"Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
"Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

MINISTRI.jpg

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, i cili u nis për në New York për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, para nisjes shprehu shqetësim e tij lidhur me radikalizmin islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kurz ka thënë se në Kosovë, Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë, femrat po paguhen në mënyrë që të ecin rrugëve të mbuluara tërësisht.

“Në Shqipëri, Bosnje e Kosovë duhet të stopohet radikalizmi në rritje islamik. Ekziston një ndikim i fuqishëm fetar e ideologjik ndërsa femrat po paguhen në mënyrë që të dalin të mbuluara tërësisht nëpër rrugë”, ka thënë Kurz, raporton kleinezeitung.at.

Ministri austriak deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kthyer drejt Brexitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, transmeton Koha.net.

Me iniciativë të tij, në Misionin e Austrisë në Kombet e Bashkuara sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Aty do të marrin pjesë ministrat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.
b.jetaoshqef
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Eshte shume e vertete qe ne shqiperi paguhen grate per te ndejur te mbuluara,paguhen edhe burrat per te mbajtur mjekerr.mua ma kane pohuar vete personat nje gje te tille.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Haha e forte eshte se forumistat bejne sikur sdine gje.
Hipokrit.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Eshte shume e vertete qe ne shqiperi paguhen grate per te ndejur te mbuluara,paguhen edhe burrat per te mbajtur mjekerr.mua ma kane pohuar vete personat nje gje te tille.

Cfare????
E thua me te vertet apo po tallesh?
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

nuk tallem aspak.eshte shume e vertete.

Boh sa keq!
Po valle i kane mbaruar tera impenjimet populli Shqiptar,ku vetem kultivimi i bystynive te ndryshme u ka ngelur?!
shume po shume keq!
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

E kam te veshtire ta besoj!!

hajduti
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Nuk besoj ne kete qe thote ky ministri persa i takon veshjes. Njoh shume te tilla dhe nuk di qe kete pjese ta kene prej pagesave apo benefiteve te tjera.
Nderkohe qe per pjesen e radikalizimit, jam shume dakort!

Duhet patjeter te ndalohet ky proces pasi ne kete menyre nuk po i sherbejne besimit, por po zhveshin veten nga virtyti i tij.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Cudi une si snjeh asnje te tille, e vet jam e mbuluar.. Nejse.. ndoshta ka, nuk e mohoj dicka qe skam as argument, as kunderargument...por jane njerez, te pamoralshem dhe te padrejt..Se pastaj vjen dikush, nje injorant dhe me shtin edhe mua ne ate thes me ate felliqesir,qe paguhet, e une e mbaj nga bindja ime.. e pastaj pyesin ku jane forumistat... Cfare bote e cuditshme..sa shpejt ta gjejn vendin... Allahu na largoft nga njerez te tille, te lige, se jane dem i vetvetes por edhe i njerezve per rreth...
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Eshte shume e vertete qe ne shqiperi paguhen grate per te ndejur te mbuluara,paguhen edhe burrat per te mbajtur mjekerr.mua ma kane pohuar vete personat nje gje te tille.
Ti je islamofob. Po genjen.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

E kam te veshtire ta besoj!!

hajduti

nuk ka ndryshim me pasaportat greke. Behu nenshtetas grek te jap rroge apo pencion.
Pune lekesh hesapi, per tjeter vari lesht.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Ti je islamofob. Po genjen.

Une jam mysliman,ama tek ajo pjesa paster.jo terroristat qe kane hyre nga 90 e ne vazhdim.po flas per te vertetat qe jane ne shqiperi.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Une jam mysliman,ama tek ajo pjesa paster.jo terroristat qe kane hyre nga 90 e ne vazhdim.po flas per te vertetat qe jane ne shqiperi.

haha keta myslimant modern po na mrrin ne qafe sepse jane te doktrinuar me stilin arab.
te thojshe qe je mysliman tradicional ndryshonte pak puna lol
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Jam mysliman,por jo nga pjesa qe finacohen per te mbajt mjekerr.se eshte modern apo tradicionale,kete nuk e di :p
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Un e kam te veshtir te besoj !!?pse them e kam te veshtir ,po shum e thjesht..kush femer apo mashkell do mbulohet apo te ndrroj stilin e jetes per nje pag?!po edhe gjith pasuria e botes te ofrohet nuk do mundesh gjat te manipulosh me veten..eshte gje tjeter ajo e pasaporest ...per ta mbajt mbulesen duhet nje forc e madhe.Ngajhet kur ndegjoj gjera tilla..them me vete;pse nuk po ju ofrojn pag edhe atyre se shtrin doren per nje kacidhe!?
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Une kam degjuar se mbulohen per tju ec mbare :p
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

A mos na cani koken shume?! - do i thoja ketij!
Thjesht llapni lart e poshte se shamiat nuk do i zhdukni te jeni te sigurt ky me gjithe co. Kur ta do zemra s'ka burre nene te te ndryshoje ndjenjen!

Epo njerez te tille te nxjerrin nga vetja!

p.s. Une se di nga i dejgoni keto pagesa, por kur kam thene dhe rithem per plot 20 vite s'kam degjuar dhe s'njoh asnje rast ku kane paguar lek per te mbajt shamia jam shume e sinqerte dhe gjeja e fundit qe do beja ne jete do ishte te genjeja(sidomos per hir te nje cop forumi). Keshtu qe, akuzoni si tua ndjeje ju!
 
Redaktimi i fundit:

Oj ti shoqe, shqiptari per nje 10 mij leksh cfare nuk ben, te vret per nje thes miell qe japin partite. Te jepeshin lek per shamia te siguroj qe te gjithe do i kishe neper xhamia e me shamia. Sidomos ata qe s'kane buke me ngrene. Ky do nje denoncim tani per blasfemi dhe ta shohe. te sjelle provat nga e nxorri kete, te nxjerre dhe shifrat, nga kaq muslimane me shami qe kane 3 shtetet sa % paguhen e pastaj hajde diskutojme. Ehuu, fjale ne hava cdokush mund te thoje.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Keto jane shpifje , se po te ishte ashtu sot te gjitha do te ishin te mbulura . Edhe ato femrat e pasura , nese ka prej tyre .
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Ne radhe te pare ky zoteriu e tha per neve ashtu siq kishte thene edhe per shume ceshtje tjera te cilat jane gure sizifi ne ardhmerine tone, ne ardhmerine e femijeve tane. Duam apo nuk duam ta pranojme kete gje, duam apo nuk duam ta rregullojme shoqerine tone, shtepine tone, kjo eshte eshte ceshtje jona. A tha dicka qe nuk eshte ditur??? Jo, jo dhe JOOOOOOO!!

Ceshtja nuk se filloi tash. Ceshtja, kjo ceshtje shqetesuese, filloi atehere kur perfundoi katrahura ne kete vend dhe ketij vend ja mesyen me lloj-lloj OJQ te cilat ne emer te ndihmes sollen edhe te keqen, jo vetem te shamise.

E kam thene disa here ne kete forum se kjo ceshtje eshte zhvilluar dhe ka leshuar shtat ne shoqerine tone keshtu mu para syve tane dhe shteti hove - hove ka mbyllur syte dhe eshte tregur qorr ne konvertim te nje grusht votash qe po na hane shpirtin tash e dekada te tera. Po flas per venin tim, per Kosoven. Ne Kosove, pas luftes, kishte OJQ nga me te ndryshmet me orientime nga me te ndryshmet. OJQ e besimeve tjera, perkunder tentimeve te shumta, kane patur pak hapesire dhe pak rezultate si rezultat i perberjes fetare te popullates. OJQ Islamike paten ne njefar menyre nje lloj suksesi. Si? Thjesht, shkurt shqip: Fillluan me kurse, trajnime dhe ekskurzione te kombinuara. Po te jap nese e merr. Po pra ke te drejte te vish ketu nese t'i pranon ne fillim te mesosh per fene apo dhe te fillosh te falesh. Kjo eshte nje e vertete e madhe saq eshte e vertete se eshte dite tani qe po shkruaj. Pastaj kishte dhe konvikte te vecanta. Ke shkollimin, universitetin, ke dhe burse studimore po qe se sillesh dhe jeton sipas kushteve tona. Edhe kjo eshte nje e vertete shume e madhe. Kishte dhe beneficione te tjera. Studime dhe vizita jashte vendit. Edhe kjo eshte nje e vertete shume e madhe. Ketu filloi gjithcka.

A kishte femra te mbuluara ne Kosove para ardhjes se ketyre Organizatave? Kishte, por jo ne kete mase dhe jo ne kete menyre te veshjes. Edhe kjo eshte nje e vertete e madhe. Vetem ata qe nuk duan ta pranojne realitetin dhe duan ta genjejne veten munde te mbyllen syte dhe te thone: Kjo nuk eshte e vertete!

Une njof personalisht shume njerez te cilet kane perfituar dhe akoma perfitojne nga keto beneficione. Kam qene i cytyr dhe vet dhe jam larguar ne momentin e pare.

A njef personalisht njerez apo femra qe marrin rroge per te ndryshuar pamjen apo per te vene shami/burke, hixhab. Personalisht nuk njof asnje sepse po ta njifja qe tani do informoja Institucionet e shtetit.

A beson se ka te tilla raste? Po dhe fatkeqesia ketu nuk qendron te SHAMIA, por te keqperdorimi i SHAMISE, nga njerez qe pretendojne te jene fetar, madje dhe IMAM, qe permes saj te mbjellin njelloje radikalizmi. Kjo eshte nje e vertete e madhe! Sepse ata pretendojne qe permes shamise te arrijne radikalizmin Islamik dhe per mendimin tim kjo eshte nje gje e turpshme kur njerezit fetar, qe thirren ne emer te fese, perdorin FEMREN dhe SHAMINE, per interesa banale fetare.

Arsyeja e besimit? Une jam njeri qe besoje ne Institucionet e shtetit. Institucionet e shtetit dhe me konkretisht personi pergjegjes ne kete vend per kriminalitet dhe terrorizem e potencoi shume qarte ne deklaraten e tij ne te gjitha gazetat e botes. Ai eshte shqiptar dhe nuk eshte i huaj. Pra kot i shajme te huajt sepse ata po thone vetem ate cfare kemi potencuar ne.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

A mos na cani koken shume?! - do i thoja ketij!
Thjesht llapni lart e poshte se shamiat nuk do i zhdukni te jeni te sigurt ky me gjithe co. Kur ta do zemra s'ka burre nene te te ndryshoje ndjenjen!

Epo njerez te tille te nxjerrin nga vetja!

p.s. Une se di nga i dejgoni keto pagesa, por kur kam thene dhe rithem per plot 20 vite s'kam degjuar dhe s'njoh asnje rast ku kane paguar lek per te mbajt shamia jam shume e sinqerte dhe gjeja e fundit qe do beja ne jete do ishte te genjeja(sidomos per hir te nje cop forumi). Keshtu qe, akuzoni si tua ndjeje ju!

Ndoshta nga qe nuk jeton ne shqiperi,nuk ke degjuar.por te siguroj qe ekziston si fenomen.nuk njoh nje njeri por nje zone e tere qe,ka 20 vjet qe marrin leke per mbulesen etj.dhe jo vetem leke,por nga perfitime me te ndryshme,si te drejta studimi ne turqi,etj etj.kane mbire xhamite vend e pa vend te ndertuara nga organizatat islamike,qe nuk kane aspak lidhje me KMSH-ne.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Jam mysliman,por jo nga pjesa qe finacohen per te mbajt mjekerr.se eshte modern apo tradicionale,kete nuk e di :p

Nqs je musliman thuaj jam dhe s'ke pse justifikohesh hic. Ji ca te doje zemra ty se po behen lepuj njerezit nga shantazhet e njerezve.

Mua ajo qe mua me ben pershtypje eshte:
Ngihet pyetja:
1- A paguhen per fene keta praktikantet?! Pergjigja eshte PO.
2- A njihni ndokend qe paguhet?! Pergjigja JO.
3- Ti je musliman? PO. Paguhesh?! JO.

Heu bre! Si ka mundesi?!

Tani a ben mosnjohja e rasteve tona qe paguhen mos te egzistoj fare si fenomen?! Ndoshta po ndoshta jo, ama njeriu thote ate qe ka te sigurt si fillim pastaj fillo e hedh dyshime. Te ne dyshimet behen fakte. Lol Per mos te folur pastaj per deklarata nderkombetare.

Ne Shqiperi iher, dhe nqs dikur kane patur hapesire keto shoqatat fetaro-sociale, sot jane te mbyllura shumica. Ne mos gaboj qe ne kohe te Nanos u mbyllen me 10-tra shoqata ne Shqiperi. Vec shoqata e "Shoqeria" operon akoma mesa di. Dhe ne Shqiperi atehere i kishe me kokrra vajzat me shami, ndersa 5-10 vjecarin e fundit ku nr shoqatave eshte me i vogel madje pothuajse 0 nga ato te hershmet ke shtim me te madh te besimtareve me shami apo pa shami.
Por, dhe kur ishin te gjitha.
Une kam qene nder ato qe benin kurse tek ato. Kam bere Anglisht 2-3 nivele.
Ajo qe kishin ne program ka qene 2 ore kurs, 15-30 min(s'me kujtohet mire) diskutim fetar. Ku te flisnin rreth Zotit & bazave te fese. Te Shoqata e katarit ka qene me deshire, ama ne grup kam patur 2 katolike. Vinin degjonin dilnin. As nuk i dha kush lek atyre apo mua, as nuk i detyroi e asgje.
E njejta dhe me grupin e jetimeve. Ato merrnin ndihme sociale mujore, dhe 1 here ne jave 30 minuta degjonin ligjerate fetare, por askush s'i kerkoi te falet, as te agjeroj, as te vishet.
Ne Shqiptaret e kemi zakon. Punon dikush imam uuu u be fetar per lek. Vendos njeri shami uuu merr lek. Mbaj mend dikur kushedi sa her e pyesnin mamane time: A shko ndonje shoqate ti qe vishesh kshu? Paguheni?! Mami hapte syte. Cfare shoqate?! Shqiptari e ka zakon cik me fut hundet kudo e me paragjykuar.

Pastaj, nqs nqs nqs egziston dikush qe e ben per lek atehere paste faqen e zeze kur i thone, se me barin e thate digjet dhe i njomi kot.

A eshte dicka e keqe qe po i ndodh Shqiperise se po shtohen besimtaret?! ASPAK! Perkundrazi u shtofshin cdodite besimtaret e mire!

p.s. Abis e njoh mire realitetin shqiptar. :)
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Une jam mysliman edhe nuk i justifikohem askujt.dhe as nuk behem "lepur" per shantazhet e ndonjerit..por jam duke folur per nje fenomen qe eshte i pranishem ne qytetin tim te pakten,nuk di a eshte ne pjesen tjeter te shqiperis a jo.nuk thashe cdo kush predikon fene islame eshte i perfshire,por ama eshte fenomen ekzistent.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Ndoshta nga qe nuk jeton ne shqiperi,nuk ke degjuar.por te siguroj qe ekziston si fenomen.nuk njoh nje njeri por nje zone e tere qe,ka 20 vjet qe marrin leke per mbulesen etj.dhe jo vetem leke,por nga perfitime me te ndryshme,si te drejta studimi ne turqi,etj etj.kane mbire xhamite vend e pa vend te ndertuara nga organizatat islamike,qe nuk kane aspak lidhje me KMSH-ne.

E c'lidhje ka se vure shamine me bursat aman?! Po bursa mund te japin sa te duan ata, feja eshte ceshtje zemre. Ngriten xhami edhe?! Ne xhami s'te merr kush me zor or cun. Kush do shkon. Sa per lidhjen qe kane me KMSH po ku e di ti sa xhamia jane jasht juridiksionit te kmsh-se amon.. u be nje xhami problem dikur dhe o burra fusim krejt ne nje thes. Futja kot i thone kesaj, flit me hamendje dhe i quajme fakte ne fund fare!
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Une jam mysliman edhe nuk i justifikohem askujt.dhe as nuk behem "lepur" per shantazhet e ndonjerit..por jam duke folur per nje fenomen qe eshte i pranishem ne qytetin tim te pakten,nuk di a eshte ne pjesen tjeter te shqiperis a jo.nuk thashe cdo kush predikon fene islame eshte i perfshire,por ama eshte fenomen ekzistent.

Ku jeto ti mer djale se na habite?! Aman na thuaj zonen qe paguhen. Dhe do jem une qe do u shkruaj KMSH--se meqe kam bashkpunim me to. Dhe a te kane pohuar dikush se po kemi marre lek nga filan shoqate apo person?! Ty te kane ofruar lek?! Direkte tani do te forward dhe ty mesazhin qe do i dergoj Kmsh-se. Me co ne inbox te dhena objektive ama!
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Mos i dil mbroje.ato jane radikalist qe perpiqen te mbledhin sa me shume njerez rreth vetes.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Aaa mos i dil mbroje! Kush ata?! KUSH?! Emra keni? Emra shoqate ke? (Flas per Shqiperine)
Une do i dal derisa te deshmoj te kunderten.(ose s'do e zmadhoj me shume sec mund te jete) Perderisa deri sot s'kam hasur dicka te tille s'jam dele te me marre turma.
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Ku jeto ti mer djale se na habite?! Aman na thuaj zonen qe paguhen. Dhe do jem une qe do u shkruaj KMSH--se meqe kam bashkpunim me to. Dhe a te kane pohuar dikush se po kemi marre lek nga filan shoqate apo person?! Ty te kane ofruar lek?! Direkte tani do te forward dhe ty mesazhin qe do i dergoj Kmsh-se. Me co ne inbox te dhena objektive ama!

Une nuk jetoj aty..por e njoh si zone.madje nga ajo zone edhe jane arrestuar njerez sepse kane pasur lidhje me ISIS.edhe sikur une te te them se per cilen zone behet fjale,prape mos prit qedikush te te pohoje qe marrin leke.ti je e lire te besosh dhe mos besosh Soul,por une jam i bindur ne kete qe them.klm
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

ISIS? qenke lagjia e kombinatit apo s'ishte atje ato Abdurrahmanat e me shoke :p.

Ore ju besoni c'a te doni por mos e beni qimen Tra! Une normal pa e pare e degjuar me syte e mi te vegjel s'kam si te perhap core/llafe njerezish me gojen time te madhe, Lol
 
Titulli: "Në Shqipëri, femrat paguhen që të mbulohen kur dalin në rrugë"

Eshte shume e vertete qe ne shqiperi paguhen grate per te ndejur te mbuluara,paguhen edhe burrat per te mbajtur mjekerr.mua ma kane pohuar vete personat nje gje te tille.

Me gjej mua ndonje qe jep lek mo

Ca i keni kto mendime mer se na cmendet mah
 
Back
Top