Nga 2016, Gjermania ofron mundësi punësimi për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në Berlin, ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor temë kryesore e kishin krizën aktuale të refugjatëve.

Mediet gjermane raportojnë se për shkak të numrit të madh të refugjatëve të cilët kalojnë nëpër Ballkan, shtetet e Ballkanit janë pranë kufirit të kapaciteteve të tyre. “ثshtë e rëndësishme të kemi një pozicionim për një Evropë të solidaritetit, sepse ky solidaritet nuk fillon vetëm me anëtarësimin në BE, por edhe me gatishmërinë për të bartur ngarkesat së bashku dhe kjo na ndërlidh neve sot këtu”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier, transmeton Republika.info.

Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lihen vetëm me sfidën e migrimit – transit. Steinmeier ka premtuar ndihmë në forma financiare për çështje humane dhe ndërmarrjen e masave për ndërtimin e strukturave dhe sigurimin e kufijve të jashtëm.

Nga viti 2016, Steinmeier ka thënë se Gjermania do t’i ofrojë popullsisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor, në rrugë legale mundësi punësimi në Gjermani. /Republika.info/
25_11_2015_9318879_frank_walter_steinmeier.jpg
 
Titulli: Nga 2016, Gjermania ofron mundësi punësimi për qytetarët e Ballkanit Perëndi

E kam da menjen...do gervisht qe te fitoj :p
 
Back
Top