“Nëse mban syze, je më inteligjent!”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Nëse mban syze, je më inteligjent!”

dd.jpg

Nëse mban syze, ka një lajm të mirë; ju mund të jeni më të zgjuar se një person mesatar…një studim i publikuar në gazetën Nature Communications ka dalë në përfundimin se nevoja për të mbajtur syze është e lidhur me nivele më të larta inteligjence.


Por, mbase ju e dinit këtë, që më parë. Në studim, më i madhi i këtij lloji, kërkuesit nga universiteti i Edinburgut kanë analizuar të dhëna gjenetike dhe të fituara nga mbi 300 mijë persona të moshës nga 16 deri në 102 vjeç.

Analiza e tyre tregoi një avantazh domethënës gjenetik mes funksioneve të përgjithshme njohëse, kohës së reagimit, dhe shumë avantazhe të tjera shëndetësore, përfshirë shikimin, hipertensnionin dhe jetëgjatësinë, tek personat që mbajnë syze. Personat që rezultonin më inteligjentë, kishin rreth 30 për qind më shumë mundësi të kishin gjene që tregonin se ata duhet të mbanin syze.

Ndërsa të qenit më inteligjent mund të ketë lidhje me shikim të dobët, kjo lidhet edhe me një seri përfitimesh shëndetësore. Kërkuesit zbuluan marrëdhënie negative mes funksionit njohës dhe një numri problemesh shëndetësore, përfshirë anginën, kancerin në mushkëri dhe depresionin.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbahet parasysh se të gjitha këto janë thjeshtë lidhje, por jo përfundimtare. Dhe po ashtu ia vlen të nënvizosh se inteligjenca është subjektive dhe mund të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të matet.

Duke lënë mënjanë gjenetikën, ka edhe shumë prova emipirke që tregojnë se mbajtja e syzeve, ke apo nuk ke nevojë për to, i bën njerëzit të mendojnë se jeni më inteligjent. Janë të shumta studimet që kanë dalë në përfundimin se njerëzit që mbajnë syze perceptohen si më të zgjuar, më të besueshëm dhe më të ndershëm e madje kjo është edhe arsyeja përse shumë avokatë mbrojtës, i detyrojnë klientët të mbajnë syze në procese.

Top Channel
 

Attachments

  • dd.jpg
    dd.jpg
    187.1 KB · Shikime: 0
Te ishte e vertet do na kish mbulu inteligjenca. Sot me shume i ke me syze se pa syze njerezit sid9mos ne universitetr. Plooot!
 
ahhahahaha,Arfe ai ne foto vertet qenka si shpirtttt.
 
E vertete!

E mua sa here qe gjej shkrimet e Soul shpk vej syzet te behem me inteligjent me to.

Pak rendesi ka si shkon zanafilla,por si perpjekje e bej.
 
GoT-Dany-Deal-With-It.gif
 

Attachments

  • GoT-Dany-Deal-With-It.gif
    GoT-Dany-Deal-With-It.gif
    1,004.3 KB · Shikime: 0
  • GoT-Dany-Deal-With-It.gif
    GoT-Dany-Deal-With-It.gif
    1,004.3 KB · Shikime: 0
Nese mban syze do te thote qe ke prb me shikimin... ku shpeshhere kerkon me shume vemendje perqendrimi . loool
 
Sa për vete më duket më mirë të jem pak budalla se sa mos të shoh.
Më duket se shembet bota, kur si kam syzat (e leximit), e sa për inteligjencë
who cares...
Në fakt, kjo i bje se të verbërit janë më inteligjentë se ata që shohin...,
sidomos ata që e kanë mbi +5 apo +6 që vetëm syzat si teleskopi do të mund t'iu ndihmojnë....
 
Gjithsesi. Urra o burra. Te vejme gjyslyqe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top