Nene....

Nene!-u degjua nje ze i trisht dhe i brisht.
Pastaj ca hapa neper shiun qe binte furishem,dy duar te vockela qe flisnin per dhimbjen. Galloshet e medha qe benin zhurmen neper puset e ujit si ndihmonin hapat e ti te vegjel te ishin me te lehte.
Me te lehte se dhimbja e kesaj dite me shi,tek ai nderronte hapat duke shtrire duart e vockela.me zerin qe dridhej nga i ftohti dhe shiu,perseriste-beni mire ju ndohmofte zoti,nje euro per nje byreke.
Pastaj pushonte i dromitur mes lodhjes,dhe perseriste-Nene ku je? perse me braktise ne kete dite te vrazhda,neper keto rruge dhimbje me duat e mpira nga i ftohti dhe varferia.
Syte e ti bojqjell ishin te vyshkur,faqet i vinin te humbura mes kockave te nofullave lodhja i lexohej shqeto,e tek buzet i leviznin ngadal,ai perseriste perseri; Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje.
Rrugtaret e heshtur dhe te pa fjale dukej sikur per pak momente ndjenin meshiren e dhimbjes se ti,por hapat e tyre zhukeshin askush nuk ndalonte para ti.
Keshtu iknin oret,erdhi dreka,shiu nuk pushonte dhe as galloshet e ti nuk thaheshin.
Ai here pas here perseriste,ju lutem nje euro per nje byreke.
... pushonte pak e vazhdonte;-nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje.
E tek oret e pasdites shuheshin,mbremja afronte,shiu behej me ftohte,duart e ti te mbledhura kruspull sduronin me te ftohtin vrastar,kembet i kishte te holla dukej qe nga momenti ne moment do e leshonin,rreshkiti javes pllakave te nje muri afer kishes,mes buzeve qe dridheshin, duarve qe nuk mbaheshin dot me shtrire,ai therriti per here te fundit;-Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje..
Koka e ti iku mjatas siper supit ,syte u mbyllen dhe fytyra e ti e shuar mori nje fare ndricimi,-bir jam ketu,u lexua ne fytyren e ti nje shkrim lumturie. Njerzit u afruan e rrethuan me dashurine e meshirimit,tani shikoje e ndonje lot ne fytyrat e tyre hipokrite,kerkonin fajtroin pa e ditur qe fajtor ishim te gjitha nga pak.
Ai pushoj ne paqen e meshirueshme,lexohej qarte shkrimi ne syte e ti.-Nene u bashkuam,me gjete ,me mbaje ne parqafimin tend,,,tani jemi bashke do me kujdesesh...
Ata u takuan,u takuan bashke,nena e mori te birin e saj per ta kujdesur aty ku kujdesja nuk do te shterroje me kurre.
 
Nena e tij kishte vetem nje sy…

I vinte turp per ate dhe e urrente gjithmone e me shume.Puna e saj ishte kuzhiniere ne shkolle…
Gatuante per studentet dhe per mesuesit,per te nxjerre shpenzimet e tyre…

Nuk donte te fliste per te, qe mos ta mesonin se ishte femija e nje nene me … nje sy.
Studentet iknin, sa here qe e shikonin kur dilte ndonjehere per pak nga guzhina, dhe thonin se nuk mundeshin te shikonin ate pamje, ju shkaktonte tronditje te padurushme.

Por qe i vogel djali kishte problem me pamjen e nenes se tij… .

Kur akoma djali shkonte ne fillore,nje dite kaloi nena e tij ne korridor ne kohen e pushimit per ta pershendetur.
Ai u ndje shume keq u merzit,dhe vazhdimisht e denonte veten.Donte te vdiste, te zhdukej…Kur u kthye ne shtepi i tha nenes se tij,se nese do te qeshin te gjithe me mua me mire te vdesesh!.
Ajo nuk u pergjigj.
I thote shokut te tij,- Prandaj dhe lexoja shume,me qellim qe nje dite te ikja larg me studime dhe ja arrita,po dhe atje ajo erdhi dhe zuri pune tek shkolla ku jam une per te me ndihmuar!? nuk gjente dot ne nje vend tjeter''.
Me vone u martua. Bleu nje shtepi.Krijoi familjen e tij , punen e tij dhe jetonte i lumtur!

Nje dite mbas kaq vitesh mungese nena e tij shkoi t’a vizitoje…sepse s’kishte pare kurre niperit e saj.
Sapo u duk te dera, femijet e tij filluan te qeshnin, ai u nevrikos sepse ajo kishte vajtur pa e lajmeruar.Atehere ai bertiti -Si guxon te vish ketu dhe te trembesh femijet e mi;dil… jashteee,ik… zhduku.
Nena u pergjigj e qete…
-Ah zoteri me vjen keq! ndoshta me dhane adrese te gabuar, dhe iku pa e kuptuar femijet e tij se ajo ishte gjyshja e tyre.

Kaluan vite dhe nje dite djali gjeti ne kutine e tij postare nje leter nga shkolla e tij, do mblidhej e gjithe shkolla fillore per t’u takuar mbas kaq vitesh, dhe kjo do behej ne qytetin ku ai lindi.I tha gruas se i duhej te bente nje udhetim per kompanine ku punesohej, dhe iku.

Kur mbaroj takimi ai shkoi te shtepia e tij ku ishte rritur.
Fqinjet i thane se nena e tij kishte vdekur para disa ditesh, por nga syte e tij nuk doli asnje pike loti.I dhane nje leter te cilen e kishte lene nena e tij per te.

Letra…
-E shkrojta kete leter nese nuk arrin te me gjesh gjalle.Me vjen keq qe te vija ne pozite te veshtire dhe ty te vinte turp per mua.
Kur ti ishe i vogel pesove nje aksident shume te rende dhe humbe njerin sy.Nuk do mundesha te te shikoja te rriteshe me nje sy dhe keshtu te dhashe syrin tim…Ke gjithmone gjithe dashurine time…

NENA JOTE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top