të cilin kemi lindur mund të jetë i rëndësishëm, por, në planin afatgjatë, nuk është aspak një faktor vendimtar.

Burimi: Rincon De La Psicologia
 
Se di pse po filloj te ndjej keqardhje per keta baballaret ne pergjithesi. Edhe 1 rol riprodhues qe kishin jua hoqem si merite :p lool
Qaj hallin kalorësit ti, sa përqind e popullsisë lexo studime?! Kur del fmija i zgjut baba ktu ? kur del budalla ja le fajin grus (fisit t'grus lool)
 
Studimet thonë të vërtetën, por sipas këtij studimi përligjet edhe shprehja e famshme e burrave :

" Ka ngja nga gruaja dhe rraca grus osht budalla" lool lool
Po mire se dhe burri qe mori ate grua seshte shume superior se perndryshe se merte :lol: :lol: :lol: :lol:
 
I shendetshem te jete.
E te ngjaj ku ti doj zemra e gjeneve,c`rendesi ka nese i ngjane babait apo nenes.
 
Studimet thonë të vërtetën, por sipas këtij studimi përligjet edhe shprehja e famshme e burrave :

" Ka ngja nga gruaja dhe rraca grus osht budalla" lool lool
Po mire se dhe burri qe mori ate grua seshte shume superior se perndryshe se merte :lol: :lol: :lol: :lol:
 
Pra me pak fjale Abraham Lincoln kishte te drejte kur thoshte:

All that I am or hope to be I owe to my mother.

Burre Zotni ka qene ky
E IShte ME partine demokratike :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top