Nderron jete Muhammad Ali

Lauri

Anunnak
Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Vdekja e tij u konfirmua të shtunën, një ditë pasi u pranua në një spital në Feniks, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të arriturat e tij të jashtëzakonshme gjatë karrierës në boks, aftësia e paprecedent për shou dhe ndonjëherë qëndrimet kundërthënëse, e bëjnë Muhamad Aliun, njërin prej personaliteteve më të njohura të shekullit XX.

Ai ishte boksieri i parë që titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë e fitoi tri herë.

Por, boksieri amerikan, Muhamed Ali, u shndërrua në diçka më tepër se sportist interesant dhe i suksesshëm. Ai është shprehur fuqishëm kundër racizmit në vitet ‘60, dhe për luftën në Vietnam.

Gjatë periudhës sa ishte kampion në ring dhe pas saj, boksieri amerikan, Muhamed Ali, është takuar me shumë liderë botërorë, meqë konsiderohej personi më i njohur në gjithë botën, madje edhe në fshatrat e panjohura shumë larg nga Shtetet e Bashkuara.

Afro tre vjet pasi u tërhoq nga boksi, në vitin 1981, ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.

“Një pjesë imja u largua, pjesa më e madhe”, tha nëpërmjet rrjetit Twitter, George Foreman, ish-kampion botëror në kategorinë e rëndë dhe njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Aliut në ring.

Pas takimit me boksierin George Foreman, në Kinshasa të Kongos, më 30 tetor të vitit 1974, Muhamed Ali, pati thënë:

“Ju kam thënë se unë ende jam më i madhi i të gjitha kohërave. Kurrë më mos thoni se dikush do të fitojë kundër meje. Kurrë më mos më bëni humbës, derisa t’i mbushi 50 vjet”.

Ish-kampioni i boksit, Roy Jones i Riu, që u rrit në periudhën kur Muhammad Aliu ishte boksieri më i mirë, po ashtu, ka shkruar në Twitter: “Zemra ime është thellë e pikëlluar, por njëherësh jam mirënjohës dhe i liruar që më i madhi tash po pushon në paqen më të madhe”.

Shprehjen më i madhi e përdorte vetë kampioni legjendar, Muhammad Ali.

“Tash mos të flasë askush! Kujdes, ju thashë se të gjithë kritikët e mi, ju thashë të gjithë, se unë jam më i madhi i të gjitha kohërave”, kishte deklaruar Muhammad Ali, pas takimit në Kinshasa.

Boksieri Ali ishte legjendë e vërtetë e sportit, pasi kishte fituar në 56 duele, prej tyre 37 me nokaut, ndërsa i kishte pësuar vetëm 5 humbje.

I lindur në Luizville të Kentakit në Shtetet e Bashkuara, me emrin Cassius Marcellus Clay i Riu, ai e ndërroi emrin në vitin 1964, në Muhammad Ali, me ç’rast u konvertua në fenë islame.

Ndryshimin e emrit e shpjegoi me faktin se Cassius Clay ishte emri që pronari i bardhë ua jepte skllevërve, prandaj ai ka dëshiruar ta zgjedhë “një emër shumë të bukur afrikan”.

Ai u shndërrua në simbol të çlirimit të zezakëve dhe të drejtave civile, pasi refuzoi të shërbente në ushtrinë amerikane gjatë luftës në Vietnam, për arsye religjioze. Aktivizimi i tij kundër luftës ndikoi në ndërprerjen e karrierës së tij sportive në kohën kur ai ishte më i miri.

Derisa ishte tejet i dashur për shumë vetë, arroganca dhe komentet shoqërore, e shndërruan atë, po ashtu, në sytë e disave si person ofendues.

Njeriu që shkëlqente në ring, dalëngadalë ishte mundur nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ndikoi që ai të dridhej dhe ta humbte zërin.

Paraqitja e tij e fundit publike ishte në muajin prill të këtij viti në ceremoninë “Celebrity Fight Night” në Arizona, që është një aktivitet humanitar, nga i cili përfitojnë ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
Përgatiti: Fatmir Bujupi
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Zoti e meshirofte. Ka qene dhe do mbetet legjende e boksit. Une nuk jam ndonje fans i boksit por sa here qe doja t'shiqoj dicka nga boksi ne youtube, shiqoja Muhammed Ali :(
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Une nuk kam ndjekur ndonje prej ndeshjeve te tij te boksit, por sigurisht kam lexuar rreth tij dhe shpesh disa video, intervista dhe shprehje te ndryshme te tij me kane sherbyer si motivim. E ka merituar vertete te quhet 'The Greatest', per luftrat e tij ne ring por dhe jashte ringut. Na duhen me shume njerez guximtar, te dhembshur dhe qe luftojne per drejtesi si ai, ne bote. Rest in Peace!
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Disa nga thëniet e famshme të legjendës së boksit Muhamet Ali, i cili vdiq të premten në moshën 74-vjeçare:

-ثshtë e vështirë të jesh i thjeshtë kur je kaq i madh sa ç’jam unë.

-Të mburresh domethënë të thuash diçka dhe nuk e bën dot. Unë e bëj atë që them.

-Nëse mendja ime e imagjinon dhe zemra e beson, atëherë unë jam në gjendje ta realizoj.

-Njeriu që nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë.

-ثshtë gabim të urresh dikë për shkak të ngjyrës. Nuk ka rëndësi se cilën ngjyrë urren. Thjesht është gabim.

-Jetoje çdo ditë sikur të ishte dita jote e fundit, sepse një ditë do ta kuptosh që ke patur të drejtë.

-E urreja çdo minutë që bëja stërvitje, por i thosha vetes: “Mos hiq dorë. Vuaj tani dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion”

-Një njeri 50 vjeç që e shikon botën njësoj si atëherë kur ishte 20, ka harxhuar 30 vjet të jetës së tij.
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Keti mund ti thuash boksier qe ju the hundet te tjerve, por jo filozof..;)
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Une nuk kam ndjekur ndonje prej ndeshjeve te tij te boksit, por sigurisht kam lexuar rreth tij dhe shpesh disa video, intervista dhe shprehje te ndryshme te tij me kane sherbyer si motivim. E ka merituar vertete te quhet 'The Greatest', per luftrat e tij ne ring por dhe jashte ringut. Na duhen me shume njerez guximtar, te dhembshur dhe qe luftojne per drejtesi si ai, ne bote. Rest in Peace!

Intervistat e tij me terme raciale?..:)

Lavdi Ali. HEIL HITLER
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Ka humbur bota nje legjende
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Hahahaha e bukur kjo batuta :)

Qe mos te vdes injorant ti qe e kuptove ma shpjegon pak ?
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Qe mos te vdes injorant ti qe e kuptove ma shpjegon pak ?

M.ali eshte legjende... po legjende kemi edhe antar ketu.. antar qe thot kam ban..pra legjende m.ali..legjendes ju vu ban.....
:))))
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

A ok kuptova flm
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Intervistat e tij me terme raciale?..:)

Lavdi Ali. HEIL HITLER

Se di, si kam pare kto qe thua ti. Kam pare intervistat/videot motivuese dhe zbavitese. :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Respekt Mbreti i grushteve.

Pushofsh ne paqe.
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Përveç boksit e mençurisë, nuk i ka munguarë as guximi t'i
kundërvihet së padrejtës, por fati i ka prij dhe ka mbetur pa pasoja....
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Meqenese s'kemi nje teme per Te, them ta perdorim kete teme dhe per te sjelle thenie apo vidio te tij.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kjo eshte epike

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Kjo eshte epike

Edhe une theme qe kjo interviste eshte epike (ne sens negativ). Nje person si Ali i nje race te zeze qe e ndjen veten viktime e racizmit, eshte kunder perzierjes se rracave. Atehere eshte vete racist.
Ata qe aktualisht jane kunder dyndjeve te emigracionit masiv drejte Europes, quhen racist, por qenken ne nje linje me filozofine e M-Ali.
A mund te me shpjegoni ju lutem cdo thote racizem?

[video=youtube;RKV4xxmV-Sc]https://www.youtube.com/watch?v=RKV4xxmV-Sc[/video]
 
Besoj se është shumë temë e gjërë kjo, dhe të flitet këtu shkon shumë larg....

Nuk është racizëm ta duash veten, por të urresh të tjerët
dhe t'ia mohosh të drejat humane dhe diskrimionosh për atë se si janë.
 
Kur nuk arrini te kuptoni kontradicionin qe keni ne nje postim te vetem, si do vazhdojme me gjate?

Te duash veten e te mos e perziesh rracen do thote qe secila kafsh apo shpend te rrije ne abitatin e vet ashtu si i fali Allahu. Kjo eshte filozofia e M-Ali qe edhe ju po mbroni, sepse eshte mysliman se po te mos ishte mysliman pa dyshim do ta quanit rracist.!!!
Nga ana tjeter jeni pro pranimit te refugjateve te te gjitha ngjyrave ne vendet perendimore, edhe kjo vetem se jane refugjat mysliman.
Por nuk doni ta kuptoni kontraditen kur futet ne teme personazhi i nje besmi te caktuar-islami ne fjale
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Kur nuk arrini te kuptoni kontradicionin qe keni ne nje postim te vetem, si do vazhdojme me gjate?

Te duash veten e te mos e perziesh rracen do thote qe secila kafsh apo shpend te rrije ne abitatin e vet ashti si i fali Allahu. Kjo eshte filozofia e M-Ali qe edhe ju po mbroni, sepse eshte mysliman se po te mos ishte mysliman pa dyshim do ta quanit rracist.!!!
Nga ana tjeter jeni pro pranimit te refugjateve te te gjitha ngjyrave ne vendet perendimore, edhe kjo vetem se jane refugjat mysliman.
Por nuk doni ta kuptoni kontraditen kur futet ne teme personazhi i nje besmi te caktuar-islami ne fjale

Mos u mundo problemet e të kuptuarit t'ia hudhës
të tjerëve. Mësoje së pari vetë.

Zotëria në video e ka lotësisht të drejtë.

Racizëm psh është ajo çfarë të bardhët i bënë
indianëve të amerikës.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

hahah fillove ti me vido-dokumentar me ore te tera..
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

hahah fillove ti me vido-dokumentar me ore te tera..

Po ti se din të vërtetën, ke nevojë të ulesh në bankë përsëri.
Në fakt ti mohon të vërtetën.

Apo ndoshta të djeg sepse njerëzit e tu e kanë bërë....
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Mos humb kohe me te ricky, thjesht me te papjekur qe skane kulture te te biseduarit dhe kercejne nga dega ne dege (Darwini style lool).
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Lerini njeriun te prehet ne paqe!
Zoti i befte drite e meshire!
Mos tejkaloni ne biseda e kundra biseda qe s"kane kuptim!
Flm!
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Cfare thane disa lider per Muhamed Ali:

Muhammad Ali tronditi botën. Dhe bota është më e mirë prej tij. Ne të gjithë jemi më të mirë nga kjo”, tha presidenti Obama në një deklaratë. “Mishel dhe unë i dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes dhe lutemi që luftëtari më i madh prej të gjithëve të prehet më në fund në paqe”.

Ish-presidenti Bill Clinto
n shkroi mes të tjerash: “Ne e pamë atë të rritej nga vetëbesimi rinor dhe suksesi drejt një burrërimi plot me besim fetar dhe politik që e bënë atë të merrte vendime të vështira e të jetonte me pasojat. Përgjatë rrugës e pamë kurajoz në ring, duke frymëzuar të rinjtë dhe të dhembshur ndaj atyre në nevojë, të fortë dhe me humor edhe kur mbante peshën e sëmundjes”.

Kryeministri David Cameron shkroi: Muhammad Ali nuk ishte vetëm kampion në ring – ai ishte kampion i të drejtave civile dhe një model për kaq shumë njerëz.

Sportisti i NBA, Kareem Abdul-Jabbar
shkroi në Facebook, natën e vdekjes: Sot ne ulim kokat për humbjen e një njeriu që bëri aq shumë për Amerikën. Nesër ne do të ngremë kokën sërish për të kujtuar trimërinë e tij, guximin. Sakrificat e tij për hir të komunitetit dhe vendit jetojnë në pjesën më të mirë të secilit prej nesh”.

Paul McCartney, një nga të paktët që mund të krahasohet në popullaritet me Ali, shkroi në një postim: E doja atë njeri… përveç se ishte boksieri më i madh, ai ishte i bukur, një njeri i butë dhe me një sens humori madhështor”.

Në kujtimet e publikuara në vitin 2014, “Shpirti i një fluture: reflektime mbi udhëtimin e jetës” – një bashkëpunim me vajzën e tij Hana Yasmeen Ali, Ali i përgjigjet pyetjes sesi do të donte që ta kujtonin pas vdekjes:

“Do të doja të më kujtonin si njeriu që fitoi titullin e peshave të rënda tre herë, që ishte me humor dhe që i trajtoi ndershmërisht të gjithë. Si një njeri që nuk i ka nga poshtë-lart ata që e shikonin nga lart poshtë, dhe që ndihmoi sa më shumë njerëz që mundi. Si një njeri që qëndroi fort për besimet e tij pavarësisht pasojave. Si një njeri që u përpoq të bashkonte të gjithë njerëzit rreth besimit dhe dashurisë. Dhe nëse e gjitha kjo është shumë, atëherë ma merr mendja se do të vendos të më kujtojnë si një boksier të madh që u bë lider dhe kampion i popullit të vet. Dhe nuk do më mbetej qejfi nëse gjindja do të harronte sa i bukur kam qenë”.
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

FB_IMG_1465192213323.jpg

Allahu e past shperblyer me xhenet
 
Titulli: Nderron jete Muhammad Ali

Nje organizim i mbajtur ne perkujtim te ‪‎Muhammad‬ ‪‎Alis, ‬ fillon me recitim te ‪‎Kuranit‬ dhe tekbire i transmetuar ne ‪CNN‬:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Dhe fjalimi i Rabbinit te mbajtur po ne ate organizim:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top