New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912 flet për shfarosjen e shqiptarëve.

Lauri

Anunnak
Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912 flet për shfarosjen e shqiptarëve. FAKTE HISTORIKE.


Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, përshkruan jenocidin, masakrat, shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë . Fqinjët grabitqarë lakmonin të copëtonin gjithë Shqipërinë. ’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’ New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, publikon , Vrasjet si sport ditor.

Masakrat_zpsd611c138.jpg

Ushtria serbe 1912! Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i ‘Daily Telegraph’ në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve mysliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim. Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme.Për t’i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta. Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime. Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte si “rrugë e varjeve”. Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: “Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë”.

Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë. Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t’i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë. Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur. Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: “Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë. As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë.” Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz. Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.
Publikuar më 31 dhjetor 1912 – The New York Times

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.اfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

Masakrat në Shkup e Mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. ثshtë shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. اdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.
*Yskyb është Shkupi.

Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

“Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.

“Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat – drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.“Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar.

Kryeshtabi në Vranjë – Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, – thotë princi, – është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur. Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. ثshtë urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.Disa mijëra sllavë nga veriu, اekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta. Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.
/Eroll Velija
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top