Në Francë, diskutohet Iliria dhe Epiri

alfonci

Veri investigatio
"Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet" është tematika e Kolokiumit të Pestë Ndërkombëtar, që do të nisë të mërkurën. Ky aktivitet me karakter studiues do të zgjasë deri në fundjavë. Mësohet se ai do të zhvillohet në zonën e Grenobles të Francës. Gjashtëdhjetetre studiues nga vende të botës do të referojnë rreth dyzetetetë kumtesa. Bashkim Vreka, njëri prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet arkeologjiko-historik, u shpreh se kjo është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare shkencore kushtuar Ilirisë së Jugut dhe Epirit në antikitet. "Kolokiumi i parë me këtë tematikë daton në vitin 1986, në qytetin Clermont Ferrand të Francës, nën organizimin prestigjioz të prof.Pierre Cabanes", ka thënë ai. Kumtesat do të botohen në një vëllim të titulluar "L‘Illyrie Meridonale et l‘Epire dans l‘antikuite". Në aktivitet do të marrin pjesë gjashtëdhjetëetetë studiues nga Shqipëria, Greqia, Italia, Gjermania, Franca, Anglia, Kroacia, Rumania etj. Këtë vit do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm studiuesish nga Shqipëria e Kosova. "Ky është një shans i mirë, jo vetëm për prezantimin e kërkimeve dhe studimeve të kryera gjatë periudhës nga njëri kolokium te tjetri, por edhe për shkëmbimin e përvojave e metodave të studimit dhe kërkimit shkencor, në fushat që studiojnë antikitetin", shprehet prof. Vreka.


gazeta-shqip
 
Po une qe nuk kam fare besim tek aftesite e historianeve tane...

Shpresoj qe te pakten francezet (armiqte tane te perhershem ideologjik) te flasin njehere ne emer te se ver8 dhe te shuhet njehere e mire pretendime qesharak i fashisteve greke per jugun e Shqiperise, te pakten si territor sepse ekonomikisht e kane fituar nga Tirana e poshte magjypat.
 
Eh, te mjeret ne ku jemi katandisur. Mbi 90% te studimeve mbi te paret tane per cudi i kane bere te huajte ( me siguri nga nostalgjia qe stergjysherit e tyre ose ishin pasardhes nga ky popull i lashte ose nga ndjenja e krenaria e te pasurit nje fqinje fisnik). E fjalet , puna jone nuk jane gje tjeter vetem kokorisje e percudur. Madje, madje ne shume raste ne as qe guxojme te permendim nje gje te tille. :lexim::lexim::lexim:
 
Kush do marri pjese?Bashkim Vreka.
Ky asht me antishqipatari i pseudoshkencetareve shqipatre.Merni dhe lexoni librin e tij per Apollonine.
Ai e quan nje lapsus shkrimin e Aristotelit per Atlantet.Aristoteli sipas Bashkim Brekes ka gabuar.Ashtu edhe ne nje rast tek nji shkrimtar qe flet per Apollonine dhe shkruan qe esht qytet Ilir,Bashkim Bythvreka thote prape qe ky Gabon.Dhe nje tjeter qe thote per banoret e zones se Vlores qe jane Trojane,ky Bashkim Breki shkruan,qe vlonjatet e asaj kohe donin te mbureshin dhe thoshnin kot qe jane trojane..E kuptoni kete te fundi ..cfare lloj llogjike..
 
Cfare ka qene Aristoteli perballe Vretkes, nje cope mishi me dy sy...

E di qe nuk shkon sarkazma ne kete rast, por qeshim kur s'kemi me lot.
 
Shqiptaret e shkruajne Historin me Politik..
Per kete arssye nuk dihet kush se kush eshte patrioti e kush tradhetari..
Secila qeveri me vete bjen nje histori tjeter per femijet tone..
 
Bashkim Vreken un e njoh personalisht.Ai nuk di asnje prejgjuheve,as latinisht,as Geqishten e vjeter.Ne librin e tij ai na perkthen shkrimet e shkruesve te lashte ne dy gjuhet.Kush ja ka bere?
Ai liber asht ber ne Instutin Hellenik.Bashkim V+breka vetem sa ka vene Emrin persiper.
 
Orakull, mqs e njeh personalisht mund ta kishe demaskuar ti, e ketu te na 3goje te ver8 e tij te rreme, ne vetem dyshime mund te hedhim...
 
Un kam koh qe kam ik prej Shqiperie.Kur desha disa materiale per punen time porosita prej kendej te gjitha librat e shkruajtur nga tanet per Apollonine,Durresin e cafre mund te kishte tregu.
Mbasi i Lexova jam habitur.Sidomos me Ish sekretarin e KOITETIT TE RINSE KOMUNISTE TE qytetit te Fierit,bashkim Vreka.Nuk me habiten analizat e tij,me habiten disinformcioni qe hidhte ne treg.Percudnime te autoreve te lashte,ku nuk ka ndonje gje sepse edhe sot shume studjues sidomos italiane e bejne Corap sipas intereseva ose paraideve te tyre.Demaskimikn duhet ta beje shqtypi shqiptar dhe Gazetaria shqiptare, ne te cilin nuk ash krijue akoma poli pozitiv..Duhet qe verteta shkencore mos te cenohet nga disa dordolece shqiptare te paguar.Nuk e di nes jam shpreh qarte.Ju pershembull nostra mund te shkruani per kete pune,therimja mund te shkruaj per kete pun,mirela mund te shkruaj per kete pun.Me kete pune une kuptoj shtremberimet shkencore ne drejtim te arkeologjise,gjuhesise..nga vet disa shqiptare qe na vijne nga Bota e Rethit te kuq,te vogel Ideor Komonist dhe nuk kan dal asnjehre jasht atyre kornizave ngushta.Ata vetem kane nderuar pronar.Sklleverit e mendjes nuk rrine dot pa skllavopronare e tyre.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top