Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

cent

...Lontano
Një video e postuar në internet dëshmoi në mënyrë rrënqethëse ndëshkimin që iu rezervua një gruaje sudaneze, “gabimi” i vetëm i së cilës ishte të ngjitej makina me një burrë i cili nuk ishte i saji.

Një veprim i tillë, shoqërimi në çfarëdo ambienti me një mashkull me të cilin nuk ke lidhje përbën një kundravajtje të ndaluar në bazë të ligjit sudanez.

Si rrjedhojë e këtij veprimi, gruaja u detyrua që të gjunjëzohej përpara një turme, ndërsa një person i dha një numër fshikullimesh të caktuara me kamzhik, forma tipike e ndëshkimit për këto kundravajtje.
210yuco.jpg
”Kështu do mësosh mos hipësh në makina përsëri”, dëgjohet duke thënë polici, i cili procedoi me rrahjen publike, ndërsa gruaja, e turpëruar përpiqej të mbulonte fytyrën sa mundej.
k4dptt.jpg
Ndërsa gruaja merr ndëshkimin e saj, në sfond të videos shihet qartësisht turma e spektatorëve, që nuk japin asnjë shenjë reagimi përpara këtij “spektakli” të sëmurë.
2lxcjkm.jpg
Ndonëse vendndodhja e qartë e personave në këtë video nuk është saktësuar, besohet nga theksi me të cilin flitet se ata janë qytetarë të kryeqytetit sudanez, Khartoum./Top channel
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Paj nese eshte e ndaluar me ligj, atehere, pse hyp burrit te huaj kjo fatzeze :zinxh:
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

fuck top channel, nuk dine te formulojne qarte nje lajm, sa bote e trishte
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Ashtu si kitrra them edhe une, pastaj skuptoj e ka rrahur burri i vet apo burri i botes?
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

le te beje burri im prove te marre ne makine femra te panjohura, se ia tregoj un qefin, madje as te njohurat qe une s'i pelqej nuk lejohen :p

tani per te dale te tema, sigurisht qe eshte e tmerrshme te dhunohet njeriu ne kete forme. po ama edhe te mendosh qe gruaja jote mund te hipe ne cdo makine qe del rruges eshte cik e veshtire, eshte tjeter gje kur behet fjaleper transport publik
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Mesa aq sa di un, nuk lejohet te dalesh (nje femer) me nje person mashkull qe nuk ka te njejtin mbiemer me tendin. Ne Emirate e Bashkuara ky eshte nje ligj e ndalohesh dhe gjobitesh ose denohesh nese kapesh e shoqeruar me nje mashkull tjeter....qe do te thote shok, te njohur etj qe nuk eshte burri ose vellai.

Pra lajmi ska te bej se kjo grua eshte kapur me dashnorin mendoj....Por per keto ligje vertet absurde..boh ndoshta ndryshimi i kulturave, traditave, feja etj bejn te mundur jo komprendimin e kesaj.
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

I forti t'rrah e stlen me kajt kan than. Kur nuk respektohet ligji, pason denimi.
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Mendoj qe duhet denu edhe burri qe e ka hyp ne makin kete gruan !
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Ca dreqin.... si arrijne dhe i njohin femrat keta me perce ne koke GPS , RFID apo NFC perdorin ......
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

sudani kaq strikt ???? une kam pas nja 2 shoqe sudaneze dhe mu duknin me liberale se vet liberalistet, nejse, e zeme sikur eshte keshtu, dhe ligji e ka te ndaluar, kjo c'desh qe hypi? po burri botes c'desh qe e mori??? :p
 
Titulli: Në makinë jo me burrin e saj, rrihet brutalisht gruaja

Mendoj qe duhet denu edhe burri qe e ka hyp ne makin kete gruan !
E burri cfaj kishte? Ai duhet te behet merak per ate? Nqs ajo si femer e martuar a ca eshte se lodhi koken, burri pse te mbaj pergjegjesi....
 
Back
Top