Ndjeshmëria është një dhunti që ju bën një person të veçantë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ndjeshmëria është një dhunti që ju bën një person të veçantë, një nga shëruesit e vërtetë të kësaj bote dhe një pjesë e një tërësie shumë më të madhe. Ndjeshmëria është aftësia për të ndjerë atë që ndjejnë të tjerët, për të ecur me mijëra kilometra në këpucët e tyre dhe për të kuptuar se si arritën aty ku janë. Po aq sa kjo dhuratë është një bekim, ajo gjithashtu mund të jetë një mallkim që mund t’ju çmendë.
Dhe ashtu si me çdo dhunti tjetër, gjithçka varet nga mënyra se si e përdorim atë që do të bëjë dallimin midis një bekimi dhe një mallkimi. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është se ndjeshmëria është një aftësi e jashtëzakonshme dhe është receta për të ardhmen tonë si njerëz.
Nëse jeni një person i ndjeshëm, ta dini se nuk jeni vetëm. Ju mund të ndjeni dhimbjen e botës dhe jeni këtu për ta shëruar. Gjëja e çuditshme për të ndjeshmit është se ata kanë një grup unik karakteristikash që të tjerët nuk i posedojnë:
1. NDJESHMËRIA
Nëse dëgjoni njerëzit t’ju thonë që duhet të ‘ngurtësoheni’ sepse jeni ‘shumë të ndjeshëm’, mos i dëgjoni. Ju jeni të ndjeshëm për një arsye. Disa filma ju bëjnë të qani, lajmet në televizion nuk mund t’i duroni për shkak të gjithë atij negativiteti për shkak të dhimbjes që ju bën të ndjeni.
2. PËRTHITHJA E EMOCIONEVE TË NJERËZVE PËRRETH
Ndoshta kjo është arsyeja pse vendet e mbushura me njerëz mund të jenë të tepërta për ju. Kjo është për shkak se ju tentoni t’i përthithni emocionet e njerëzve si një sfungjer. Ju ndjeni atë që ata ndjejnë dhe ju nuk mund ta kontrolloni veten. Ndonjëherë mund të ngatërroheni edhe vetë nëse këto emocione janë tuajat ose të tyret. Njerëzit ndihen rehat kur flasin me ju sepse vërtet i kuptoni se si ndihen dhe çfarë po mendojnë. Dhe nuk është çudi.
3.TË QENIT INTROVERT
E gjithë ndjeshmëria ndaj energjive rreth jush ju bën të dëshironi të qëndroni larg nga grumbujt e njerëzve. Është thjesht sepse ju nuk keni gjithmonë energji për t’i përballuar gjithë ato emocione. Në vend të kësaj, ju tentoni të kërkoni vende më të qeta, njerëz me të cilët ju mund të lidheni ose thjesht të jeni vetëm për pak kohë. Ky qëndrim në vetmi është diçka që ju ndihmon të rimbushni dhe grumbulloni forcën tuaj për sfidën e ardhshme emocionale.
4. INTUITA E LARTË
Ndjeshmëria juaj nuk do të thotë vetëm që ju mund të ndjeni energjinë emocionale të njerë zve, kjo do të thotë që ju mund të ndjeni të gjithë energjinë rreth jush. Emocionet e njerëzve zakonisht rrezatojnë me intensitetin më të fortë. Megjithatë, aftësia juaj ju lejon të dëgjoni me të vërtetë energjinë rreth jush dhe kjo aktivizon intuitën tuaj.Ju e dalloni nëse dikush po gënjen apo po përpiqet t’ju manipulojë; ju i dalloni gjërat që intuita juaj po përpiqet t’ju tregojë dhe vetëm ju mund t’i kuptoni ato.
5. LODHJA NË MARRËDHËNIE
Kur lidheni me dikë në një nivel më të thellë, filloni të përthithni kaq shumë prej tyre saqë mund të ndiheni sikur po humbni kontaktin me identitetin tuaj. Ju papritur shihni veten duke reaguar në mënyrën se si ata duan, ndjeni gjërat që ata ndiejnë dhe kjo mund t’ju rraskapisë. Megjithatë, kjo aftësi ju lejon ta kuptoni vërtet partnerin tuaj dhe të tregoni kujdes dhe përkushtim të vërtetë ndaj tij.
6. TË QENIT MAGNET PËR NARCIZOIDËT
Ju jeni shërues të lindur dhe narcistët janë një nga njerëzit më të dëmtuar emocionalisht. Duket sikur ju jeni çifti i përsosur që do të ketë sukses së bashku në diçka shumë më të madhe ose do të dështojë mjerisht. Mos kini frikë nga nocioni se jeni të tërhequr nga narcistët. Ju keni mundësinë të dalloni manipulimin me kilometra larg dhe gjithashtu mund të bashkëlidheni thellë në natyrën e vërtetë të dikujt.
7. NATYRA ËSHTË ILAÇ
Nëse ju ofroni shërim atyre që kanë nevojë, natyra ju siguron shërim juve. Në fakt, kur sheh mënyrën se si funksiononi, ju jeni si natyra. Ju ndjeni në mënyrë të pakushtëzuar, ju jepeni pa kushte, ju kuptoni pa kushte. Kjo është arsyeja pse hiri juaj është në natyrë dhe natyra është mësuesi më i mirë. Mos harroni të vizitoni rregullisht natyrën dhe të mbillni bimë në shtëpinë tuaj. Të qenit në kontakt me natyrën do të thotë të pastroni çdo negativitet në të cilën mund të jeni zhytur dhe të mësoni mësime të cilat vetëm ju mund t’i kuptoni.
8. ZEMËR FLORIRI
Nëse të gjithë mund të emërtohen sipas karakteristikave më të forta që ata posedojnë, emri juaj do të ishte ‘Emocion’. Emocionet tuaja gjithmonë janë të sinqerta dhe të pastra; ju jepeni pa kushte dhe gjithmonë përpiqeni t’i ndihmoni njerëzit. Njerëzit do të përpiqen të përfitojnë nga zemra juaj e artë, pasi shumë mendojnë se kjo është një dobësi. Besojini intuitës dhe ndjeshmërisë tuaj! Mbrojeni veten aq sa përpiqeni të mbroni të tjerët!
9. PAAFTËSIA PËR T’I DALLUAR NDJENJAT NGA ATO TË TË TJERËVE
Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse jeni të shteruar emocionalisht. Ju filloni të përjetoni ndjenjat e të tjerëve dhe mendoni se ato janë ndjenjat tuaja. Duhet të dalloni ndjenjat tuaja nga ato të të tjerëve dhe rimerrni energji. Mos harroni të rimbusheni. Në disa raste, personat e ndjeshëm njihen edhe për pasqyrimin e emocioneve të të tjerëve. Ndjeshmëria është një tipar shumë i fuqishëm dhe të qenit i ndjeshëm është aq kërkuese sa është bukur. Asnjëherë mos u përpiqni të ndryshoni, pasi jeni shumë të vlerësuar në mesin e miqve tuaj të ngushtë dhe midis atyre që vërtet e kuptojnë rolin tuaj në këtë botë.
Le ta dinë ata se kush jeni!

Burimi: shkollaesuksesit.com
 
Jam shum e ndjeshme:):)
Kur kam qen femije qaja shum,kurse tani jo.
Per cudi qesh edhe kur jam ne grade te fundit qesh.
E kam kthyer ne mburoje te vetes,ndjeshmeria e tepert me eshte kthyer ne force :):)
Jam shum me e forte se c'dukem.
 
Ky tipar i personalitetit nuk mund të shlyhet (është edhe trashëgues), por mund të fokusohet në anët pozitive. Gjithësesi është një ‘dhuratë’ ta shohësh dhe ta ndjesh botën dhe rrethanat në mënyrë krejt ndryshe nga të tjerët.
 
NDJESHMËRIA
Nëse dëgjoni njerëzit t’ju thonë që duhet të ‘ngurtësoheni’ sepse jeni ‘shumë të ndjeshëm’, mos i dëgjoni. Ju jeni të ndjeshëm për një arsye. Disa filma ju bëjnë të qani, lajmet në televizion nuk mund t’i duroni për shkak të gjithë atij negativiteti për shkak të dhimbjes që ju bën të ndjeni

po shpesh ma kane thene qe duhet te jem me e ftohte, por une se shoh si mundesi zgjedhje sesa si pjese karakteri.
une kjo jam , dhe nese ky quhet difekt ...une e dua edhe kte difekt
 
Ray me ka pas than gjithmon "o ndrysho o kjo miresia qe ke brenda vetes do te vrasi para kohe po nuk e bere vet ti. Njerzit sjan te gjith si ty. Do te perdorin dhe do te manipulojne sepse je teper e ndjeshme. Kontrollo emocionet"
Sepse ndjeshmeri+impulsivitet = nje bomb qe mund te plasi ne cdo moment
5 minuta me para me kishte sekuestruar telefonin
5 minuta me pas dola dhe me shkelm shkula deren
Pas 5 minuta te tjera jam kthy me akullore per gjith klasen sepse kishin harruar te mbyllnin me kyc distributorin ??‍♀️

Te jesh e ndjeshme shpesh here mund te duket si denim por smund mos te jesh e till.

Por pervec natyres, ndjej relax ne museum. Aty me rrjedhin lotet pa frena dhe sdua te degjoj as gjysem fjale nga askush... sikur pikturat me flasin... sikur hy ne kontakt me cfare ka dash te tranzmetoi autori.
 
Ndjeshmëria është një dhunti që ju bën një person të veçantë, një nga shëruesit e vërtetë të kësaj bote dhe një pjesë e një tërësie shumë më të madhe. Ndjeshmëria është aftësia për të ndjerë atë që ndjejnë të tjerët, për të ecur me mijëra kilometra në këpucët e tyre dhe për të kuptuar se si arritën aty ku janë. Po aq sa kjo dhuratë është një bekim, ajo gjithashtu mund të jetë një mallkim që mund t’ju çmendë.
Dhe ashtu si me çdo dhunti tjetër, gjithçka varet nga mënyra se si e përdorim atë që do të bëjë dallimin midis një bekimi dhe një mallkimi. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është se ndjeshmëria është një aftësi e jashtëzakonshme dhe është receta për të ardhmen tonë si njerëz.
Nëse jeni një person i ndjeshëm, ta dini se nuk jeni vetëm. Ju mund të ndjeni dhimbjen e botës dhe jeni këtu për ta shëruar. Gjëja e çuditshme për të ndjeshmit është se ata kanë një grup unik karakteristikash që të tjerët nuk i posedojnë:
1. NDJESHMËRIA
Nëse dëgjoni njerëzit t’ju thonë që duhet të ‘ngurtësoheni’ sepse jeni ‘shumë të ndjeshëm’, mos i dëgjoni. Ju jeni të ndjeshëm për një arsye. Disa filma ju bëjnë të qani, lajmet në televizion nuk mund t’i duroni për shkak të gjithë atij negativiteti për shkak të dhimbjes që ju bën të ndjeni.
2. PËRTHITHJA E EMOCIONEVE TË NJERËZVE PËRRETH
Ndoshta kjo është arsyeja pse vendet e mbushura me njerëz mund të jenë të tepërta për ju. Kjo është për shkak se ju tentoni t’i përthithni emocionet e njerëzve si një sfungjer. Ju ndjeni atë që ata ndjejnë dhe ju nuk mund ta kontrolloni veten. Ndonjëherë mund të ngatërroheni edhe vetë nëse këto emocione janë tuajat ose të tyret. Njerëzit ndihen rehat kur flasin me ju sepse vërtet i kuptoni se si ndihen dhe çfarë po mendojnë. Dhe nuk është çudi.
3.TË QENIT INTROVERT
E gjithë ndjeshmëria ndaj energjive rreth jush ju bën të dëshironi të qëndroni larg nga grumbujt e njerëzve. Është thjesht sepse ju nuk keni gjithmonë energji për t’i përballuar gjithë ato emocione. Në vend të kësaj, ju tentoni të kërkoni vende më të qeta, njerëz me të cilët ju mund të lidheni ose thjesht të jeni vetëm për pak kohë. Ky qëndrim në vetmi është diçka që ju ndihmon të rimbushni dhe grumbulloni forcën tuaj për sfidën e ardhshme emocionale.
4. INTUITA E LARTË
Ndjeshmëria juaj nuk do të thotë vetëm që ju mund të ndjeni energjinë emocionale të njerë zve, kjo do të thotë që ju mund të ndjeni të gjithë energjinë rreth jush. Emocionet e njerëzve zakonisht rrezatojnë me intensitetin më të fortë. Megjithatë, aftësia juaj ju lejon të dëgjoni me të vërtetë energjinë rreth jush dhe kjo aktivizon intuitën tuaj.Ju e dalloni nëse dikush po gënjen apo po përpiqet t’ju manipulojë; ju i dalloni gjërat që intuita juaj po përpiqet t’ju tregojë dhe vetëm ju mund t’i kuptoni ato.
5. LODHJA NË MARRËDHËNIE
Kur lidheni me dikë në një nivel më të thellë, filloni të përthithni kaq shumë prej tyre saqë mund të ndiheni sikur po humbni kontaktin me identitetin tuaj. Ju papritur shihni veten duke reaguar në mënyrën se si ata duan, ndjeni gjërat që ata ndiejnë dhe kjo mund t’ju rraskapisë. Megjithatë, kjo aftësi ju lejon ta kuptoni vërtet partnerin tuaj dhe të tregoni kujdes dhe përkushtim të vërtetë ndaj tij.
6. TË QENIT MAGNET PËR NARCIZOIDËT
Ju jeni shërues të lindur dhe narcistët janë një nga njerëzit më të dëmtuar emocionalisht. Duket sikur ju jeni çifti i përsosur që do të ketë sukses së bashku në diçka shumë më të madhe ose do të dështojë mjerisht. Mos kini frikë nga nocioni se jeni të tërhequr nga narcistët. Ju keni mundësinë të dalloni manipulimin me kilometra larg dhe gjithashtu mund të bashkëlidheni thellë në natyrën e vërtetë të dikujt.
7. NATYRA ËSHTË ILAÇ
Nëse ju ofroni shërim atyre që kanë nevojë, natyra ju siguron shërim juve. Në fakt, kur sheh mënyrën se si funksiononi, ju jeni si natyra. Ju ndjeni në mënyrë të pakushtëzuar, ju jepeni pa kushte, ju kuptoni pa kushte. Kjo është arsyeja pse hiri juaj është në natyrë dhe natyra është mësuesi më i mirë. Mos harroni të vizitoni rregullisht natyrën dhe të mbillni bimë në shtëpinë tuaj. Të qenit në kontakt me natyrën do të thotë të pastroni çdo negativitet në të cilën mund të jeni zhytur dhe të mësoni mësime të cilat vetëm ju mund t’i kuptoni.
8. ZEMËR FLORIRI
Nëse të gjithë mund të emërtohen sipas karakteristikave më të forta që ata posedojnë, emri juaj do të ishte ‘Emocion’. Emocionet tuaja gjithmonë janë të sinqerta dhe të pastra; ju jepeni pa kushte dhe gjithmonë përpiqeni t’i ndihmoni njerëzit. Njerëzit do të përpiqen të përfitojnë nga zemra juaj e artë, pasi shumë mendojnë se kjo është një dobësi. Besojini intuitës dhe ndjeshmërisë tuaj! Mbrojeni veten aq sa përpiqeni të mbroni të tjerët!
9. PAAFTËSIA PËR T’I DALLUAR NDJENJAT NGA ATO TË TË TJERËVE
Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse jeni të shteruar emocionalisht. Ju filloni të përjetoni ndjenjat e të tjerëve dhe mendoni se ato janë ndjenjat tuaja. Duhet të dalloni ndjenjat tuaja nga ato të të tjerëve dhe rimerrni energji. Mos harroni të rimbusheni. Në disa raste, personat e ndjeshëm njihen edhe për pasqyrimin e emocioneve të të tjerëve. Ndjeshmëria është një tipar shumë i fuqishëm dhe të qenit i ndjeshëm është aq kërkuese sa është bukur. Asnjëherë mos u përpiqni të ndryshoni, pasi jeni shumë të vlerësuar në mesin e miqve tuaj të ngushtë dhe midis atyre që vërtet e kuptojnë rolin tuaj në këtë botë.
Le ta dinë ata se kush jeni!

Burimi: shkollaesuksesit.com
Me paska shpetuar kjo tema .Ndieshmeria eshte e lindur,dhe personat qe e posedojn jan personat solar .Por qe me kalimin e kohes jeta te meson ta fshehesh dhe te mos e shfaqesh shume qe te tjeret te mos e marrin per dobsi ...une ne kete rast jam ende duke mesuar qe te mos e shfaq shume por qe perseri dal ne origjine ❤
 
Nese qan padashje duke pare seriale turke.. Quhet??
Po si nuk quhet. ahahhahaha
Quhet e kur shef noj film romatik ,e qan si idiote me peripecit e tyre,ose kur njeri vdes ne fund,aty thua me vete: c`dreqin desha qe e pash kete film?! ahhahahahahahahahahah.
 
ndjeshmeria defekti me i madh te 1 njeri

Eshte virtyti me i madh qe njeriu mund te posedoje... Problemi qendron te shoqeria, te kohet e keqia qe po kalojme, ku ai i ndjeshmi, i turpshmi, i dhimbshmi, tallet dhe nencmohet.
 
jam dakort me te gjitha qe thu....por ne ditet e sotme zduhet me tu rrujt per njeri....sa me i akullt aq me mire
 
Un nuk duhet ta rruj
Ti nuk duhet ta rrush
Ai ajo nuk duhet ta rruj fare
Ne nuk duhet ta rrujm
Ju nuk duhet ta rruni
Ato ata nuk duhet ta rrujn fare

Ateher kot qe jetojme ??
 
Un nuk duhet ta rruj
Ti nuk duhet ta rrush
Ai ajo nuk duhet ta rruj fare
Ne nuk duhet ta rrujm
Ju nuk duhet ta rruni
Ato ata nuk duhet ta rrujn fare

Ateher kot qe jetojme ??
???
Komshije a e lem pyll ? ( forumi ma nxorri pjeshke jallah ?‍♀️?‍♀️ )
Fundja kohe bore se mos do na i shoh kush shalet .
Ky qe kemi ne shpi na pranon dhe me leshra ????
 
Un sot shyqyr qe hoqa mustaqet ti thu... ???
Se mos me shikon njeri nga maska thuj lol
Por u kujtova se nje dark, mora ne preher cunin dhe mtha: mami duhet te depilosh qimet te buzet

Wtf ku e msoj dhe ky ??‍♀️
 
Lule delikate jam, pavaresisht se nga jashte nuk e jap kte pershtypje ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top