New York Times , Merkel të largohet për të shpëtuar Gjermaninë dhe Evropën

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
E përditshmja amerikane New York Times ka sulmuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel nën dritën e kritikave të ashpra ndaj Merkel, veçanërisht pas sulmeve masive seksuale gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Gjermania buzë greminës”, artikulli analizon politikat e Merkel për emigrantët dhe pasojat me të cilat po përballet populli gjerman që pas strehimit të 1 milionë refugjatve në vend.

Merkel duhet të largohet, kështu Gjermania dhe i gjithë kontineti i udhëhequr prej saj mund të shmangin një çmim edhe më të lartë si pasojë e çmendurisë së saj të idealeve dhe principeve fisnike.

Ross Douthat, autor i edutorialit, marrë shkas nga ajo që ndodhi në Këln natën e vitit e ri, e konsideron çmenduri strehimin pa limit të klandestineve nga kancelarja. Ai shkon më tej duke u shprehur se skenari i romanit të Michel Houellebecq që përshkruan botën nën pushtetin e islamit ka shumë gjasa të materializohet në të ardhmen në Gjermani.

Aktualisht kancelarja Merkel përballet me kritikat brenda vendit, jashtë tij, por mbi të gjitha me zemërimin e popullit të saj. Gjermania është përfshi rë në protesta kundër klandestineve pasi policia deklaroi se në Këln ka pasur mbi 500 vepra penale gjatë natës së ndërrimit të viteve, 40 përqind prej të cilave sulme seksuale. Banda ka operuar e organizuar teksa shumica e sulmuesve janë nga vendet e Afrikës Veriore dhe vendet arabe. Videot e përdhunimeve shokuan opinionin publik, teksa kriza e klandestineve në Evropë ka hyrë në tjera dimensione, më të vështira, më të frikshme.
11_01_2016_8426541_merkaleka.jpg
 
Back
Top