Ndërruan jetë 13 foshnje ...

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Ndërruan jetë 13 foshnje në një spital në Turqi




Ndërruan jetë 13 foshnje në një maternitet në Izmir në pjesën perëndimore të Turqisë për vetëm 24 orë, lajmëruan sot mediumet turke.

Shefi i shërbimit shëndetësor në Izmir, duke konfirmuar vdekjen e 13 foshnjeve, theksoi se në rrjedhë është hetimi për arsyet për vdekjen e foshnjeve.

Rezultatet e para nga hetimi duhet të publikohen sot. Mediumet bëjnë të ditur për sëmundje ngjitëse si arsye më e sigurtë për vdekjen e foshnjeve, të cilat të gjitha kanë lindur para kohe, ndërsa kanë ndërruar jetë gjatë fundjavës në njërin prej spitaleve kryesorë në qytetin e tretë turk për nga madhësia.

Ky është rasti i dytë i vdekjes masovike të foshnjeve muajve të fundit në Turqi. Në korrik të këtij viti në një maternitet në Ankara kanë humbur jetën 27 foshnje. Mjekët si arsye për vdekjen identifikuan faktorë të ndryshëm, si infektimin, problemet me zemrën dhe komplikimet gjatë lindjes, ndërsa një sindikatë akuzoi për kushte të këqija higjienike. /Makfaks/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top