Në kërkim të identitetit, këngëtaret tona kopjojnë kë të mundin

Love

βeℓℓe â๓e
timthumb.php


VIP-at shqiptarë imitojnë edhe lëvizjet seksi të Rihanës e Beyonce

Pas një heshtjeje goxha të gjatë, këngëtaret tona kanë filluar përsëri të kopjojnë yjet botërorë si dhe koleget e tyre. Në fakt është e vështirë të thuash se kush kopjoi kë, pasi modelet merren direkt nga yjet botërorë. Ajo që bën diferencën është vetëm përshtatja sa më afër origjinalit, apo shtimi i disa elementeve për ta bërë kopjen origjinale. Gjithsesi kopjet ngelen të tilla. Po të shohim me kujdes thuajse në pjesën më të madhe të klipeve, këngëtaret tona kopjojnë pozicionet, kërcimin, veshjet e deri tek ngjyra e flokëve, këngëtaret e njohura të shou-bizit botëror. Ajo që është trend përqafohet menjëherë edhe në vendin tonë. Ndonjëherë ndodh që më shumë se një këngëtare të drejtohen tek e njëjta pikë referimi, gjë që e bën të pamundur pastaj kategorizimin se kush ka kopjuar origjinalin dhe kush kopjen. Moda vërtet është universale dhe ne nuk po flasim për ngjyrat apo prerjet e fustaneve, po për rastet kur në pamundësi për të qenë origjinale rruga më e shkurtër mbetet imitimi.

Cilat janë “kopjet” e preferuara?

ثshtë e vështirë të bësh një klasifikim korrekt të të famshmëve që kopjojnë artistet tona. Kjo, sepse është gati e pamundur të shohësh çdo performancë apo dalje publike të tyren. Megjithatë, në trojet shqiptare duket se ajo që është më e lehtë për t’u përshtatur është ajo që bën më tepër bujë. Të gjitha duan të duken si Beyonce dhe Jennifer Lopez. Thuajse çdo model i flokëve të Beyonce është provuar nga gjysma e këngëtareve tona. Rihanna po ashtu ka ngjallur interes tek këngëtare si Tuna, apo të tjera të cilat kanë shkuar përtej look-ut. Tuna në klipin e fundit dhe në koncertet e saj ka nisur të bëjë të njëjtat gjeste që bën Rihanna, duke prekur veten në pjesët intime. Në fakt kjo strategji ka rezultuar e suksesshme, pasi kudo është folur për këtë dhe madje publiku është ekzaltuar. Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna e deri diku edhe Lady Gaga janë imazhet e preferuara për t’u kopjuar nga artistet tona. Po kjo nuk do të thotë se shou-girl si Kim Kardashian apo modele të tjera të njohura janë më pak të preferuara. Daljet e shpeshta të Kim kudo dhe komentet e shumta për veshjet e saj, kanë intriguar edhe shumë vajza të skenës sonë. Fustani, i cili para më shumë se një viti është veshur nga këngëtarja Rozana Radi, këto ditë përsëri është futur në përdorim. Rozana nuk parapëlqen të mbajë veshur një fustan, të cilin e ka konsumuar nëpër koncerte e mbrëmje muzikore, por të njëjtin fustan këtë herë ia kemi parë edhe Fjolla Morinës. Fustani është i njëjtë me atë që Jennifer Lopez tërboi gjithë botën. Beyonce-n e kopjon gjithmonë edhe Genta Ismajli, e cila nëpër koncertet e saj preferon të mbajë veshur stilet e pop-divës së njohur, ndërsa Rovena Stefa këtë radhë ka zgjedhur show –girl-in Kim Kardashian, e cila me veshjen e saj gjithmonë mahnit publikun.

Elvana Gjata, dobësi për Jeniffer Lopez

timthumb.php


Edhe pse mund të jetë më origjinalja me muzikën që bën, Elvana Gjata ka një dobësi për pop-divën amerikano-latine Jeniffer Lopez. Kjo gjë duket që nga makina që ajo mban, të cilën e ka të njëjtë me atë të Jeniffer Lopez në spotin publicitar për Fiatin. Elvana nuk është mjaftuar me kaq. Ndoshta edhe për shkak të një fije ngjashmërie në tiparet e saj me Lopez, ajo shpesh provon modele flokësh apo edhe veshje, të cilat e bëjnë të duket një Jeniffer Lopez shqiptare.

Nora Istrefi në hapat e Emeli Sande

timthumb.php


Nora Istrefi është ndoshta një nga këngëtaret më të përfolura sa i takon mungesës së një identiteti të saj në pamje. Përherë i ka quajtur këto si gjëra të cilat duan ta dëmtojnë dhe ka pranuar se i pëlqen të ndjekë modën e yjeve të njohur. Së fundmi Nora nuk ka eksperimentuar me veshjen apo make-up e saj, por me flokët. Ajo ka qethur gjysmën e kokës njëlloj si këngëtarja e njohur Emeli Sande dhe Eva Simons. Një guxim i tepruar ky i Norës po të kemi parasysh që përherë është identifikuar me flokët e saj të gjatë. Kësaj tendence nuk i shpëtoi as Elvana, e cila u tregua disi më e përmbajtur në eksperimentin e saj.

Genta Ismajli njëlloj si Beyonce

timthumb.php


ثshtë i njëjti fustan. E vetmja gjë që nuk dimë me siguri është nëse firma është e njëjtë apo jo. Gjithsesi, Genta përherë në daljet e saj preferon t’i ngjajë paksa Beyonce-s, ndoshta edhe për shkak të natyrës së saj energjike. Tendencës për të imituar as Genta nuk ka dashur t’i qëndrojë larg.

Pasqyrat e Leonora Jakupit

Fustani i Leonorës me pasqyrat e saj u komentua si shumë i veçantë, por në fakt nuk ishte tërësisht origjinal. Siç shihet në këtë foto ideja ka qenë e Beyonce-s. Siç e përmendëm edhe pak më parë, Beyonce është një nga këngëtaret e cila kopjohet shumë jo vetëm nga personazhet tona, por edhe nga artiste të tjera të njohura, të cilat kërkojnë të kenë shkëlqimin e asaj. Edhe pse duhet kuptuar që më shumë sesa veshjet dhe firmat që ato mbajnë, rrëzëllitëse i bën pushteti që ato kanë mbi njerëzit dhe arti që bëjnë.

Rovena Stefa zgjedh Kim Kardashian

timthumb.php


Në fakt nuk kanë asgjë të përbashkët Rovena Stefa dhe Kim Kardashian, po këngëtarja ka zgjedhur të vishet njëlloj si ajo. Nuk e dimë se kush ia ka bërë këtë sugjerim Rovena Stefës, por një veshje e tillë është shumë jashtë mode për në skenë, vetëm nëse Rovena ka qenë duke bërë një belidance.

Fjolla, një vit mbrapa me fustanin e J.LO

timthumb.php


Fjolla Morina duhet ta ketë kuptuar që këtë fustan Jennifer Lopez e ka veshur një vit më parë dhe tani nuk quhet më risi nëse vesh diçka të tillë. Po mesa duket këngëtarja është ndjerë mirë brenda këtij fustani, ose të paktën për pak orë i është dukur vetja si Jennifer Lopez.

Tuna elektrizon me prekjet intime alla Rihanna

timthumb.php


Tuna duket se këtë verë është “infektuar” tërësisht nga Rihanna. Jo vetëm në klipin e saj por edhe në koncertet që këngëtarja ka mbajtur, ka bërë çdo gjest alla Rihanna. Siç duket ajo e ka kuptuar që prekja në vendet intime shkakton përherë reagim dhe madje njerëzve iu pëlqen. Njëlloj si Rihanna, ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të elektrizuar publikun e saj. Mund të themi që ia ka dalë, edhe pse nuk është ideja e saj origjinale. E sjellë në versionin Tuna, ka rezultuar një gjetje e suksesshme.

Adelina Tahiri “sfidon” Lopez

timthumb.php


Adelina Tahiri në klipin e saj më të fundit duket se ka dashur t’i bëjë një sfidë të vërtetë Jennifer Lopez, edhe pse nuk ia ka dalë. E vetmja gjë që ka mundur të kopjojë nga klipi i saj “Dance again” janë imazhet ku këngëtarja shfaqet tepër “abbronzatissima”. Këtë ka mundur të sjellë edhe Adelina, së cilës të paktën për një moment i është dukur vetja njëlloj si J.Lo, edhe pse nuk mund të krahasohet me të për nga talenti apo fama.
Burimi: mapo
 
Titulli: Në kërkim të identitetit, këngëtaret tona kopjojnë kë të mundin

Nora dhe Tuna aspak nuk duken in, ajo me ate frizur e kjo e fundit me ate imitim prekje intime biles duket gjest shum provukativ....per tjerat nuk kam gje kunder, nese ka nje veshje ose ka ber mak-up me ndryshe po i shkon mir pse jo?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top