Ne e duam Profetin,pertej cdo lidhje gjaku!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ne keto dite te ndjeshme ne te cilat po jetojne muslimanet e kater aneve te globit, ne keto dite ku disa mundohen te vene ne loje figuren me te larte te njerezimit dhe shume te tjere mundohen te nxjerrin ne pah personalitetin e tij te larte, para syve te mi m'u shfaqen kaq shume sekuenca te jetes se Tij, paqja e Zotit qofte mbi te. Shume njerez mund edhe te habiten se c'eshte kjo dashuri qe ka muslimani per Muhamedin a.s. Pse prekemi kaq shume? Pse merzitemi? Pse nuk qeshim dhe ne me shakate tallese?! Pse nuk e hedhim pas kraheve?! Ne fakt, pervec faktit qe ai eshte modeli me te cilin ne jetojme dhe kemi ndertuar jeten tone, eshte edhe borxhi ndaj dashurise qe ai kishte per ne besimtaret.

Si per cudi, sot mu kujtua momenti i fundit i tij; ai i ndarjes nga kjo bote. Ne castet e fundit kur meleku i vdekjes po i merrte shpirtin, trupi po i ftohej dhe mbulohej ne djerse, ai peshperiste: Ummeti im,Ummeti im!

Eca me te perlotur neper rruget e Taifit dhe te rinjte e qytetit i gjuanin me gure ne cdo pjese te trupit deri ne gjakosje. Ne kthim ai lutej vetem: “O Zot, fali keta njerez, se nuk dine se çfare po bejne”

Kur Xhibrili e pyeti nese deshiron ti denoje ai tha jo, se ndoshta nga pasardhesit e tyre do kete njerez qe do te besojne.

Sot mu kujtua gruaja e cila hidhte plehra para shtepise se tij, ja hidhte plehrat edhe mbi trupin e tij me qellim qe ai te nxehej, te bertiste dhe te humbte durimin. Por, Profeti jo vetem qe nuk reagoi, por nje dite kur gruaja nuk doli ta ofendonte ai u shqetesua. Shkoi dhe u interesua se cfare kishte ngjare me te. As nuk u gezua pse ishte e semure e as nuj u hakmorr. Perkundrazi i sherbente dhe i lutej Zotit per sherim te saj. Aq i bute dhe i sjellshem ishte aq sa gruaja u turperua nga veprimet.

Sot me shume se cdo dite tjeter, ku te humbur neper rrjedhat e jetes harrohemi kuturu,me kumboi fjalimi i tij, ai i lamtumires. Keshillat e tij qe i ngjasojne fjollave te debores te cilat zejne mire vend.

Manuali i jetes qe ne te mbrojme veten dhe tjetrin, qe ne te duhemi e te mos urrehemi, te respektojme tjetrin e te mos shkaktojme percarje.

"O njerez, frikesohuni Zotit dhe respektojeni ate, behuni te njerezishem dhe te drejte ndaj vetes dhe ndaj te tjereve.
Ruani, respektoni dhe nderoni vleren e personalitetit dhe te dinjitetit njerezor.
Njeriu eshte veper madheshtore e All-llahut dhe mjere per ate qe e perçmon nderin dhe dinjitetin e vepres se All-llahut."

Ai i cili ne hutben e fundit preku aspektet me kryesore te jetes; Bindjen ndaj prinderve, martohuni me ato qe doni dhe jetoni ne harmoni, silluni mire me bashkeshortet, mos shpifni per grate e ndershme, respektoni farefisin, mos pergojoni njeri tjetrin, silluni njerezisht me roberit, flisni te verteten e jini te drejte. Mos lejoni shejtanin t'ju coje ne humbje.

Ai i cili ne shtrat peshperiste Umeti im, na e la amanet se pavaresisht ndryshimeve apo bindjeve, muslimanet jane vellezer, cdo rrace e ngjyre eshte e barabarte dhe se me i miri nga ne matet nga devotshmeria jo paraqitja.

" Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfare perparesie, e kjo vlen edhe per te ziun ndaj te kuqit dhe per te kuqin ndaj te ziut, perveç ne devotshmeri. Te gjithe ju jeni pasardhesit e Ademit, ndersa Ademi e ka prejardhjen nga dheu."
"O muslimane kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njeri-tjetrin"

Ai, Muhamedi (a.s) qe Zoti e kishte derguar meshire per Njerezimin na la fjale te arta pas se si ta ruajme njeri tjetrin: "Kurrë mos e shkelni te drejten dhe nderin e dikujt! Mos i beni dhune vetes! Mos harroni se meshira eshte nje nder bazat e Islamit."

Ai, eshte nje Kuran qe ecen mbi toke; 1/4 e botes qe e duan, jane te permalluar te takohen me te, te jete ndermjetesi yne ne boten tjeter. Ne cdo namaz, cdo dite i lutemi Zotit per te. Ashtu sic foshnja mesohet prej prinderve si te hedhe kembet, ashtu perpiqet edhe cdo besimtar te ece mbi gjurmet e tij.
E tani mendohem edhe pyes veten mbi ata qe guxojne te ofendojne e tallen:
A mundet te vihet valle ne loje kjo Drite e cila ndricon gjokset dhe shpirtin e besimtareve?!
......
C'miresi e fat te kesh kete ndjesi brenda teje! Elhamdulilah!

Zoti na befte ndjekes te denje dhe hapte zemrat e cdo njeriu ta njohe Madheshtine e Zotit dhe figuren e Profetit Muhamed, paqja e Zotit qofte mbi te!
 
"Më ka marrë malli për vëllezërit e mi."

Të pranishmit e pyesin: "Po a nuk jemi ne vëllezërit e tu o i dërguar i Allahut?!"

Profeti a.s ua kthen:" Jo. Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz që do të vijnë më vonë, që do më besojnë, edhe pse nuk më kanë parë."

:cry:
 
(Meriton të duhet)

Ai i cili mbolli dashurinë mes gjithë njerëzimit…ai tha: “Nuk beson askush nga ju derisa të dojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete”.

(Meriton të duhet)

Ai i cili e orientoi njerëzimin në rrugën e dashurisë duke thënë: “A nuk dëshironi t’ju tregoj diçka nëpërmjet së cilës ju do të duheni? Përhapeni selamin në mes jush”.

(Meriton të duhet)

Ai që na mësoi si t’i pushtojmë zemrat dhe të gjejmë vend në to ku thotë: “Dhuroni të duheni”.

(Meriton të duhet)

Ai i cili u ul buzë varrit mes shokëve të tij, që me një shkop gërvishte tokën, i cili ngre kokën lart, keqardhja shfaqej në sytë e tij, ndërsa malli rrjedh nga buzët e tij. Shokët e tij heshtin dhe presin fjalët e tij, ndërsa ai u përshpërit: “Sa do të dëshironim të shikonim vëllezërit tanë”! shokët e tij habiten dhe njëzëri thonë: a nuk jemi ne vëllezërit e tu p i dërguar i Allahut? Kjo përgjigje nuk është kundërshtim prej tyre, jo kurrësesi. Madje nuk është as argumentim, por ajo është dëshira e çdo të dashuri që të jetë për të dashurin e tij çdo gjë. Ai për ata ishte çdo gjë, i dhuruan dashurinë dhe besnikërinë…përpjekjen dhe martirizimin…Për ta ai është gëzimi…buzëqeshja…shpirti…ajri dhe flladi. Ai për ta është më i shtrenjtë se pasuria, fëmija, të afërmit, madje më i shtrenjtë se vetvetja… a nuk jemi ne vëllezërit e tu...I pa dhe u tha: “Jo. Ju jeni shokët e mi. a e din se cilët janë vellezërit e tij? Unë, ti…të gjithë ata të cilët e besuan dhe nuk e panë. A nuk duhet të derdhim lot malli? A nuk e meriton që të mbushen zemrat me dashuri për të?

(Meriton të duhet)

Muhamedi i biri i Abdullahit paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, Profeti i Allahut, mëshira e dhuruar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top