Në sy të dy fëmijëve, burri vret gruan me çekiç

LeVoyageur

Once upon a time...
53 vjeçari italian Eraldo Marchetti, vrau bashkëshorten e tij Maria Manciocco, duke e goditur disa herë me çekiç në kokë, në sytë e fëmijëve të tyre binjakë, të moshës 9 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Romës, ku viktima një 47 vjeçare me profesion mësuese ishte në proces ndarje me të shoqin. Ishin dy fëmijët e moshës 9 vjeçare ata që dhanë alarmin pas sherrit të fuqishëm mes prindërve, gjatë të cilit nëna e tyre mbeti e vdekur nga goditjet e çekiçit. Pavarësisht dërgimit në spital, gruaja gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Vrasësi Eraldo Marchetti, një zyrtar i aeronautikës, shkoi në orët e para të ditës në banesën ku jetonte gruaja me dy fëmijët, për të marrë gjërat e tij, por gjatë kësaj vizite lindi një sherr i fuqishëm. Në kulm të debatit, burri mori një çekiç, me të cilin e qëlloi të shoqen katër herë në kokë, veprim i cili i shkaktoi edhe vdekjen. Por i shokuar nga krimi i kryer dhe nga tronditja që u shkaktoi fëmijëve ai u vetëdorëzua në polici, duke pranuar krimin dhe duke rrëfyer gjithë ngjarjen.


noa.al
 
Back
Top