Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tre magazina shtetërore vlejnë sot të paktën 25 milionë dollarë. Ne dhomat e depozitimit te droges ndodhen me shume se 70 tone kanabis sativa e presuar, bime e paperpunuar, e marijuane, e cila ndodhet ne pritje per t'u asgjesuar.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


E kapur ne javet, muajt dhe vitet e shkuara, kjo sasi droge vlen 25 milione dollare per ata qe e prodhojne, ne fazen e pare te trafikut, por nese nuk do te binte ne duart e policisë, vlera e shitjes se saj ne treg, te dora e fundit e trafikanteve, ajo mund te arrinte nje vlere deri ne 280 milione euro. Aq sa eshte aferisht buxheti i dy viteve te fundit i tere Ministrise se Brendshem.

Nje dhome akoma me e vogel se ajo e bimeve narkotike, magazinon drogat e renda. Disa kuti te pluhrosura mbajne kokaine te sekuestruar, nje gram i se ciles eshte aferisht sa nje pension mujor ne fshat ne Shqiperi.

Si perfundon ne kete magazine e gjithe droga e kapur ne Shqiperi? Tre muaj pas arrestimit te nje trafikanti, drejtorite rajonale e nisin per ne magazinat e Tiranes, dy prej te cilave ndodhen ne repartin 100 ne Mullet, ndersa tjetra ne afersi te Ministrise se Brendshme. Droga amballazhohet ne thaset plastike, posacërisht per magazinim, ku shkruhet emri i trafikantit, emri i oficerit te policise qe ka kryer veprimet proceduriale dhe sasia e plote.

Pavaresisht se kjo droge, magazinohet dhe kapet nga policia, ajo eshte e gjitha ne kontroll te prokurorit te çeshtjes. Hapjen e nje thesi te magazinuar e ka te drejten vetem ai. اdo sasi e kapur nje trafikanti eshte e destinuar te rrije ne keto magazine te pakten per kater vjet, sa mendohet se zgjat nje proces gjyqesor ne te gjithe shkallet e gjykimit. Urdherin per shkaterrimin e saj e jep vetem gjykata, ne te cilën ndodhet ceshtja. Afati kater vjecar mund te zgjatet akoma me shume nese nga hetimet rezulton se, nje nga trafikantet nuk eshte kapur. Dosja ndahet, por droga nuk shkaterrohet.

Per kete barsye ka droge qe daton qe nga 2008-a, dhe eshte e destinuar te digjet ne 2023-shin dhe kjo sepse nuk jane identifikuar pronaret e saj. Ne dispozitat ligjore ne fuqi, droga nuk duhet te shkaterohet per 15 vite me rradhe, nese nuk njihet trafikanti i saj. Punonjesit çlirohen kur ka nje vendim gjykate te formes se prere per nje ceshtje te caktuar per ta shkaterruar ate.

Paraditen e se premtes Ministria e Brendshme i lejoi mediat te asistonin ne nje process te djegies se se nje droge te sekuestruar.
Ne masa te rrepta sigurie, ne pranine e prokurorise vertetohet sasia e pakove te sekuestruara.

Vendi i asgjësimit caktohet nga Ministria e Brendshme, larg zonave te banuara dhe qe nuk sjell ndonje dem mjedisor. Sasia e caktuar per kete rradhe eshte 1.6 ton, dhe I perket disa trafikanteve nga rrethe te ndryshme te vendit. Punonjesit e caktuar nga ministria e brendshme sigurohen qe te digjet e gjitha.

Por krahas ketij lloji shkaterrimi ne natyre, drogat e forta kokaina, heroina digjen ne nje furre qe ndodhet ne repartin 100. Nje dhurate e policise angleze per shkaterrimin e droges me te gjithe parametrat e vendevve te BE-se.
/ Top Channel
 
Titulli: Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

Gjynaf ....:p
 
Titulli: Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

hahahah,se mos do i asgjesoje vertet Shteti :p
 
Titulli: Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

Shteti i mban per vete , i shet vet! Sikur se dim ne qe te gjithe e konsumojne ne parlament, aman me kto rregulla ne vend ti len njerzit te punojne :p se vetem ashtu behet leku , po ua marin per tu pasuruar vet!
 
Titulli: Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

Gjynah te shkoje dem lol lol
 
Titulli: Në magazinat e shtetit, mbi 70 tonë droge

Ahh qe vdiqa te behem cik magazinjer...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top