Champions-Europa League

Hidhet shorti i fazës së 1/8-ave të Champions League​




hidhet-shorti-i-champions-league-600x338.jpg


Bayern München, kampion në fuqi i Champions League, do të përballet me Lazio-n në fazën e 1/8-ave të kompeticionit për sezonin 2020-2021. Shorti i hedhur këtë të hënë nga UEFA, vuri gjithashtu përballë Atletico Madrid me Chelsea-n, ndërsa Liverpool gjeti surprizën gjermane, Leipzig.
Juventus ka një sfidë relativisht të lehtë, pasi gjen Porto-n, Barcelona gjeti francezët e Paris SG, ndërsa Real Madrid do të ndeshet me Atalanta-n. Sevilla – Borussia Dortmund përmbyll 8 sfidat e kesaj faze.EpMc4q5XMAEXkJ5-2.jpg

Sfidat e fazës së 1/8-ave​

Mendoj qe si skuadra do dalin kto
Borussia Mönchengladbach – Manchester City
Lazio – Bayern München
Atletico Madrid
– Chelsea
RB Leipzig – Liverpool
Porto – Juventus
Barcelona – Paris SG
Sevilla
– Borussia Dortmund
Atalanta – Real Madrid

Nuk besoj qe do jet noj skuader surprize e ketij viti por dhe leipzig deri diku mund te jet .
 

Attachments

  • hidhet-shorti-i-champions-league-600x338.jpg
    hidhet-shorti-i-champions-league-600x338.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0
  • hidhet-shorti-i-champions-league-600x338.jpg
    hidhet-shorti-i-champions-league-600x338.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0

PSG-ja “shkërmoq” Barcelonën në aktin e parë, Mbape bën “ligjin” dhe mposht i vetëm katalanasit

PSG-ja ka triumfuar me shifrat e thella 4-1 ndaj Barcelonës, në “Cam Nou” në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Parisienët hedhin kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Padyshim heroi i ndeshjes ishte Kilië Mbape, i cili realizoi tripletë golash.

mbaoe.jpg

Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Leo Mesin, që ktheu në gol një penallti të fituar nga De Jong në minutën e 26’, por ky avantazh zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 32’, Mbape vendosi baraspeshën.

Ishte përsëri sulmuesi francez, i cili në minutën e 65’ përmbysi rezultatin, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë. Ken realizoi të tretin për skuadrën e Poçetinos në minutën e 70’, teksa për të vulosur gjithçka mendoi përsëri Mbape, i cili shënoi edhe të 4-in për francezët, ndërsa të tretin personal.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Francë më 10 mars, në “Parc de Princes”.

FT| Barcelona-PSG 1-4

Mesi 26’/ Mbape 32′, 65′, 85′, Ken 70′


Liverpuli harron kampionatin dhe kënaqet në Ligën e Kampioneve, Lajpcigu bën “bamirësi” ndaj të kuqve

Mbyllet ndeshja e1/8-ave të Ligës së Kampioneve, Lajpcig-Liverpul, e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Skuadra e Jurgen Klop fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0-2 ndaj gjermanëve të Lajpcigut. Mohamed Salah dhe Sadio Mane vulosën triumfin e pastër të të kuqve. Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë iua dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Lajpcigut, të cilët gabuan në markimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave. b38e6edd23ac962445b7a5909e896174o2.jpg

Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmanit mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të rregullonte shënjestrën para portierit Alison.


Me fitoren e sotme, Liverpuli është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpul-Lajpcig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”.

FT| LAJPCIG-LIVERPUL 0-2
Golashënuesit:
M.Salah 53′, S.Mane 58′

panoramasport.al
 
Mbrojtja e Barcelones shume e dobet, por edhe mesfusha me kalin e kput Busquets dukej shume e lodhur per te shkaterru sulmet e Parisit qe duhet thene ishin shume lart. Mbape ishte i papermbajtcem.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ah sa lezet kishit bashke ?,qe te raft nje pike ty Cr7 qe ma le kokfshesen time vetem ?
 
●21:00>Porto -Juventus

●21:00>Sevilla - Borusia Dortmund


Mendimi im . Barazim juventus . Fitore sevilla
 
Juve t'veshtir e ka por do bohet qen Ronaldo kunder portos mbase kjo e penalizo.
Kurse Sevilla i ka te tre rezultatet.
 
Normal dihet ajo pune nuk eshte habi te dalin 1 porto 2 borusia mbase kjo be dyta ka për te pas mo futboll te bukur them.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top